A bëri pazar Ilir Meta me ndërtuesit e pallatit ngjitur me Presidencën?

17 Korrik 2022, 16:22Politika TEMA

A bëri pazar Ilir Meta me ndërtuesit e pallatit ngjitur me

Në 2019-n, Ilir Meta si titullar i institucionit që drejtonte u përplas me një grup kompanish ndërtimi për një pallat që u ndërtua në Perëndim të Presidencës.

Nisja e punimeve u shoqërua me një padi që Presidenca dorëzoi në Shkallën e Parë të Gjykatës Administrative në Tiranë. Presidenca paditi Këshillin Kombëtar të Territorit, Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë dhe Agjencinë e Zhvillimit të Territorit.

Padia i referohej një vendimi të 2018-s të KKT për ndërtimin e pallatit 9 kate. Gjykata e mori në shqyrtim padinë. Po kështu, Presidenca kërkoi nga gjykata sigurimi i padisë nëpërmjet pezullimit të menjëhershëm të zbatimit të akteve administrative, objekt gjykimi sipas kësaj kërkese padie për pezullimin e çdo punimi, deri në zgjidhjen e çështjes. Por, kur gjykata shqyrtoi kërkesën, Presidenca nuk u paraqit dhe ndërtimi i pallatit vijoi normalisht, ndërsa në fund Shkalla e Parë e rrëzoi padinë e Presidencës me një vendim të datës 3 maj 2018.

Ilir Meta vendosi që ta apelojë këtë vendim dhe në dosjen e apelimit akuzon Shkallën e Parë për një vendim të nxituar.

“...Gjykata Administrative e Shkallës së Parë në mënyrë të njëanshme dhe pa praninë e institucionit të Presidentit të Republikës ka vendosur në mënyrë të nxituar pa ju nënshtruar seancës gjyqësore rrëzimin pa shqyrtuar në themel atë, duke pranuar kështu pretendimet e palës së paditur dhe personit të tretë”, thuhet në dosjen e apelimit të Presidencës.

Gjykata e Apelit e pranoi shqyrtimin e padisë dhe i dha të drejtë Presidencës në lidhje me ankesën për shfuqizimin e një pike nga vendimi i KKT-së, që kishte miratuar lejen e ndërtimit për pallatin ngjitur me oborrin e Presidencës.

Megjithatë, gjatë shqyrtimit të dosjes u zbuluan dokumente, sipas të cilave leja si shesh ndërtimi për këtë zonë ishte dhënë që në 1998-n. Ndërkohë, sa i takon Presidencës mundësia më e mirë e saj për të bllokuar vendimin dhe shqyrtuar lejen e dhënë që në 1998 ishte shkalla e parë.

Mosparaqitja në Shkallën e Parë ngre dyshimet për një ujdi mes Ilir Metës dhe ndërtuesve në këtë pallat. Pra, Ilir Meta mund të ketë bërë pazar, të ngjashëm me atë të denoncuar nga Dritan Prifti në 2011, bë këmbim të heshtjes në shkallën e parë dhe dhënies së kohës dhe më pas edhe të mundësive ligjore për ta ‘ligjëruar’ godinën.

Ajo çfarë ndodhi më pas këtë sugjeron. Apeli i dha të drejt Presidencës, por godina ishte fakt i kryer ngjitur me oborrin e saj./ voxnews.al

 

11 Komente

  1. k
    k

    Fshatari injorant hajdut i korruptuar,tani do mbrojë lirinë dhe demokracinë e popullit shqiptar pasi e vodhi dhe shkatërrojë per 30 vjet me rradhë me ato tjerët. Dorëzo gjënë e vjedhur popullit o degjeneratë.

    Përgjigjjuni
    1. V
      Vito mashtruesi, shoku i Nikos

      Po po edhe per trotuarin qe e kane pushtuar dhe njerezit ecin ne rrugen e mjeteve duke rrezikuar Meta e ka fajin. Bile edhe tejkalimin e afateve te ndertimit Meta e ka fajin. Bile edhe per hotel Dajtin qe ka 15 vjet qe nuk po mbaron Meta e ka fajin. Po sidomos qe Piramida ( 4 vjet ndertim dhe akoma nuk jane as tek gjysma ) nuk po mbaron e ka fajin edhe Meta edhe Saliu. Like Floriri ka shume kusure, por qe Tirana eshte kthyer ne vend te pabanueshem per shkak te kantiereve publike qe hapen e nuk mbyllen e ka fajin Erion Instalacioni dhe natyrisht kryeministri yne LEGEN.

      Përgjigjjuni
      1. N
        Niko, dashnori i Vito

        Legen sipas teje, por eshte kryeminister, po ti kush je? Je nje anonim i deshtuar qe nuk u bere asgje po pret te te hedhin ndonje kocke duke lehur pa pushim!

