“Me Escobarin, Alibeaj foli për non grata”, – Deputetja zbardh takimin në PD

13 Prill 2023, 21:20Politika TEMA

“Me Escobarin, Alibeaj foli për non grata”, – Deputetja

Deputetja e Partisë Demokratike Orjola Pampuri tha në një intervistë për Euronews Albania se fakti që përfaqësuesi i lartë i SHBA, Gabriel Escobar takoi Enkelejd Alibeajn në zyrat e reja të PD është tregues i mbështetjes së SHBA.

Pampuri u shpreh se në takimin me Escocar u fol edhe për “non grata”, teksa siç tha PD shprehu qëndrimin e vet të qartë ndaj të gjitha figurave non grata si brenda dhe jashtë partisë.

“SHBA me përfaqësuesin e tyre në Ballkanin Perëndimor kanë një mbështetje ndaj çdo force properëndimore dhe pro euro-atlantike dhe mbështetja ndaj qëndrimit konstant të grupit ishte e qartë. Kjo u duk në faktin që takimi u bë me Alibeajn dhe në zyrat  e reja të PD. 

U diskutua për rekomandimet e OSBE për pastërtinë e kandidatëve dhe u shpreh mbështetja e plotë ndaj PD. Në një vend si Shqipëria të anatemohet një diplomate amerikane, është e papranueshme, ajo shpreh qëndrimin e SHBA. Nuk e kemi dëgjuar në asnjë vend të Evropës të anatemohet një ambasadore. Kemi bërë të qartë qëndrimin tonë ndaj të gjitha figurave non grata, si brenda dhe jashtë PD”, tha Pampuri.

2 Komente

  1. Z
    Zalo feshti

    respekt per Zonjen Pampuri.,Edhe une kam bindjen se tufa e Foltores do katandiset sa nje thele e vogel.jane budallejt e Berishes qe kane iluzione abstrakte se do fitojne me nje person qe Amerika nuk e don

    Përgjigjjuni
    1. X
      XYZ

      Kjo Pampuri Burrelse si dhe Super pjeshka Dhurata Cupi nuk kane lidhje me P.D- ne , por me jaranet e tyre Tropojane se maloket e Sali Krimineit i bejne Deputete dashnoret e tyre...........Lart e me lart shpellaret r Vicidolit.

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje