Artan Fuga thotë se e bojkotoi Kuvendin, se aty deputetët e shajnë dhe e tallin

18 Korrik 2022, 20:18Politika TEMA

Artan Fuga thotë se e bojkotoi Kuvendin, se aty deputetët e

Akademiku Artan Fuga, ka renditur disa prej arsyeve se pse ka zgjedhur të bojkotojë komisionin parlamentar për Reformën Territoriale.

Në një intervistë për News24, Fuga u shpreh se komisioni parlamentar është hallka e fundit e vendimmarrjes politike, dhe nuk ka më hapësirë për një ekspertizë shkencore.

Një tjetër arsye, sipas Fugës është dhe tensioni që krijohet brenda komisionit nga palët politike. Tensioni më pas agravon në ofendime dhe sharje mes palëve politike.

Fuga: Gjuha në rrjete sociale është pak e prerë, sintetike, s’ka kohë për arsyetime të mëdha. Unë jam ftuar në komisionin e Kuvendit, i cili diskuton projekte për reformën territoriale, administrative. Jam i ftuar me anë të një e-maili si ekspert, dhe thashë publikisht që e bojkotoj këtë pjesëmarrje. pas ka disa arsyetime që thellojnë bindjet e mia. Unë nuk është se jam pa eksperiencë në dëgjesa parlamentare. Flasim për dëgjesa parlamentare, se ka dhe çështjes të grupeve të interesit.

Maja ku dëgjohen grupe të interesit, kam marrë pjese në disa, ku dy janë kryesore, që ishte dëgjesa për Ligjin e Arsimit të lartë dhe reformimin e Akademisë së Shkencave. Kam dalë nga këto dëgjesa i zhgënjyer, i fyer, për arsyen e thjesht se pjesëmarrja e aktorëve sociale të ekspertëve apo dhe e imja, ka qenë formalitet. Ajo që më ka shqetësuar më shumë ka qenë një debat me deputetë që nuk janë kompetentë në fusha përkatëse.

E them këtë se në dëgjesa parlamentare ne jemi në procesin e fundit të vendimmarrjes politike. Ku zërat e ekspertëve janë dëgjuar, ku janë bërë studime, janë dhënë statistika, janë bërë refleksione dhe në Kuvend, në këto komisione jemi në momentin e vendimmarrjes politike. Një vendimmarrje politike që një specialisti i pëlqen, një tjetri jo, por aty është çasti i vendimmarrës politike. Në momentin kur aty shkon një projekt, si ky i ‘Territoriales’, nuk është momenti kur bëhet debati mes deputetit dhe specialistit. Aty pozicionet e deputetëve janë të përcaktuara politikisht.

Ata i kanë marrë këshillat, orientimet, aty ka një mbrojtje. Debati mes shkencës dhe politikës është i pamundur. Aty gjuha është e ashpër, dhe fillojnë ofendime, sharje, tensione mes grupeve të ndryshme të deputetëve. Je si ekspert dhe shikon që e ke të pamundur që t’iu shpjegosh deputetëve aspektin shkencor dhe të ekspertizës.

Aty ka deputetë që nuk ka si të jetë ndryshe, s’mund t’i njohin çështjet në thellësi. Është debat midis shurdhësh. As eksperti nuk e kupton se çfarë thonë ata, dhe as ata nuk e kuptojnë. Është një dialog, kullë Babeli dhe se çfarë do të thuash atje, s’merresh vesh. Si metodë është e gabuar. Nuk mund të vish deri në Komisionin parlamentar pa bërë studime, pa i parë ato. Ti e ke sjellë në fazën kur të debatohet në Komision, kur projektligji është bërë.

Reforma territoriale do diskutohej. Nëse nuk di shpërndarjen e popullsisë, emigrimin e brendshëm, se si është dendësia demografike, se si janë ndryshuar raportet, nëse nuk ke studiuar ekonomikisht çështjet sociale, kjo është e gabuar, formale, dhe false. Unë dy herë kam pranuar, dhe nuk pranoj ë të përdorem për propagandë, që ishte dhe finali atje.

