Artur Zheji: Rama nuk ka nevojë të harxhojë energji për këto zgjedhje, prandaj e merr thjeshtë fushatën!

14 Prill 2023, 09:08Politika TEMA

Artur Zheji: Rama nuk ka nevojë të harxhojë energji për

Artur Zheji ka qenë i ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit" , ku ka folur për zgjedhjet lokale dhe fushatën e Partisë Socialiste, e cila u hap në Sheshin Skënderbej me mbjellje pemësh. 

Zheji tha se Rama dhe mazhoranca nuk kanë nevojë të harxhojnë energji të tepërta, për shkak se kundështari është i përçarë, ndaj edhe fushatën e ka marrë thjeshtë! 

"Mendoj se në 2017, kishte një situatë shumë të favorshme Rama dhe tha dua vetëm një timon dhe tepsi. 

Në formë janë metafora që populli i gjërë votues, kur i thua dua timon dhe tepsi, se do hani edhe ju në tepsi, e kupton. Kur thotë fushatë e gjelbër, më duket shume e elaboruar.

Përballë ka një opozitë të përçarë, jep mesazhin që opozitari i bie fizarmonikës dhe fyellit.

Pak a shumë po thonë nuk kemi nevojë për të shpenzuar sepse bashkia është e marrë, nuk ka nevojë për të harxhuar energji për të rikonfirmuar në bashkitë kryesore njerëzit e vetë. E merr thjeshtë sepse e mendon të thjeshtë.

Mendoj se është harxhim energjie propocionale në përputhje me atë që ke përpara.

Nëse ke përpara mamuth ose luan, harxhon energji të tjera. Nëse kë përballë një faktor të përçarë, nuk vjen me kompaktësi", tha Zheji. 

11 Komente

  1. G
    Gerta

    Te gjithe e dime qe qeveria Rama e ka te fituar edhe kete here jo vetem se opozita eshte e percare por dhe ka punuar pafund

    Përgjigjjuni
    1. R
      Rea

      Rama ka veprat qe do e bejne te fitoje dhe kesaj here

      Përgjigjjuni
      1. B
        Besa

        Nuk e merr thjesht jo se ka punuar shume per ta arritur kete dite Rama

        Përgjigjjuni
        1. A
          Ani

          Normal qe i mer lehtesh se ka punuar per kete dite

          Përgjigjjuni
          1. E
            Eno

            Arma me e fort qe ka rama eshte puna e bere ne kete vend

            Përgjigjjuni
            1. T
              Teo

              E meriton te fitoj pasi ka punuar vertet shume

              Përgjigjjuni
              1. G
                Gezim

                asiher se ka pasur te veshtir pasi ka punuar per ta merituar fitoren

                Përgjigjjuni
                1. B
                  Bledar

                  Padyshim qe fitorja ne 14 Maj eshte e PS

                  Përgjigjjuni
                  1. f
                    flori

                    e ka fitu qe ka fillu , kur ske opozite ca do besh tjeter

                    Përgjigjjuni
                    1. K
                      Komunist me Rolex

                      9 komente të gjithë patronazhistë sufllaqe partie! Të njëjtat fjalë ???

                      Përgjigjjuni
                      1. F
                        FOLTORE-NEVOJTORE BERRISHES

                        Pse paska Rolex non grata Berrisha ?

                        Përgjigjjuni

                      Lini një Përgjigje