
Partia Demokratike, e coptuar tashmë në disa pjesë, hyn çdo ditë e më shumë në një sferë sa të dhimbshme po aq edhe qesharake.
Teksa mjaft shqetësime qytetare presin që opozita të jetë pararojë e tyre, deputetët e PD kanë nisur të dëfrehen nëpër ahengjent e militantëve të tyre.
Pesë deputetë të opozitës, gjetën rastin për të kërcyer nën rritmin e këngëve të vëllezërve Zena në Elbasan ku u argëtuan për disa orë me muzikë të mirë, meze dhe raki.
“Një pasdite e paharrueshme në Elbasan! Me miq, demokratë të vërtetë dhe kolegë, për t’i uruar ditën e lindjes, Ilda Harrit dhe Naim Metes! Edhe 100 vite te tjera plot shëndet e mbarësi të dyve!”, shkruan Enkelejd Alibeaj në rrjetin social.
Në aheng, nuk mund mungonte as Gazment Bardhi, i cili në zgjehdjet e fundit parlamentare, ishte edhe drejtues politik i PD për qarkun e Elbasanit.
Gjithashtu, ahengut i janë bashkuar edhe Zheni Gjergji, Lefter Gështenja dhe Merita Bakiu të cilët kanë ngritur dolli për këtë festë ditëlindjeje se për festa fitoreje jemi ende shumë larg.
Ulni mor ata dy gishta se po qerroni njeri tjetrin se liria nuk vjen duke ngritur dy gishtat por duke punuar me perkushtim per lirine e te gjitheve.Te fala nga AMERIKA.
Qudi spaska ndodhur ndoj vrasje!!!! Siq dihet ku shkel gazialem bardhi ka vetem dhune,krim dhe vrasje, apo eshte kthyer ne vendin e krimit krimineli me shoke.