
Prezenca e OSBE në Shqipëri i ka dërguar një mesazh politikës shqiptare, një ditë para nisjes zyrtare të fushatës për zgjedhjet vendore të 14 Majit. Ajo kërkon që fushata të jetë paqësore dhe e hapur.
Institucioni që certifikon zgjedhjet dhe vëzhgon zbatimin e standardeve më të larta të tyre, e cilëson 14 Majin si një hap të rëndësishëm drejt forcimit dhe konsolidimit të demokracisë në Shqipëri. në nivel vendor.
“Fushata zgjedhore për zgjedhjet vendore të 14 majit fillon nesër! Një hap i rëndësishëm drejt forcimit dhe konsolidimit të demokracisë në Shqipëri në nivel vendor – shumë punë mbetet për t’u bërë dhe ne jemi të gatshëm të punojmë me ju edhe pas 14 majit.
Ndërkohë presim që të zhvillohet një fushatë paqësore dhe e hapur ku konkurrimi politik të jetë sa më konstruktiv, në zbatim të legjislacionit shqiptar, standardeve ndërkombëtare dhe rekomandimeve të OSBE. Suksese të gjithë kandidatëve dhe qytetarëve”, thotë Prezenca e OSBE në Shqipëri.
Lini një Përgjigje