Edi Rama, durimi i pashtershëm për BE-në dhe padurimi për në BE

18 Korrik 2022, 09:06Politika TEMA

Edi Rama, durimi i pashtershëm për BE-në dhe padurimi për

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, gjatë një interviste ekskluzive për të përditshmen gjermane “Franfurter Rundschau”, e ka përshkruar si të “pashtershëm” durimin e shqiptarë për të aderuar në strukturat e Bashkimit Evropian, si pjesë integrale e kontinentit evropian.

“Durimi ynë është i pashtershëm mbi subjektin, sepse nuk kemi zgjidhje tjetër. Jemi mësuar me këtë gjë”, iu përgjigj Rama pyetjes së kryeredaktorit të “Frankfurter Rundschau”, Thomas Kaspar. “Kemi qenë gjithnjë loja e fuqive më të mëdha. Jemi vend i vogël e kemi vuajtur shumë, por tashmë e kemi një vullnet të lirë: Jemi evropianë dhe duam të bashkohemi me BE-në”.

Një paralelizëm, Rama e bën edhe me vetë evoluimin e tij personal ndër vite.

“Unë kam lindur si një person shumë i paduruar”, e përshkruan veten kreu i Qeverisë, duke vijuar të thotë se pikërisht ky padurim, e ka bërë atë të jetë jashtë gjërave për një periudhë të gjatë.

Mirëpo, politika, kërkon durim dhe politikanët e paduruar, janë të humbur që në nisje.

“Është një sipërmarrje herkuleane të drejtosh një parti”, vijon më tej ai, “sepse duhet të bashkosh interesa të ndryshëm”.

Kjo sipas kryeministrit, nuk ka të bëjë me artin dhe pikturën, por me ngjyrat, format dhe harmoninë. Në qeverisje, sipas tij, çdo lëvizje peneli është një person dhe kjo e bën gjënë shumë më të ndërlikuar.

Çështja e negociatave me BE-në, ka qenë sigurisht edhe pikë kyçe e bisedës që Rama ka zhvilluar.

Ai nuk është tërhequr nga deklaratat se “mënyra se si Bullgaria është marrë me çështjen e Maqedonisë së Veriut është një turp”.

Megjithatë, shpreson në një ndryshim së shpejti.

Sa i përket relatave me kancelarin gjerman, Olaf Scholz, ai është shprehur i kënaqur që në krye të Berlinit, ka ardhur një politikan, i cili ndan të njëjtin vizion me ish-kancelaren, Angela Merkel, sqimën për të cilën kryeministri kurrë nuk e ka fshehur.

“Merkel ishte e devotshme ndaj ‘Procesit të Berlinit’. Ne duam ta shtyjmë edhe më shumë këtë gjë. Ai proces ka ngecur, pasi eci mirë për pak. Edhe për faktin se BE-ja nuk ka bërë gjë për të”, iu referua Rama angazhimit më të madh të ish-kancelares në Ballkanin Perëndimor.

Ndërsa, mbi protestat në Tiranë apo largimin e popullsisë, ai foli me tone të moderuara, duke e përligjur të drejtën për të protestuare duke thënë se ikja e shqiptarëve nga vendi është alarmante.

Megjithatë, nuk e mohoi se hapa të mëdhenj përpara janë bërë për Shqipërinë. Përfshi këtu edhe në aspektin ekonomik, ku shteti ka inflacionin më të ulët në Ballkan edhe pas krizës së luftës në Ukrainë.

Kosova dhe rajoni

Një turp për BE-në. Kështu e ka përshkruar kreu i Qeverisë regjimin e vizave ndaj Kosovës, i cili ende vijon.

“Kosovarët janë të vetmit në kontinentin tonë, të cilëve nuk u lejohet të udhëtojnë”, theksoi Rama për të përditshmen gjermane. “Më parë, jetonin në ish-Jugosllavi e Serbi dhe kanë qenë të lirë të udhëtojnë. Po tani? Ata janë të lirë dhe të pavarur nga diktati, por çliruesit e tyre po i mbajnë sërish në një lloj burgu”.

