VIDEO/ Arrestimi i Veliajt, Rama: E morën nga puna dhe e mbyllën pa gjyq në qeli, bufi i kënetës dhe mangallët e partiçkave u ekzaltuan

11 Shkurt 2025, 09:01Politika TEMA
VIDEO/ Arrestimi i Veliajt, Rama: E morën nga puna dhe e mbyllën pa

Kryeministri Edi Rama ka reaguar për herë të parë në lidhje me arrestimin e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj.

Përmes një komunikimi me ndjekësit në rrjetet sociale, Rama u shpreh se Veliaj është marrë pa gjyq nga zyra dhe drejtësia ka lënë një kryeqytet të tërë pa kokën drejtuese.

Rama ironizoi opozitën duke u shrehur se u ekzaltuan nga arrestimi i Erion Veliajt dhe u turrën për të kërkuar dorëheqjen e tij.

“U ekzaltuan nga arrestimi i Erionit dhe u turrën për të kërkuar dorëheqjen time. Madje jo vetëm oxhaku i vjetër e blozë i partisë së bufit të kënetës, por edhe mangallët e partiçkave, u përdezën nga era e mishit me gjak që të vijnë këtu të kërkojnë dorëheqjen time se u bë deti kos tani. Këtu janë punët e tyre dhe s’kanë lidhje me punën time.

Marrja e kryetarit të bashkisë së Tiranës nga puna për ta mbyllur pa gjyq në qeli, duke lënë një qytet të tërë pa kokën që e kanë vënë, është një ngjarje e madhe. Lajmi që kam për ju sot është se nuk do ti mbaj më për vete opinionet e mia kur ta shoh të arsyeshme për ti ndarë me publikun.

Rastin e Erionit unë e kam ndjekur për një sërë arsyesh, por ajo që më ka shqetësuar shumë seriozisht dhe më ka nxitur që të bëhem shumë i vëmendshëm në ndjekjen e këtij rasti ka qenë intimidimi i disa personave të marrë në pyetje njerëz të artit dhe kulturës që u gjendën krejt pafajësisht në situate të denja për letërsinë e Franc Kafkës.

Por nuk dua të hyj në detaje… do mundohemi të krijojmë një opinion të konsoliduar për aktakuzën për të cilën gjykatësi ka firmosur tja heqë kokën nga shpatullat bashkisë së Tiranës. Duke e lënë praktikisht pa drejtim një kryeqytet me 1001 punë në ditë pa gjyq. Këtu bëhet fjalë për një proces hetimor të çuditshëm. Shumë të çuditshëm… nisur nga një novelë me pafundësi fletësh nga një novelë anonime, dorëzuar në shkurtin e kaluar në SPAK që ka pjellë një roman nja 400 faqe. Autorët e veshur me pushtetin e drejtësisë prokurori e gjykatësi bashkë kanë arritur në pikën që edhe një nënë fëmje 6 vjeç ta dënojnë me arrest shtëpie pasi babain e kanë çuar në paraburgim. Pyetja që lind është jo vetëm kush e çon dhe merr fëmijën nga shkolla por kush dhe si I jep këtij fëmije për të ngrënë e kështu me radhë…

Teoria që  ka njerëz është një teori e gjitha për tu diskutuar, por s’dua të zgjatem por vetëm ky fakt, se kemi pasur dhe raste të tjera që një nëne më fëmijë I është privuar liria ndërkohë që ndiqet në gjendje të lirë dhe jo me fëmijë 6 vjeç. Kemi pasur dhe raste të tjera për 1001 arsye që janë trajtuar ndryshe. Mungesa e këtij uniformiteti dhe fakti që merren dhe trajtohen si kriminelët e kriminelëve kryetari I bashkisë dhe e shoqja dhe fëmija 6 vjeç në mes është e një peshe e atillë që nuk duhet folur asnjë fjalë më shumë sot pa kuptuar më parë se cilat janë krimet që pretendohet se janë zbuluar për ta lënë Tiranën pa kryetar bashkie pa gjyq”,- u shpreh Rama.