Jam qytetar shqiptar i njoh institucionet e shtetit shqiptar. Njoh presidentin, kryeministrin Kuvendin, të tëra. Unë e kam thënë atë fjali; ai Kuvendi është ilegjitim. Ilegjitim ka një kuptim të caktuar. Nga pikëpamja formale mund të jetë në rregull, por s’ka legjitimit moral dhe të keqe fuqi përfaqësuese. E them pasi 3-4 vite më parë, siç e dinë të gjithë, kemi pasur një Kuvend që ishte e braktisur nga opozita. Erdhën ata që i zëvendëson, por i gjithë publiku e dinte se çfarë përfaqësonin ata.

Duke u ndalur te deklarata e tij e mëparshme se Kuvendi ishte ilegjitim, Fuga sqaroi se ku bazohej.

Fuga: Shoh në Kuvendin e Shqipërisë se opozita është në kaos total. Ata janë ndarë në 3 grupe dhe do vazhdojnë të jenë ashtu. Është grupi i Berishës, i cili ka në dorë partinë. Duam, s’duam, s e jep vendimin gjykata, ai drejton PD-në. Problemi është se kur ai ka në dorë partinë, shumica thotë; “nuk ju njohim ju, se kryesohen nga Berisha. Për ne Berisha është i vdekur.”. Këtu mbaron debati, pasi pa përplasje mes PD. Grupi tjetër janë deputet që kanë ardhur nga vota legjitime, por janë pa parti. Ata thonë; ne jemi në Kuvend, por nuk përfaqësojnë asnjë palë. Jemi në një Kuvend ku pjesa e opozitës funksionin në këtë mënyrë. Di që për maxhorancën ka votuar pjesa më e vogël e votuesve shqiptarë.

Ne dominohemi nga një demokraci e pakicës. Nuk po them se opozita ka marrë më shumë, por ka këto probleme. Nga pikëpamja morale, kemi një kuvend që nuk shpreh dot në mënyrë normale vullnetin e elektoratit. Shumë ministra dalin nga kontrolli dhe qeveria po ashtu dhe qytetari nuk ka besim te qeveria dhe kjo dëmton nivelin e demokracisë në Shqipëri.

9 Komente

  1. d
    dajana

    Ky ndyresire pjelle e komunizmit eshte mesuar me parlamentin e shokut Enver...

    Përgjigjjuni
    1. M
      Mendimi Ndryshe.

      O Tani, ti je një dordolec për të trembur sorrat dhe jo ekspert për të dhënë mendime.

      Përgjigjjuni
      1. B
        Bardha

        Mjere Shqiperia per kete rrote akademiku

        Përgjigjjuni
        1. B
          Beratesi nga mangalemi

          Tani qe hengre peshke e karkaleca ne lalez mos ju nda lsi se do dalesh ne selamet,merak kame kur shkruan mos haro te shkruash sic shkruan ti me ate fjalorin nje akademiku qe e heq veten ti dhe beratasit kur je me liken mos i permende me se te kane vene..... turpe per fjalorin qe perdor ore akademik leshi shkruan ndonje si ty me thuaj.eshte e vertete qe likja do te kandidoj ne berat po vajte do maresh me pak vota se i madhi titi.

          Përgjigjjuni
          1. J
            Je 100% antikape

            Je shume debil dhe e justifikone peshkun me like katundarin, dy debila ne nje tryeze njeri alkolike e tjetri malade mentale sikur te ishte dhe ujku Fierit dhe Shkullaku do ishte humori i shekullit

            Përgjigjjuni
            1. Z
              Zana

              ky eshte nje idiot

              Përgjigjjuni
              1. F
                Fjala ime

                Desha te beja nje koment por ky eshte psikopat me dipllome "akademike" dhe e pohon vete: me tallin, thote.

                Përgjigjjuni
                1. G
                  Gjirokastriti

                  Je gjigand ne idiotesi dhe bythlepirje Tani

                  Përgjigjjuni
                  1. i
                    ish-Studente e Gazetarise

                    Ke vite e vite qe e meriton te te tallin o Prof. Tan Fuga, sepse je Akademik i mashtrimit, cinizmit, shpifjes, disekulibrit, fudullekut, perversitetit.

                    Përgjigjjuni

                    Lini një Përgjigje