“Nuk e pi kafen!”, Braçe refuzon Krifcën: Ej… boll se kam punë…

18 Korrik 2022, 13:16Politika TEMA

“Nuk e pi kafen!”, Braçe refuzon Krifcën: Ej…

Deputeti Erion Braçe vijon të bëjë rolin e opozitarit, duke mos i ndalur sulmet ndaj Ministrisë së Bujqësisë.

Ai ka refuzuar ftesën e ministers së Bujqësisë, Frida Krifca, dy ditë më parë me ministrat socialistë në zyrë, për të diskutuar për problemet e bujqësisë.

Ndërsa sot ka reaguar me ironi sërish ku shprehet se nuk e pi kafen, dhe se është problem që deputetët takohen pas 11 muajsh.

Ej, boll ma postuat se kam pune 

Nuk ka asgje te habitshme per mua ne foto.

MADJE DONI TE DINI, ESHTE PROBLEM SHUME I MADH QE DEPUTETET TAKOHEN PAS 11 MUAJSH!

Aaa po une deshiroj shume qe koleget e mi ti kene thene e te kene zgjidhur:

1- Problemin e TVSH PER BUJQESINE:

Ne grumbullim e perpunim te brendshem; Ne tregtimin e plehrave kimike, farerave e fidaneve, kafsheve per mbareshtrim e prodhim vecanerisht qumeshti etj;

2- Problemin e subvencioneve, parave qe mungojne per cdo aplikant qe KA PLOTESUAR KRITERET ne te gjitha masat mbeshtetese;

Per prodhimin ne serre, per serren vete, per lopet, delet, dhite, perfshirjen ne skeme te vicave per mish e pulave pas goditjeve njepasnje, per bletet dhe natyrisht NAFTEN FALAS PER BUJQIT, te gjithe-nderkohe qe duhen para plus;

3- Problemin jetik te cmimeve te prodhimeve bujqesore te fushes dhe te serrave;

Ngritjen e BURSES SE BUJQESISE per te nxjerre cmimet nga morsa ZHVATESE e kartelit te grumbulkuesve;

4- Problemin e cmimit te plehrave kimike, gjithnje e ne rritje e vetem nen kontrollin e duopolit zhvates;

Hapjen e tregut e heqjen e cdo barriere permes ekskluziviteteve qe ligji si njeh por nje komision i korruptuar e klientelist i ka ligjeruar turpshem e demshem;

5- Problemin e magazinave e kapaciteteve frigoriferuese PUBLIKE, per te thyer varesine e bujqve nga privati e per te prishur lojen e privatit me prishjen, kalbjen e prodhimit te bujkut si KERCENIM PER CMIMIN ZHVATES!

Keto vlejne per mua!

Pa kafja tu bej mire te gjitheve;

Une kam nje jete qe nuk e pi!

6 Komente

  1. A
    Arian

    Ore konë na cave trapin .ke 30 vjet aty në parlament ti kishe zgjidhur vetëm Lef,bën si i fort.jemi në kapitalizëm nuk i zgjidh shteti hallet e bujqëve,secili ka punën e tij,nqs su pëlqejnë grosistët eplehrave kimike,të grumbullimit,të përpunimit të bëjnë kooperativa dhe t'i menaxhojnë vet prodhimet si në Itali Francë etj

    Përgjigjjuni
    1. A
      Abdullah Palloshi

      Shteti është rregullator,orientues,ndihmues dhe mbrojtës i interesave të qytetarëve. Nëse nuk bënë këtë gjë atëherë le të shkojnë në shtëpi administrata dhe qeveritarët se nuk i duhen as dreqit. Shteti dhe qevetia janë kthyer ne taksidarë që mbledhin lekët e atyre që punojnë dhe nuk i shpërndajnë te nevojtarët dhe në ndihmë të atyre që thyejnë kurrizin por i bien shkurt dhe i fusin në llogaritë e tyre. Mjerë ky popull për këta qelbësira që e "qeverisin".

      Përgjigjjuni
    2. I
      I paduruari

      Ore Brace Kot fryhesh si gjel,se nuk je vecse nje kone e vogel,qe ben sikur rruan kopene e pulave . U bene tere keto vite qe ke futur mandatin ne xhep qe fare lehte konvertohet ne para dhe privilegje. Tani se fundi ke vene para nje zonje te nderuar dhe theret e cires ,thjesht per tu dukur.Te siguroj qe ky eshte mandati juaj i fundit,pasi partia jote nuk ka nevoje per kone ,duke patur COBAN kompetent dhe ekip te konsoliduar. Vafsh ne djall,se na merzite

      Përgjigjjuni
      1. D
        D.Didani

        Te drejten ka thene : Kalamanjte nuk pine kafe....por ftesen e nje femre nuk duhet ta refuzonte : Mund te pinte sherbet!

        Përgjigjjuni
        1. l
          lana

          I merrni te keqen Erion Braçes se e thote te verteten troç ju vjen sju vjen mire juve.... Braçe eshte qytetar ne radhe te pare...e kete ju b*thlepiresit nuk e keni....jeni shume poshte kundrejt tij.

          Përgjigjjuni

          Lini një Përgjigje