Alibeaj zbardh bisedën gjatë takimit me Escobar: I tregova gjithë shkeljet e kësaj qeverie

13 Prill 2023, 20:08Politika TEMA

Alibeaj zbardh bisedën gjatë takimit me Escobar: I tregova gjithë

Kryetari i komanduar i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj, ka zbuluar bisedën që ka zhvilluar me zyrtarin e lartë amerikan, Gabriel Escobar, gjatë takimit në Tiranë.

Përmes një interviste për News 24, Alibeaj u shpreh se i ka treguar Escobar të gjitha shkeljet e qeverisë, duke nisur nga aplikacioni “Aktivisti”, terrori mbi administratën dhe ndërhyrja në procesin zgjedhor.

Alibeaj tha se zgjedhjet në Shqipëri vidhen e blihen nga qeveria, duke përdorur edhe shantazhe ndaj qytetarëve.

“Nuk është takimi i parë me Escobar për PD-në. PD ka lindur me bekimin e SHBA-ve dhe marrëdhëniet e saj me SHBA-në janë speciale. Nuk bëhet fjalë për marrëdhënie të informacionit politik, por SHBA është vetë frymëzimi i kombit tonë.

Partinë e bëjnë bartësit e atyre vlerave mbi të cilat u themelua partia para 32 vitesh. Ishte një mbështetje e pastër dhe e qartë që SHBA i jep PD-së, demokratëve dhe shqiptarëve. Nuk e fsheh fare që mbështetja e tyre është impuls i fortë. Ky ishte thelbi i diskutimeve me Escobar, por edhe për zgjedhjet e 14 majit. I shpjegova refuzimin e mazhorancës për rekomandimet tona që kemi çuar në komision. I bëra me dije të gjitha shkeljet, jo vetëm morale e politike që kjo qeveri po bën.

Shkelja sistematike e të dhënave personale me Aktivistin e famshëm, shantazhet dhe terrori në administratën publike që ka marrë urdhër për të bërë vota për qeverinë. Rritjet e pagave e pensioneve, tenderët e pafundëm të kësaj qeverie që i ka lansuar tani. Të gjitha këto janë simptoma më e qartë e dukshme që kjo qeveri zgjedhjet i vjedh, i blen dhe shantazhon qytetarët. Procesi zgjedhor është proces i partive politike dhe i qytetarëve mbi të gjitha”, tha ai.

6 Komente

  1. M
    MOKRARI

    PO IKNI O BYTH PAMBUKE NGA POLITIKA,SE NUK JENI BURRA.JUVE TJU MBESHTESE JO VETEM AMERIKA POR E GJITHE BOTA NUK JENI PER POLITIKE.JUVE JU KA HYRE LEPURI NE BARK PREJ SALI BERISHES .SA TE JETE BERISHA NUK DO KETE PD.

    Përgjigjjuni
    1. A
      Ali..dhe Lali??

      o Alibehaj:Ti nuk i Tregove "Shkeljet" e Qeverise..thjeshte ti i SPIUNOVE themi ne Mileti?? po me "Shkeljet"e Berishes..si ja bere????????????????

      Përgjigjjuni
      1. M
        Mara emigrante ne Itali

        Eeee mor alibaba po per tradhetit e tua kundrej pd dhe qeverise i tŕegove ?keni qe nga 2013 vetem sakoheni nga kjo qeveri ,haroni qe kur ishit ju ne pushtet ishkatreuat te gjitha , e shitet shqiperine ,e varferuat popullin ,e late shqiperine si hale publike ,Kjo qeveri vuri pimat mbi i prandaj ju e shani .populli u mesua te jetonte me 30 mije leket e asistences qe dha sala dhe nuk punonte vidhte ,vriste vellai vellane per nje cope toke ,sa shpejt qe i haroni por populli nuk haron .Fitore PS .

        Përgjigjjuni
        1. T
          Tit Vasili

          Ti ne hengesh mutin , po per Saliun a e hape ate squke apo sta mbajti as ta pemendesh , me te vertete je peme pa kokrra

          Përgjigjjuni
          1. S
            Shqiptari USA

            Alibeu breket i dhjeu! Bej cfare te duash ti bashke me Sale e Like.Nuk ju duan me shqipetaret. Jeni ca minj e ndyre qe doni te nxini ne c'do moment Shqiperine dhe shqiptaret.

            Përgjigjjuni
            1. p
              prokurori

              z.Alibeaj!Të jesh demokrat mbi të gjitha duhet të jesh vetmohus për ballë interesave të kombit.Të jesh vetmohus do të thotë të kesh kurajo civile,të jesh trim dhe me karakter.Ç’farë i tregove z.Eskobar?Shkeljet e qeverisë,duke anashkaluar tërësisht shkeljet e demonit të foltores kryesisht karshi PD-së zyrtare dhe veçanërisht ty si kryetar i komanduar?!!…Çfarë të pengoji?… Asnjëherë s’ mund të pretendohet qënija demokrat kur mbyll në vetvehte,qënijen lepur.

              Përgjigjjuni

              Lini një Përgjigje