Tërhiqet nga gara për kryebashkiak, kandidati i PD për Gjirokastrën: Nuk dua t’i shërbej përçarjes

13 Prill 2023, 09:18Politika TEMA

Tërhiqet nga gara për kryebashkiak, kandidati i PD për

Një tjetër kandidat i Partisë Demokratike të drejtuar nga Enkelejd Alibeaj është tërhequr nga gara.

Bëhet fjalë për kandidatin e bashkisë së Gjirokastrës, Shemsho Lamaj i cili ka njoftuar pak çaste më parë tërheqjen e tij nga gara, siç shprhet “për të mos i shërbyer përçarjes së demokratëve”.

Lamaj thotë se pjesëmarrja me dy kandidatë e PD-së në këto zgjedhje, vetëm sa do t’i shërbente më tepër fuqizimit të së majtës.

Reagimi i plotë i Shemsho Lamajt:

Kam kontribuar prej vitit 1991 si student dhe vazhdoj edhe sot të kontribuoj pranë PD-së, për vlerat  që kanë individët, por edhe për lirinë e fjalës dhe si e vetmja forcë që vrau frikën.

Rrugëtimi ka qenë i vështirë, ai ka patur ulje e ngritje. Me miqtë e mi demokrat kemi kaluar shume  sfida, megjithatë sot jemi në një përballje që nuk e kishim menduar dhe që nuk e meritojmë!

Duke marrë shkas nga situata politike dhe gjendja ku sot ndodhet forca politike e PD-së, shumë nga miqtë e mi nga e djathta por edhe të pa kënaqur të elektoratit gri më kërkuan të kandidoj për postin  e Kryetarit të bashkisë, gjë e cila më bëri të hezitoj per vete situaten politike ku jemi, por më vuri  edhe para përgjegjësisë përball këtyre njerëzve që kërkojnë shpresën, të lodhur dhe të zhgënjyer nga politika, të zhytur në varfëri ku përditë përcjellin familjare për në perëndim. Dara e pushtetit nuk ka limte.

Arsyet pse duhet te kandidoja :

– Aderimin në këtë forcë politike prej 1991, ku kam qenë dhe jam  pjesë e strukturave dhe kam qenë  pranë cdo demokrati  edhe ne vitet e vështira

– Kam eksperiencen administrative pasi jam formesuar në kohën që PD-ja ishte në qeverisje.

– Jam në kontakt cdo ditë me demokratët dhe me qytetarët qe nga Dunavati, Manalati deri në fshatin  më të largët të Gjirokastres .

– Kam njohje te konsiderueshme dhe gëzoj respekt si profesionist por edhe si intelektual.

– Përballë kemi nje person nën petkun e pushtetit dhe që e përdor atë kudo dhe mbi këdo.

– Shpresa  e vrarë te qytetarët  e Gjirokastrës  që cdo  ditë  ndjejnë bastisje në qytetin  e kthyer në kështjella  të  heshtura me drynin në porta.

Arsyet pse nuk do të  marrë pjesë në këtë garë ( kjo edhe me miratimin e deges se PD Gjirokaster):

– Nuk dua që ti shërbej përçarjes të së djathtës, sepse ka patur një rrugëtim të vështirë dhe me  shumë pengesa.

– Me keqardhje, por demokratëve ju duhet kohë për te vecuar liderin shpirtëror nga e ardhmja (fali Zot se nuk dinë se cfarë bëjnë).

– Nuk  dua që të ndizet debat midis demokratëve dhe ti vendosim epitete të paqëna  njëri -tjetrit.

– Sot jemi në një lëvizje kaotike dhe si intelektual nuk duhet ta nxis kaosin por të vendos para  përgjegjësisë ata që për arsye  personale dhe familjare vendosin përballë demokratët.

Duke qenë  se cdo gjë do  kohën e vet  për tu maturuar, unë me qytetari dhe me pjekuri ,me nderim për cdo demokrat ju bëj  thirrje që të lini emocionet por të kthjelloheni dhe të analizoni se janë  momente historike dhe me pasoja socialo-ekonomike.

I bindur se dualiteti i kandidaturave te djathta do te avantazhonte te majten, por edhe ju te nderuar demokrat nuk duhet ta mbartni  turpin e mos votimit te PD-se dhe te votoni nje parti te majte, pasi ishte kjo force politike qe na nxorri ne opozite ne 2013, qe largonte pa meshire demokratet nga puna, ishte kjo force politike bashkepergjegjese per represionin ne 2014 mbi fshatin Lazarat qe me nje brutalitet  te pashoq terrorizuan  popullin atje duke  u shkaterruar pronen, duke I burgosur djemte e fshatit edhe me Burgim te perjetshem  ( kujtojme qe PS ne ate periudhe nuk mund te qeveriste e vetme si dhe Ministria e drejtesise drejtohej nga LSI ), per  kanabizimin e vendit ,  miratimin e reformes per ndarjen administrative  e cila favorizon teresisht PS  dhe te tjera mekate qe kane rene mbi kurrizin tone .

Nuk mund të  bujtni te nderuar demokrat  në shtëpinë e tjetrit e ta ndjeni veten zot. Cdo shtëpi  ka probleme, por  ti zgjidhim te  shtëpia  jonë e cila është  vetëm  një  – PD.

Koalicione  janë bërë  edhe  më parë, para dhe pas zgjedhore, por PD-ja nuk ka lëvizur.  Kanë  ardhur  dhe ikur, por jo demokratet;  Nuk është  në dinjitetin e tyre tjetërsimi dhe aq  më keq  vota  e tyre  majtas!

Terheqja nuk eshte braktisje e frontit por nje mundesi  per te konceptuar te gjithe   te ardhmen dhe nuk eshte lufte per pushtet por   vizion .

Do vazhdoj te udheheq betejen elektorale per te mbledhur vota per Partine Demokratike.

4 Komente

  1. I
    Ilirjan

    Po ben ate qe i shkon pershtatshme saliut... Llafe te bukura, por veprimi REALISHT i sherben "non grates"... Nuk do ta beni kokrren e hajrit... Bythlepires... Burrece! Eshte Shqiperia qe ka nevoje per opozite, me shume se askush, por me mire pa ju... Karagjoze!

    Përgjigjjuni
    1. 1
      1

      Plehra e radhes.Ose je blere ose je shantazhuar,zgjidh e mer kush te ri me mire e leri justifikimet

      Përgjigjjuni
      1. D
        Dulla

        Shemsho te ngrente tenja, te ka hyre loqia brenda.

        Përgjigjjuni
        1. G
          GOLASHI

          Korcan misri pa koqe. Berishisto-komunnisto--tritanist.

          Përgjigjjuni

          Lini një Përgjigje