Mbi relatat me presidentin serb. Aleksander Vuçiç, Rama ravijëzoi se shpesh nuk bie dakord me të. Megjithatë, kjo gjë, nuk e ndalon të ketë relata të mira me numrin një të Beogradit.

Një të metë gjithsesi, ja përkufizon të gjithë shtetit serb.

“Ne kemi vuajtur shumë nga ish-Bashkimi Sovjetik dhe historia e tregon këtë. Ndaj jemi pro-amerikanë. Serbia ka një histori tjetër, por Beogradi nuk e mbështet Putini. Një problem e ka Aleksandër Vuçiç atje; Ekonomia serbe është shumë e varur nga nafta dhe gazi rus”.

Kështu e përshkruan Rama situatën në rajon, duke bërë sërish thirrje për njohje gjithëpërfshirëse të Kosovës në çdo sferë ligjore, publike e sociale.

Teksa, në mbyllje, me nënqeshje, shpjegon se jetën post-politikë, e sheh si një stilist rrobash në Shqipëri.

Në një Shqipëri, të cilën kryeministri e përshkruan si “më të mërzitshme” për nga stabiliteti i lartë i jetës. Por jo aq të mërzitshme sa për ta lënë vendin.

28 Komente

  1. V
    Vito mashtruesi, shoku i Nikos

    Shqiperia ka kryeminister LEGEN.

    Përgjigjjuni
    1. S
      Sali bolleku per familien e tij

      E ka legen sepse legena si puna jote kete meritojne

      Përgjigjjuni
      1. F
        FCB

        "Vito mashtruesi, shoku i Nikos"! Kush eshte i mire sipas teje o gjyshja e Andi Bushatit? Mos me thuaj se i mire eshte Sahale Ram Brrrrriiiiisha, o evlat birinxhi i mbare i tij.

        Përgjigjjuni
      2. O
        Oni

        Durimi eshte fitim! Ne pritem sa pritem por me ne fund po ja dalim per nje pergjigje pozitive per ne BE me ne krye Edi Ramen!

        Përgjigjjuni
        1. H
          Henro

          Dhe pak ka mbetur qe te anetaresohemi ne BE e kjo vetem fale jush kryeminister Edi!

          Përgjigjjuni
          1. I
            Irena

            Shpresojm qe neset kryeminister te marrim nje lajm te mire per ne BE!

            Përgjigjjuni
            1. O
              Olsi

              Ne kemi duruar dhe do durojme sepse jemi shume te bindur qe do arrini te anetaresoheni ne Be sepse keni punuar dhe po punoni shume qe te arrijme deri ne kete pike

              Përgjigjjuni
              1. R
                RROÇKOPANI

                O te lumte O Edi Rama,o sa i madh je,o çfare fitorje i dhe popullit shqiptare,KORRUPSION ZERO,rruget e autostradat per mrrekulli,fasadat e qyteteve bukuria vet,krimi eshte futur ne vrime te miut,administrata JOTE eshte nè sherbim te qytetarit,sherbimi sekret TOP,policia po ashtu,lere pastaj kur flasin mashtruesit per oficerat qe merren me droge(ju betohem Edi jane mashtruesa),gjyjatesit...prokuroret...deputet...ministra..te gjithe ne sherbim te SOVRANIT!!RROFSH SA MALET O I MADHI EDI RAMA!!!!

                Përgjigjjuni
                1. S
                  Spiropalisti

                  Hahaha....i madh...Rroçkopani....

                  Përgjigjjuni
                2. A
                  Altin

                  Pavaresisht cdo gjeje dhe pengese zoti Rama nuk do ndalet dhe do e beje te mundur anetaresimin ne Be

                  Përgjigjjuni
                  1. T
                    Taulant

                    Shkollepaku e beri vendin te urryer per popullin e tij. Varferi,mjerim,krim,shpopullim.

                    Përgjigjjuni
                    1. L
                      Lomi pri Baldushku

                      Kët Taulontin ene ate Vito mashtrusin shokun e Nikos kimi për ti mor m'Baldushk me pastru shtallët e lopvet sepse jon shum të mençem ne lopa ka nevoj për menie të quta. Hajt tyrqeta pri Lomit m'Baldushk.

