Ministri për marrëdhëniet me Parlamentin, Taulant Balla ka reaguar pas deklaratave të ish-kryeministrit Sali Berisha në foltoren e Kuvendit, ku ky i fundit bëri disa akuza ndaj drejtuesve të lartë të qeverisë, kryeministrit, por edhe familjarëve të tij.
Balla i kërkoi Berishës që të mos gënjejë para shqiptarëve, por të shkojë dhe të bëjë një kallëzim në SPAK për të gjitha ata.
“Për ju nuk ka ligje e rregullave. Për ju drejtësia funksionon kur reagon ndaj kundërshtarët, por është e kapur kur vepron ndaj jush. Nuk kemi bërë komente kur drejtësia është duke vepruar. Në tetor 2023 SPAK ngriti akuzë ndaj një personi ndaj jush. Kallëzimin e bëra unë dhe nuk bëra asnjë koment. Ka një standard.
Unë e kuptoj që këtu mes jush ka gënjeshtarë patologjikë. Erdhi këtu dhe ngriti gënjeshtra pa fund ndaj kryeministrit, familjes së tij, ne, kolegëve. Merri nesër dhe bëj një kallëzim në SPAK. Shko atje. Këtë e vërteton drejtësia. Shko bë kallëzim. Po ke këllqe, merri të gjitha këto dhe shko atje”, tha Balla.
Deputeti socialist reagoi dhe për drejtuesin e ri të fushatës së Berishës, i cili ka qenë pjesë e ekipit të Trump në fitoren e zgjedhjeve presidenciale, duke e cilësuar atë një person të paguar, shpenzim të cilin PD, duhet ta bëjë publik në KQZ.
“Duhet të tregoni kontratën që keni me zotërinë amerikan. Ai është një shërbim me pagesë dhe nuk vlen më shumë. Folët për ambasadoren e SHBA. Ajo ishte me firmë të Trump”, tha Balla.
Taulant Balla nuk harroi të përshëndeste dhe popullin dhe autoritetet e Kosovës për zgjedhje cilësore që zhvilloi një ditë më parë.
“Përshëndesim popullin e Kosovës për zgjedhjet me cilësi të shkëlqyer dhe mendoj se për këtë çështje kemi dakordësi. Përshëndesim partitë, policinë, popullin e Kosovës që u përfshinë në një proces model, sikurse e tha dhe BE”, përfundoi ai.
Kujdes se me keto deklarata mund te mos e kalosh oqeanin.
Taulant balla kelysh I Sorosit.
..E keni gabim qe ofendoni ne kete menyre.Balla eshte minister i qeverise Rama!lol...perfaqesues i realizmit soicialist qe me voten e diaspores do ta shnderroje Shqiperine ne nje fener ne brigjet e Librazhdit...lol
Tsulant, meqe po kerkon votat e emigrante, thuaj Rames se ju nuk i meritoni votat sepse nuk jeni te zote te leshoni RTSh ta shohin edhe femijet e emigranteve qe te mesojne e mos harojne ghuhen, kulturen, historine dhe artin shqiptar. Ju doni bakshish per cdo pune, prandaj na thoni sa parabte mbedhim e tua dergojme ju more te paudhe qe e morret ne qafe PS edhe mes emigranteve. Me Ramen ne krye, ju jeni faqezinj, nj
Ore gopi i emigranteve nga Hamerika mire femijet, po e paskeni dhjer dhe ju, e keni "haruar guhen" edhe a s'na thua c'do me thone "parabte", "mbedhim"... Shko mor truthar e meso gjuhen dhe pastaj qajini hallin femijeve ap Shqiperise. Plehra si puna juj nuk i duhen Shqiperise!
Ngele duke share Berishën erdhët ne pushtet dhe ja kaluat Saliut prap Ngele duke share. Tani do te votojmë SALIUN jo se e meriton. Por te shporr faren e rilindjes. Se ai eshte ilaçi juj .horra
Or Taulant 2 Hamuti, mos i qaj hallin Rilindjes se edhe pa voten tend do fitojn. Sa-Halen nuk e shpeton jo e jo vota jote por as votat e mijra RR-Kesh si puna jote!
Me 11 maj do votoj per Partine Socialiste nga Italia.
PS e ka te sigurt fitoren!!!
Mbas bythe e ke dhe ti Tau Pau se you elbasanllinjve aty ju lezeton
Me ate emer qe ke e meritonon Elbasanlliun nga brapa o R.Q.
Mut njoni, kak tjetri
Ne ate salle parlamenti me presidium bosh e pa asnje minister, duhet pranuar qe Taulanti, ishte i vetemi perfaqesues i maxhorances, qe ju pergjigj me qetesi e korrektese harbimit te Saliut, te cilin e genjen mendja se ka ardhur ora e tij. Tifozlleku eshte nje pune tjeter.
Filluan të trimërohhen dhe të kakarisin pulat e Saliut. Pririsni mos u ngutni o pula se gjeli s'e ka të gjatë.Po i vjen "ngordhia"!!!