Gazetari: Tritoli ndaj Bernard Ndrecës mund të jetë mesazh për Zef Hilën, ai është personazh problematik

13 Prill 2023, 19:42Politika TEMA

Gazetari: Tritoli ndaj Bernard Ndrecës mund të jetë mesazh

Gazetari Artan Hoxha tha se tritoli ndaj Bernard Ndrecës, kreut të Rithemelimit në Vaun e Dejës është mesazh.

“Vendosja e eksplozivit në atë krah dhe një sasi eksplozivi e vogël sigurisht që unë e lexoj më tepër se sa synim për ta eleminuar fizikisht objektivin, e shikoj si një mesazh paralajmërues që shkon ndaj tij.

Pra, nëse autorët do të donin ta eliminonin fizikisht zotin Ndreca, ata do ta vendosnin eksplozivin poshtë sediljes së tij,” – u shpreh Hoxha.

Ndërkaq ai përmendi si një person shumë problematik Zef Hilën. 

Hoxha u shpreh se ish-deputeti ka qenë në SPAK, nën hetim për ngjarje të tjera, ka qenë në gjykim, ka pasur konflikte me persona etj.

Dhe sipas tij, fakti se Ndreca eshte drejtues i fushates se tij, e shton akoma me shume dyshimin se kemi te bejme me nje paralajmerim.

Lini një Përgjigje