
Është interesante, po të shikosh mediat pranë PD, sa herë ka zgjedhje.
Pothuajse në çdo palë zgjedhjesh, si të përgjithshme, dhe ato lokale, riciklohet pothuajse i njëjti lajm, se Edi Rama dhe Erion Veliaj nuk shkojnë mirë me njëri-tjetrin, me aludimin se Veliaj do t’i zërë vendin Ramës.
E kanë bërë këtë gjë edhe këtë radhë.
Shkak janë bërë disa batuta të Ramës në drejtim të Veliajt në çeljen e fushatës së PS në Farkë, ku është mbajtur edhe një festë.
Sipas televizionit të familjes Berisha, Rama dhe Veliaj janë përplasur aq ashpër, sa kryeministri nuk shikonte nga Veliaj kur ky bënte selfie.
“Çelja e fushatës së PS për zgjedhjet lokale të 14 majit, konfirmoi edhe një herë përplasjet mes kryeministrit Rama dhe kryebashkiakut Erion Veliajt, të cilët nuk nguruan të thumbojnë njëri-tjetrin, nën justifikimin e batutave dhe humorit.
Takimi festiv që Erion Veliaj organizoi në Farkë, pas shout propagandues me mbjelljen e pemëve, duket se doli jashtë kontrollit, duke arritur kulmin në fjalimin që kryebashkiaku Veliaj mbajti në podiumin para qytetarëve.
Entuziazmin e fjalimit ia fiku Edi Rama, i cili u ngjit në skenë dhe i mori mikrofonin, duke i kërkuar të largohej nga skena.
Ndonëse kjo ndërhyrje u bë në formën e një batute, Rama ishte i qartë në ironizimin e kryebashkiakut Veliaj, duke zhvlerësuar punën e tij dhe vizionin për Tiranën.
Por duket se ky gjest u bë në formë hakmarrje, pasi një ditë më parë ishte kryebashkiaku Erion Veliaj që sulmonte Edi Ramën, duke e akuzuar se kishte lënë kryeqytetin pa ujë.
Në një takim për strategjinë e Ujësjellësit, Veliaj akuzoi Ramën, si kryebashkiakun më jetëgjatë me 12 vite në administrimin e Tiranës, se nuk kishte kryer asnjë investim, duke e lënë furnizimin me ujë si një plagë edhe në ditët e sotme.
Tensioni dhe përplasjet mes tyre ishin evidente edhe gjatë takimit, ku teksa kryeministrit improvizonte me të rinjtë, kryebashkiaku Veliaj u afrua për realizimin e një video-selfie, por u injorua nga Rama, i cili shmangu qëndrimin e pozimit apo qoftë edhe një shikim për videon që po realizonte kandidati për Tiranë.”, shkruan televizioni i familjes Berisha.
Por nëse sheh videon më poshtë, nga kjo “përplasje”, në fakt shikon që jo vetëm nuk ka pasur asnjë përplasje siç thuhet në tekstin e lajmit, po as qefmbetje apo gjëra të tilla.
Kemi thjesht disa batuta të Ramës, të cilat janë të zakonshme për të.
Nuk kuptohet arsyeja pse sajohet gjithmonë një përplasje e tillë e paqënë, ndoshta për t’iu thënë militantëve të tyre se këta po zihen me njëri-tjetrin dhe s’e kanë të gjatë, por fakt është se nuk është se iu ka dhënë ndonjë rezultat si strategji.
Aë më tepër që kanë filluar e përdorin kaq shpesh, madje edhe me ambasadoren Yuri Kim, sa për një fare kohe kaluan edhe në ekstazë, duke thënë se Rama ishte prishur edhe me ambasadoren amerikane, por që pastaj dolën bllof.
Nuk kanë faj në fakt, se të vetmet herë që kanë fituar zgjedhjet, kanë qenë atëherë kur janë zënë socialistët me njëri-tjetrin.
Ndaj dhe e shohin si të vetmen shpresë, që një ditë të vijnë në pushtet.
Vetëm se harrojnë sherrin e tyre, që i ka katandisur si mos më keq.(TemA)
po normale syri tv
Mero gelbaza e di shume mire……..
po po normale vetem zihen rama me lalin hahahahah
Cfare jan keto gjera qe po thoni nuk e kuptoj si arrini ti mendoni keshtu
Nuk e kuptoj keto lajmet nuk e kuptoj Pd qe kapet per gjera nga me te vogla dhe pretendon te vi ne pushtet perseri me njerzit ne krye qe ka qe jan njerzit qe i kan bere dem shqipris dhe duan ti bejn dem perseri
sa gazetare negative qe jeni.Sdini cfare thoni
po e interpretoni sic ju doni.Gazetare te paaft
Na preu meraku shume se kush me ke zihet. Ky vend ka marre fund! Kafsho, merr edhe ik. Mos i hengshin e mos i gezofshin ne breza kush ka vene doren ne djersen e popullit! Nga i pari e tek i fundit, pasardhesit e Enverit.
po le te flasin ato te pd-se se duan te marrin vemendje nga ju ,po te shkretet fitore sdo kene
Le te thone cte duan qeveria Rama po e zhvillon vendin dhe e sigurt qe e kete here me fitore do dalin
Ku kullot ti xhan? Ne qeveri apo tek lali? Keta jane hajdute te paskrupull, po jo aq sa banda kriminale e sali malokut. Po gjithe keto afera me miliona euro kush i ben? Babloku me lali erin.
