Përmes një postimi në rrjetet sociale, Lulzim Basha ka prezantuar një listë kandidatësh me të cilët subjekti që ai drejton do të garojë në zgjedhjet e ardhshme parlamentare.
Basha shkruan se kandidatët u zgjodhën pas një konsulte të gjerë me qytetarët dhe u shpreh se ata janë të pastër dhe do të përballen me kastën politike të tranzicionit që drejton Shqipërinë prej më shumë se 20 vitesh.
Mes emrave të përfshirë në listën e Lulzim Bashës bien në sy ata të Azgan Haklajt, Endri Hasës, Mirela Karabinës, Orjola Pampurit etj.
Postimi i plotë i Bashës:
Sot, Demokratët Euroatlantikë nisën rrugëtimin drejt 11 Majit, përmes miratimit nga Këshilli Kombëtar, të grupit të parë të kandidatëve që do jenë zëri dhe forca juaj në parlamentin e ardhshëm.
Ata janë produkt i një konsultimi të gjerë me qytetarët, njerëz me integritet dhe profesionistë të zotë, që jetojnë çdo ditë me shqetësimin e bashkëqytetarëve të tyre, që janë dëshmuar se qëndrojnë për vlerat dhe parimet jo për interesa të vogla personale.
Ata, si dhe kandidatët e tjerë që do të marrin miratimin e këshillit në ditët në vijim, do të garojnë në listë të hapur dhe do të jeni ju që do të vendosni se kush do t’ju përfaqësojë në parlamentin ardhshëm.
Sepse, ne besojmë tek politika si shërbim ndaj qytetarëve, që dëgjon hallet e tyre dhe ofron vizionin për t’i kapërcyer ato, jo si vetëshërbim për një grusht politikanësh që kanë varfëruar vendin dhe kanë larguar rininë.
Kandidatët tanë do të shpalosin, anembanë vendit, programin tonë reformues, që ka në qendër luftën e pakompromis ndaj korrupsionit, mirëqeverisjen, familjen dhe rininë e jashtëzakonshme shqiptare.
Si çdo shqiptar, ne besojmë se Shqipëria meriton më shumë në ekonomi, në arsim, në shëndetësi, në drejtësi, në mbështetje ndaj pensionistëve, në kujdes për shtresat në nevojë, në përparimin drejt BE-së.
Kandidatët e Demokratëve Euroatlantikë do të punojnë për ju dhe me ju, për ta bërë këtë të mundur më 11 Maj, si njerëz që kanë dëshmuar me koherencën, vendosmërinë dhe qëndresën e tyre se janë në politikë për t’i shërbyer vetëm qytetarëve, jo karrigeve dhe interesave të vogla meskine.
Çdo ditë e më shumë koha i jep të drejtë qëndrimeve tona parimore në përballjen me kastën e pandëshkuar të tranzicionit, e cila nuk i shpëton dot as drejtësisë, as ndëshkimit me votë më 11 Maj.
Me ndjenjë të lartë përgjegjësie dhe përkushtimi ndaj qytetarëve, që meritojnë një politikë me fytyrë njerëzore, ju njohim me listën e parë të kandidatëve të miratuar nga Këshilli Kombëtari i Demokratëve Euroatlantikë:
Abaz Tafaj
Albert Kojku
Aleksandër Jushi
Altin Canga
Andi Prifti
Anton Koka
Arben Gjura
Armend Gjana
Artan Murati
Azgan Haklaj
Besnik Babasi
Blerim Kuqja
Bujar Hoxha
Bujar Vreto
Burhan Misiraj
Diana Toma
Edmond Isaku
Elvis Pisku
Emin Cani
Endri Hasa
Eugert Cjapi
Fatmir Gjoci
Franc Shkembi
Gazmend Koduzi
Gëzim Ademaj
Gjergji Nika
Hysen Xhura
Ibrahim Bruka
Jon Myshketa
Laureta Alidinaj
Lulzim Basha
Marcel Hila
Marinela Ziu
Merita Bakiu
Migena Kapllani
Mirela Karabina
Mirjan Kaloshi
Myzafer Elezi
Naim Hasani
Naim Metaj
Neli Demi
Orjola Pampuri
Pëllumb Seferi
Prel Deda
Rajmond Dervishi
Rajna Tullumani
Rudi Erebara
Sajmir Lika
Sami Osmani
Shemsi Premçi
Shpëtim Agolli
Taulanda Jupi
Uran Abazi
Xhevdet Amuli
Xhulieta Kërtusha
totalisht turq shqipfoles muslimon brothers m'Albaniston..... allah uakbar
Te qifshin n'Albaniston Kaurreto bisht suma
Me Azgan Haklajn e ke te sigurte se si valltar duke sperdredhur belin e bythen ka me te siguruar shume vota
O dervish,,Ka per te mar vota me shum se partia e baces,,do dhiteni fare pastaj,,,Ka emra te rinj,,,nuk shkohet ne zgjedhjet me xhozin,mul rroten,tritan preshin,me shoke,,ik se lat nam,,,
Kam qen votus I doktorit po kjo lista eshte shume serjoze.Voten time e ke te sigurt.
1 )Luli do na besh nje torte tjeter në SHESHIN SKENDERBEJ? 2)SA BEJNE 7×7? PO NË GJYQ KUR DOPARAQITESH PER RRUGEN E KOMBIT? PO PER ATA 4 VETË QË KENI VRAR NË BULEVARD TI SI MINISTER DHE SALIU SI ISH KRYEMINISTER?
1 )Luli do na besh nje torte tjeter në SHESHIN SKENDERBEJ? 2)SA BEJNE 7×7? PO NË GJYQ KUR DOPARAQITESH PER RRUGEN E KOMBIT? PO PER ATA 4 VETË QË KENI VRAR NË BULEVARD TI SI MINISTER DHE SALIU SI ISH KRYEMINISTER?
Nga te gjithe keta kandidatet e Bashes vetem ate nevrastenikun Shemsi Prencin njoh.
sali berish kerma i shqiperis. krimineli i vendit. e ka vendin ne burk
Te mos kishte vene Shemsi Premçin, do ta shtyja mendimin, ama ka futur ate njeri bastard, merre mend se ku do perfundoje.
Jeni jo serioz. Pse nuk i cilesoni sipas qarqeve, apo rrumpalle si i pari juaj .
Hëpërhë, @Real ka të drejtë, por mendoj se sipas ligjit, listat e qarqeve, do bëhen kur ato duhet të dorëzohen sipas afateve në KQZ. Por nuk është aty problemi, përkundrazi probkem është vetë Lulja, si njëshi i asaj partie deri më sot e pashpallur. Duke qenë 1-shi vetë, zerot pas tij do kishin kuptim, do t'ia risnin vlerën, po jo e kundërta, kur si i stërprovuar, zeroja është ai vetë. Ndaj, pavarësisht listës, asnjë nga ata me në krye Lulen, nuk do fitojë mandat, as ai vetë, sepse partia e tij nuk do kalojë dot pragun, që kështu të mund hyjnë në punë listat.
I uroj suksese!