23 Komente

  1. A
    Av d rexhepaj

    Mjer ky vend qe opozitën e ka në dorë një kriminel .eshte fat për ketë vend qe të ka ty dhe djem te guximshëm si velia Saimur Tahiri te cilët kafsha dhe llumi qe e mbështet duan ti bëjnë kok turku . Fati juaj qe i keni në kurriz këta mjeran dhe kriminel Por cfardo qe te bëjnë diellin me shosh nuk e mbulojnë dot tirana dhe Shqipëria shkëlqejnë si asnjë her tjeter

    Përgjigjjuni
    1. T
      Teodor

      Cfare thua o njeri.....se ata jane brenda eshte faji I qoftelargut Sali? Mos lini nam. Faji eshte se tundimi per pasuri ne moshe te re eshte I madh...shpia, femijet etj etj...ndaj bota nuk I vendos 23 vjecare ne drejtim.

      Përgjigjjuni
      1. k
        k

        Jeni te gjithē hajdutē tē korruptuar dhe lacatriçe e parave tē krimit. Por ti nuk ke pare gjē natyrisht, se ishe i zēnē duke numruar turistēt. Jeni te gjithē per Gijotinē se vidhni dhe nuk ju ben përshtypje . Kur ju arrestojne e quani padrejtesi. Ti , like fshari, non grata shpellari, bashkë me bashkepuntoret tuaj.

        Përgjigjjuni
        1. E
          Edi

          Ik leshije kete qeveri more shkerdhat burre, ke 12 vjet e felliqsirat e berishes jan akoma ne drejtesi, ata vjedhen dogjen shqiprin, vrane ne bulevard, vrane gazetare e juriste dhe nuk ju hin therra ne kembe, si olsi dado ka shume ose coje ne hale keto mbeturina ose ik ne te ……. O edi rama

          Përgjigjjuni
          1. T
            Tori

            O njerz behuni normal ne gjykim dhe mos degjoni perralla!! Erjoni esht nje hajdut, ka drejtuar ne organizat kriminale si 5D dhe me gjere! Ka kryer devijim te VOTAVE ne Tirane duke kryer pagesa, KA BERE KRIM ELEKTORAL!!! Ca e moren nga puna ate legen, ai ska lidhje me punen por duhet thene e moren duke i lene pazaret ne mes!

            Përgjigjjuni
          2. x
            x-files

            pse budalla eshte putini, qe ua qi para e mbrapa tradhetareve te rusise. i fluturon nga kati i 10-te te gjithe ata qe perpiqen te vene shkopinj

            Përgjigjjuni
            1. R
              Rilindja e vertete

              Si more le nje baxhelle si Balluku te perndjeke asetin me te cmuar te partise, me letra anonime, mor kokloqe? O trap qe te ka dale jashte kontrolli partia. O budalla. Po c'vota te jep dashnorja e kriminele, qe ta nxjerresh ne terren, nuk incentivon askend pervec Noc Rrokut, poshte pantallonave? Turp dhe merr masa te mbledhesh partine, se po vijne dite te keqija.

              Përgjigjjuni
              1. A
                Antuan

                Tirana eshte ber e pa banueshme me beton e kulla ne cdo cep. Ska nje park lodrash, ska asnje parkim, rruget jan ber si hinka ku t kesh nje hall ske ku ndalon se vjen policia basjkiake e te gjobit, kudo me pagese. Prishi teatrin pa nje konsensus, Arditi djali fatkeq qe vdiq ,incerenatori, leket qe ju gjeten kash, blerje online deri ne 200 mij euro ne muaj.... A nuk jan prova kto zoti kryeminister per ta futur ne burg per shum vjet?

                Përgjigjjuni
                1. a
                  astrit

                  Nuk te areston njeri pa vendim gjykate.

                  Përgjigjjuni
                  1. S
                    Skerdi

                    C'rendesi ka kallzimi i nne anonimi kur ato qe thote jane te verteta. Pse flet idiotesira zoti Rama. Se le nam

                    Përgjigjjuni
                    1. S
                      Sahati

                      Tik, Tok, tik, tok....... Koha, po mbaron..... Laku ngushtohet.... Tik, Tok, tik, tok.......

                      Përgjigjjuni
                      1. B
                        Berti

                        Grupi i rrugaceve, hajdute e vrases te shoqates “ toke e xanun” mbeshtetes te krimineli Berisha ne sulm pasi shpresojne ti kthehet koha e arte e Berishes per te vjedhur, vrare e shkaterrimit te drejtesise mjafton te jesh militant i PD marksist leniniste nen drejtimin e komunistit Berisha. Si tarallake qe jane nuk e kuptojne qe jane llumi i shoqerise e perfaqsojne pakicen e popullit shqiptar.