ata ndoshta duan te flasin per opoziten dhe e kthejne nga Rama e Veliaj,se sdine as te flasin me njeri tjetrin
Mos i shikoni zenkat si pasoje e politkes .Zenkat midis shqiptarve kane karakter krahinor , ambicjeje per pushtet e para , per tu dukur dhe per te ofenduar . Po ti analizosh nje nga nje kemi pakashume kete tablo midis Rames dhe Veliajt . Rama si malesor eshte me i pa permbajtur kur hypen ne pushtet . Kete e vertetojne vitet e tij ne karriket e majme .Kundershtaret e Rames jane realishte vetem intelektualet, qe s'mund tja zhbejne forcen, kur eshte hypur .Rama nuk mban frena as terhiqet nga presjoni i shqiptarve .Ai ndihet keq kur e distancojne vetem Aleatet .Per te tjeret, si brenda Ps dhe Opozites ,ai nuk para tundet .Tipik i karakterit malsor i qyteteruar por jo si Berisha . Veliaj ka te tjera karakteristika si lab .E pranon diktatin e malsorit, kur eshte ne pushtet ,por kur i gjen piken e dobet nuk ka per tja falur.Veliaj eshte me puntor se Rama .Me i thjeshte.Di ta respektoje tjetrin e ta degjoje pa e thumbuar ;sic bene Rama . Eshte me tolerante.Kur gabon ,ne pune e siper ,terhiqet.Nderton mardhenje me paqsore dhe veshtire se te tradheton kur bashkpunon . Rama kete se ka .Jo se zdi ta beje, por ne pozicjonin qe ka si K/M ,do ti shmanget pergjegjsise personale .Velija e pranon ta gjukojne te tjeret Rames as qi i shkon ne mendje .Me teorine, se cdo kush varet nga kembet e tija, i shmanget pergjegjsise, kur vartesit vihen perballe akuzave. Velija ,per pozicjonin qe ka ,eshte me pak i mbrojtur nese gabon .Rama shpesh here K/Bashkiaket i godet ashper dhe nuk i respekton . Kete e di mire Veliaj dhe shpesh i fut furca Rames . Rama disa i ha e te tjerat ja kthen Veliajt duke e ofenduar . Ne se doni me per Belulet me thuani!
filluat juve me intrigat , ka frike te beje nje shaka robi
Rama i merr mikrofonin nga dora Lali Rrenes duke e lene me Rrenen e radhes ne goje. Kjo nuk eshte 'zenie' (larg qofte)...eshte vetem shprehje Dashurie mes dy Rilindasish te mbetur ne tentative.
ne kemi hallin e kriminelit sali me lul braven e alibashen e ju mereni me lali erin
Opozita nuk ka vision zhvillimi te vendit prandaj merret me llogje e shpifje
jane qytetare lol s'jane katunare e shpellare e dijn te tallin cart me idiotat e medies e stanit te shpellarit hahahaha
Vizioni i Lali Erit, ti premtoje (mashtroje:) tiranasve pasi ka qene prej 8 vitesh ne drejtim te Bashkise...Uje per Tiranen! Dhe eshte ky qe para 8 vitesh premtoi ate transportin urban falas e nuk e realizoi (tani sekelldiset kur e premton dikush tjeter). Erion Velia eshte sic thone shkodranet nje fjale te tyren : Fjale e Rrene!
Rrena se mos e hap rubinetin ti per tu lare!! Si saliban shpellar qe je, nje here ne dy tre muaj lahesh. Rri te stacioni i autobuzit derisa te behet falas ne vitin 2075. Na mbyten zhulsat e papune
Qetesohu mo Dake, shko pi ilacet Hajvan / Per Eri Rrenen kam shkruar, nuk te kam palluar Mamane /
Ouuu, Diktatori i Netes Kim Yung Rama, po zihet me Diktatorucin Tironc Lali Fikun e Ahmadinexhadit? E kujt i plasdi trapi se c'fare thone keta te dy? Keta jane te shitur koke e kembe te Cifuteria Komuniste Nderkombetare, dhe nuk perfaqesojne Shqiptaret. I mbajne ne pushtet me serum Parash, se njerezit nuk duan ti shohin me sy.
Po po eshte e vertete u zune keq e pashe edhe ine qe nuk isha fare ary e ishin gati te vriteshin njeri me tjetrin po nuk kishin leva e qysqi se do rriheshin ja kishit marre ju mizerjet pd pordhes Tamam si dhelpra priste ti keputeshin dashi koqet qe te hante dhelpra o mortja qe su ha .
Po po eshte e vertete u zune keq e pashe edhe une qe nuk isha fare ary e ishin gati te vriteshin njeri me tjetrin po nuk kishin leva e qysqi se do rriheshin ja kishit marre ju mizerjet pd pordhes Tamam si dhelpra priste ti keputeshin dashi koqet qe te hante dhelpra o mortja qe su ha .
Aq te felliqura jeni bere ju mediat dhe portalet sa nuk dini cfare postoni
Sipas jush vriten vare
prandaj njeri eshte kryeminister dhe tjetri kryetar bashkie se zihen bashke haahahhaah ca lajmesh qe bejne o zot
E drejt Ata sillen sikur bashkjetojn TE MARIN DHE TAULANTIN TRESHE
E kam qare dhe kete shkrim. Gezuar Ramazonin dhe mos harroni qe po vjen Bajromi.