                      Përgjigjjuni
                    2. D
                      Denis

                      Vetem me durim dhe pune do arrini ta fusni Shqiperine ne Be

                      Përgjigjjuni
                      1. T
                        Tea

                        Nje kryeminister si puna rames arriti te na coj deri ne be mezi po presim te shpalllet lajmi i madh qe jemk per tu futur ne be

                        Përgjigjjuni
                        1. E
                          Eva

                          Normal qe mezi e pret se ka punuar shum ai per te arritur ne kete dite

                          Përgjigjjuni
                          1. S
                            Sh

                            Ouu ka punu thua Mor po I ka shkerdhy nanen me pune.

                            Përgjigjjuni
                          2. I
                            Isi

                            Vetem rama esht i aft ta arrinte kete gje

                            Përgjigjjuni
                            1. M
                              Ministria e KomshiKulturës

                              Vin Rama alias Llapa luajti kartën e fundit ! Tani është tejet i rrezikshëm, se i ka duart të lira. Ska më karta.

                              Përgjigjjuni
                              1. V
                                Vito mashtruesi, shoku i Nikos

                                "Ministria e ........."! ku je o turk in Salehut, ku je o hazerxhevap?

                                Përgjigjjuni
                                1. M
                                  Ministria e KomshiKulturës

                                  Turku i gopit të sat' ëme kurvë e kuqe.

                                  Përgjigjjuni
                                  1. A
                                    Andi dhe Mehdi Bushati.

                                    Ministria ......."! ku je o turk i Salehut, ku je o hazerxhevap?

                                    Përgjigjjuni
                              2. m
                                militanti me shume emra

                                Rama ka mbetur pa bythelepiresa.Vetem nje Person han gjithe diten tek Tema.A mendon se e ndihmon Ramen me kete?

                                Përgjigjjuni
                                1. J
                                  Joti

                                  Kemi qene te duruar gjithe kete kohe por besoj se eshge koha qe te jemi pjese e BE sepse vertet e meritojme

                                  Përgjigjjuni
                                  1. G
                                    Gezim

                                    BE eshte shume prane fale vendosmerise dhe perpjekjeve te vazhdueshme nga ana e zotit Rama

                                    Përgjigjjuni
                                    1. A
                                      Arben

                                      Jemi shume optimist persa i perket antaresimit tone ne BE pasi vertete eshte bere nje pune e madhe dhe e palodhur per ta arritur kete gje

                                      Përgjigjjuni
                                      1. J
                                        Jorgo

                                        I duruar i fituar i thon nje fjale kshuqw nuk na mbetet gje tjeter vec te presim

                                        Përgjigjjuni
                                        1. M
                                          Mondi

                                          Shpresojme qe sa me pare endrra jone e shumepritur te realizohet sa me shpejt dhe te jemi nje vend me standarte europiane

                                          Përgjigjjuni
                                          1. B
                                            Bureto

                                            Nese deri atehere BE do te ekzistoje e tille si sot, do duhet mjaft kohe qe te pranohemi ne. Se pari do duhet shume kohe qe ma çeljen e negociatave, te permbyllen 35 kapitujt qe perafrojne legjislacionin dhe zbatimin e tyre sipas standarteve te BE, te quajtura "Aqui Comunitaire". E dhe kur keto te kene mbaruar, siç ka rezultuar deri me sot historia me çeljen e bisedimeve, do shihet "oreksi" ndaj zgjerimit i BE si Bllok apo i vendve anetare veç e veç. Per te mos e zgjatur, ajo rruge do te jete shume e gjate dhe e mundimshme. Gjithsesi, edhe deri ne ate dite Shqiperia do te perfitoje mjaft. perveç ndihmave ne aspektin ekonomik, mjafton presioni permanent i tyre ndaj nesh, per plotesimin ne praktike te standarteve te cilat i kemi aq larg sa ç'thote dhe shprehja jone: "Nga e thena në të bere na ndan nje det i tërë!" . Mbase keshtu do afrohen me shpejt dhe dy "brigjet e detit" që kemi ne mes.

                                            Përgjigjjuni

                                            Lini një Përgjigje