                        Përgjigjjuni
                        1. T
                          Tarallaku pa derman

                          Jemi duke foluar per tribalet e "shtetit të xaxun" e makurerine e tyre. Leshi parrullat e propaganden e proletariatit. Nuk u hidhni dot me hi syve njerezve, vec vetes.

                          Përgjigjjuni
                        2. G
                          Gogoli doli

                          Edhe kur vjedhin familiarisation fajin ua ka opozita. Mire hajdut e nuk kane kapacitetin mendor te reflektojne, por na bejne edhe moral. Ptuuu race e deformuar!

                          Përgjigjjuni
                          1. S
                            Shqiperia europiane, ne rrezik me shume se kurre

                            Nuk u fut vetem Erion, Veliaj ne burg, por bashke me te spaku tribal verior, i vendosur i gjithe ne krah te tribalit tjeter verior, kryekriminelit kombetar Sali, qe per mbi tre dekada, ka bere male me krime te rrjeshtuara ne dosje para spakut dhe te pa prekura fare nga ai. Spaku keshtu ka denuar me tendence teper te theksuar, Shqiperine europiane, te realizuara, ne sasi dhe cilesi, ne menyren me te mire te mundeshme ne kete truall te intriges orientale, nga Veliaj, ne kryeqytetin tone. Doli katerciperisht, qe jo organ gjyqesor nuk eshtre spaku, sic e konsideronte Rama deri tani, me semundjen e madheshtise personale, por eshte nje organizem terrorist, kobure, e vrimes se zeze shqiptare, Berisha, Duhet te dalin dhe te veprojne dhe lakejt gojekycur te rames te pozicionuar ne karriget e paguara mire, kur per ti fituar ato karrige, ka dhene nj kontribut te vecante z. Veliaj

                            Përgjigjjuni
                            1. E
                              Evolucioni

                              I vogel ke qene edhe ti. Por, je bere me mjeker tash. Te vegjlit behen te medhenj, te medhenjte "vdesin"....

                              Përgjigjjuni
                              1. K
                                Keshtu eshte kur Tallesh me popullin !

                                Sa erdhe ne Pushtet - pa e ulur trapin ne Cabinet , harrove te gjitha Premtimet 1,- 10 vec genjeshtrave te shumta ,se "do beje Shtet !" dhe Festove fshehur -si beni gjithmon kunder ktij Populli , me Bandat Esadiste dhe "Dorovite" me 250 .000.000 $ (FMN) OLIGARKET( Manikin ) Lavatricen tuaj 34-vjecare -duke ja hipur si barre kurrizit Borxhin te popullit shqiptare .Nuk u mjaftove me kaq mor i pafytyre ,por vazhdove te Tradhetoshe gjithcka ,cdo interese Kombetare , varferove e poshterove kte popull qe te besoj te Ardhmen e Shqiperise ,qe tiiiiiiii MASKARA e shperdorove duke u bere pjes e Bandave Esadiste duke intensifikuar varferine ,papunesine Shpopullimin e vendit ! Dhe pikerisht ateher kur ky popull lufton me Mbijetesen,, cben ti Egersire e paShpirt - i 3-fishon rrogat Bandes Esadiste ,nderkoh qe populli jeton ne Kufijt e Ekzitences dhe kur populli therret per Buke,Punesim,Drejtesi ,Ushtri ____ ti Ndyresire Antikombetare ,si Ajo Putana e Historise - Krefesh Salloneve te Djallit - dhe sekur ta kishte len Shqiperine yt'At ne Pronesi, na kerkon Shtetin Bektashian ,shndrimin e vendit ne Banda FETARESH - e cila eshte vet Shperberja e Kombit tone,, oooooooo Piiiiis ,o Maskara ,O Esadist i ndyre ., prandaj s'te intereson fare se nuk ka Drejtesi e Ushtri ,s'ka shprese ,s'ka te Ardhme , sepse ti si paraardhesit e tu sb,l.m ,, zbaton Agenta Antishqiptare ,mirpo Zoti duket qarte se po ta kthen reston,o KERME ,po te shperfytyron cdo dite . Shikou ne pasqyr ,je ber si i Cmendur ,por kjo s'eshte e gjitha , zvarre do te mari ,o Ndyresire ..

