
Sekretari i Përgjithshëm i PS, Damian Gjiknuri ka komentuar shpërthimin me tritol në makinën e kreu të Grupit të Rithemelimit në Vaun e Dejës Benard Ndreca pak ditë më parë.
Në një intervistë për Euronews Albania, ai tha se ngjarja është kriminale dhe drejtësia duhet të hetojë deri në fund.
Më tej ai tha se ‘foltorja’ e Sali Berishës e ka traditë të akuzojë gjithmonë kundërshtarët, sa herë që ndodh një ngjarje.
“Organet shtetërore duhet të hetojnë, të zbardhin të vërtetën. Inkurajojmë drejtësinë që t’i shkojë deri në fund për të eliminuar çdo lloj akuze.
Akuzat ngrihet aty ku ka mistere. Foltorja berishiane e ka pasur traditë që sa herë të ndodhë një ngjarje të akuzojnë kundërshtarët, pra kjo është një psiqik e tyre politike, më pas del dhe ndonjë ngjarje që mbase dhe inskenojnë vet.
Unë mendoj se ngjarja është kriminale dhe e dënueshme, drejtësia të hetojë dhe të bëjë punën që i takon. Në Vaun e Dejës nuk kam informacion për probleme në lidhje me fushatën elektorale, gara elektorale është e fortë”- tha ai.
Ky eshte nje inskenim nga sale vdekja, pse tritolovihet ne krahun e djathte se po te donin ta vrisnin e kishin vene te shoferi po jane si cadrat pistolete i bej thirrja gjithe shqiperise .shba BE do ta beni zap koleren se epo e humbasim durimin
Njelloj si ne prag te zgjedhjeve parlamentare te 1933 ne Gjermani kur Herman Goaring dogji naten Rajshtagun e Berlinit dhe te nesermen akuzoi Ernest Telman dhe Gjergj Dimitrov si autore te djeg'jes per te perligjur arrestimin e tyre dhe nxjerrjen jashte ligjit te PK te Gjermanise. Identik eshte dhe rasti i Vaut te Dejes ku perbindeshi i Vucidolit akuzon Edi Ramen per te krijuar imazhin e zgjedhjeve nen terror para nderkombetareve dhe per te krijuar alibine me 15 maj per shkakun e humbjes apokaliptike qe e pret perbindeshin e Vucidolit dhe spiunin Agush askush kokeducja me breke neper kembe se eshte shfryre si tollumbace dhe ka filluar premtimet absurde te cilat gjoja do realizoje kur foltorja dhe leshelija te vijne ne pushtet kur te qethen delet.