        Përgjigjjuni
      2. A
        Agush Reqep Metaj

        Prototipi i katundarit pa toke qe nuk le rast pa ushqyer babezine e tij per pasuri. Nje shpifarak fshatarak nga ato qe lajne opingat në brrakat e ujit mbledhur në periferite e qytetit. Nje injorrant qe nuk del kurre nga gardhi i provinces qe fshin duart në pantollona pasi fryn qurret perdhe. Me nje ecje idioti tip roje are me shkop në dore qe afrohet pa be za’ pasi pikas nje kalimtar qe dyshon se eshte hajdut. Arritja me e madhe e Agushit te Reqepit. Metaj eshte martesa me kapakun e tenxheres tij Muuunilk torollaken qe pshurr masivisht pa pra’

        Përgjigjjuni
        1. D
          Drejtssi sipas ligjit

          QE TE DALE E VERTETA NESE KA PAZAR TE NDYRE APO JO DUHET TE RIHAPET ÇESHTJA NGA DREJTESIA, TE BLLOKOHET VAZHDIMI I NDERTIMIT TE PALLATIT QE NESE ESHTE NGRITUR NE SHKELJE TE LIGJIT DHE ME DALLAVERE PAGESASH NE DORE TE SHEMBET PA ASNJE DISKUTIM. LE TE JETE SHEMNJA E TIJ FILLIMI I EPOKES SE RE TE NGRITJES SE NJE SHTETI TE SE DREJTES LIGJORE....

          Përgjigjjuni
          1. T
            T

            Po lejet i jep bashkia e atij kokloqes qe do te ndertonte pyllin orbital per te zgjidhur mungesen e gjelberimit ne Tirane.

            Përgjigjjuni
            1. c
              cuf dabjoni

              Qè ne 1999 Gjykata e Larte ndaloj ndertimin prane Presidences mbasi pas ankimit te banoreve, VKM e Agaçit u quajt nul nga Gjykata dhe qè te nesèrmen Qeveria e Edvinit e beri Ligj dhe e miratoi projektin ne Komitetin e Saj ...duke hyre ne prona te te jeter kujt dhe hapur dritare ne kallkan..qe ndalohet qysh nga mesjeta dhe te jeni ie sigurt qe po u ankuan nè Stradburg do paguajn.

              Përgjigjjuni
            2. N
              Niko Korçari prej Poradeci

              Shume e sakte. Jam dskort 10000 perqind me ty Vito mashtrusi. Se lu topi

              Përgjigjjuni
              1. P
                Patrioti i vertete

                Flitet qe nga 1998, o Mashtrues. Qe Meta ka shume "pazare" te renda te vertetuara me kamera, figure e ze, kjo dihet. Dhe jane pazare te renda, 700 mije dollare nje. Me 24 milion te vjetra ne vit, per te ngrene e jetuar ne Shqiperi, me mace me 12 banjo e vile ne Lalez 2-3 milion dollare e disa apartamente qindramija dollare ne Tirane, nuk mbahet dot ai standard pa keto marifete. Pa le per edukimin e femijeve ne Londer, ku per nje vit duhet minimun 60 mije paund, student fees, shpenzimet e tjera plus qeraja. Te jem une Spak ose Intitucioni i deklarimit te pasurise ja sekuestroj te gjitha dhe i them fillo te jetosh tani sic ke ndermend me keto qe merr para, sic thonte Giuliani ndjek parane dhe kape kriminelin. Kudo ne bote zihen trotuare, por behet tunel kalimi i mbuluar me plywood, dhe nuk ka rrezik kembesori, dhe aprovohet nga Bashkia. Ky eshte gabimi i Veliajt. Na erdhi hici pa asgje nga Skrapari, me opinga ne 90, me pulover me 3 komca nga monizmi e vetem me xhakete e pantallona ter ngritura mbi kaviljet, nje fshatar qe binte era thartire dhe nuk do mend, do kthehej ne hajdut. Dhe ne qe kemi prona, si qindra ne Tirane, nuk i kemi marre akoma, qe nga 90 vijme verdalle. Mos u merr me afatet e Piramides, se nuk ke tru per keto gjera, qe vetem dy fjale ke, Kryeministri LEGEN, Erioni hajdut. Je anetar i kontigjentit digjital, ne mos vete ai. Po te jesh i vertete, je bajat.

                Përgjigjjuni
                1. V
                  Vito mashtruesi, shoku i Nikos

                  Po bashkia ka dhene lejen Meta paska bere pazar?! Kjo eshte cmenduri ta mendosh. Erion Instalacioni ose sekseret e tij marrin per do leje ndertimi qe eshte afro 10 000 m2, nje bakshish 700-800 mije euro para ose ne natyre dhe kane 7 vjet qe e bejne kete. I kane lene targen Like Floririt keta. Shikoni si eshte bere zengjin drejtori i ujesjellesit Tirane, Elton Kacollja, dhe keni modelin.

                  Përgjigjjuni
                2. Z
                  Zdromsi I bashkisë

                  Kjo ështe aferë e Edvinit direkt. Të tjerët janë " mustaqe" . Gjykata gjeti një seri shkeljesh përfshi edhe me statusin ligjor te Boerit ( dashnorit te Ramës) I cili u detyrua te fusë ne dosje nje liçensë të nje arkitekteje fillestare me kategori qe smbulonin kete ndertim. Po me te gjitha shkeljet qe percaktoi gjykata, qe nga kufiri I prones dhe pronesia e saj, deri tek treguesit urbane, Rama fshiu bythen si zakonisht dhe urdheroi Ledia Toten te perpiloje nje VKM te veçante. Kokeboshja Tota edhe sot nuk e di qe VKM nuk ngrihet mbi Ligjin. Po pikerisht prandaj e ka vene Edvin Llapa. Te tjerat jane agjitprop I Mëros për zhurmë pordhistike vs Metës.

                  Përgjigjjuni

                  Lini një Përgjigje