                                Përgjigjjuni
                                1. K
                                  Klimax

                                  Si kështu? Kaq shpejt harruam që Drejtësia është e pavarur?!!! Kur një ish president i korruptuar deri në palcë u arrestua me skena si në filmat e Hollivudit dhe u burgos pa gjyq, kryeministri deklaroi se nuk komenton vendimet e SPAK-ut!!!! Po ashtu kur fituesi i bashkisë së Himarës me akuza që nuk u vërtetuan kurrë u burgos pa gjyq për gati dy vjet!!!!! Tre pyetje për kryeministrin. E para, është SPAK një organ i pavarur? E dyta, është Shqipëria vendi më i korruptuar në Europë? E treta, është Shqipëria një demokraci ku ç'do qytetar është i barabartë para ligjit?

                                  Përgjigjjuni
                                  1. S
                                    Sefer Daja

                                    O z.Kryeministër! Për bëmat e lal fikut "zien" gjith Tirona! Po ashtu dhe për ca ministra të tu!! Do prova??? Pse tek ne është çmimi më i lartë në rrajon( dhe më gjer), për km për rrugët e ndërtuara??? -sepse VIDHET! Vidhet në bashkëpunim : Ministri- linje me firmën ndërtuese!( pa pagu, nuk fito projekt!) Pse koncesionet për rrugët( rruga kombit dhe thumana), jan me çmime më të lartat në EU? - se paguhet ministria e linjës, nga fituesi ten derit! - Pse çmimet e apartamenteve , sidomos në Tiranë, jan dhe më të shtrenjta se në shumë kryeqytete europiane??? - Sepse pa paguar rryshfet tek kryetari i bashkisë, askush nuk merr leje ndërtimi!!! ( provo me ndonjë person anonim të aplikosh për leje ndërtimi e ta shofësh ujin e zi që do të të nxjerrin!) - Pse tek ne ka më shum se 20 vite( 12 jan qeverisja jote), që proçesi i legalizimit zvarritet , e pronat e pa- legalizuara jan plagê për familjet??? - Sepse legalizimet jan " atribut" i qeveris në pushtet, e kur të hapet drita jeshile, pa 3000- 5000 € për kat, harroje legalizimin dhe pse je brenda ligjit e në truallin tënd!!! ...ka shum e shum histori shqiptare, ësht e pa mundur ti thuash të gjitha, se bohesh i mërzitshëm!!! ....kështu zgjedhim o të heshtim, o të pranojm bashkpunimin në korrupsion, o të marrim rrugët e botës, ku të paktën vuajmë, po nuk na e shkel kush dinjitetin!!!

                                    Përgjigjjuni
                                    1. S
                                      Seferovici

                                      Sefer ke do gjera te drejta, ke edhe te tjera qe ja fut si kau peles, si eshte tirana sot, si ishte dje, sot proteston e nuk te vret njeri, dje u vrane ne trotuar kater protestues e sa u plagosen, dje kishte gerdec , sot ska, dje u ndertua lalzi, sot ska lales te dyte, dje kishte kioska sot ka trotuare, dje kushte llac sot asfalte, pra si nata me diten. Ato pronar biznesesh jane tash 30 vjet qe vjedhin pse sot kapen e lihen te lire, te gjithe hajnat ne burg

                                      Përgjigjjuni
                                      1. S
                                        Sefer Daja

                                        O seferoviç, me ça metri i bo krahasimet??? Mos do dhe të na vrasin tani si Saliviçi??? Po pse nuk ësht ndërshkuar vrasësi i bulevardit??? Dhe pse autori i Gerdecit bredh nëpër USA??? Dje kishte Lalz, sot ka investitor strategjik që po vjedhin në çdo cep të vendit! Dje kishte llaç, sot ka betone mafiozësh çdo pëllemb të Tiranës!!! Sa për kjoskat, ishin produkt i kohës, dhe vetvetiu do falimentonin!!! Ky krahasimi me kjoskat, më duket si krahasimet që bojn idhtarët e Berishës kur thon se ai na solli celularët e na futi në NATO, kur këto i solli domosdoshmëria e kohës!!! Tashi më thuj kujt " pele" ja kom fut????

                                        Përgjigjjuni
                                    2. I
                                      ILIR

                                      Nga cila pune e hoqen o horr ?.......nga ajo pune ku vetem vidhte dhe mashtronte nje popull te tere...dhe tani ti o hajn hidhesh kunder SPAK-ut...turp te kesh o sharlatan i neveritshem......Votat e popullit do te ta tregojne se kush je.

                                      Përgjigjjuni
                                      1. M
                                        M. Mitrojorgji

                                        Po ben gjene e duhur. Nuk luhet vetem ne mbrojtje

                                        Përgjigjjuni

                                        Lini një Përgjigje