Rama nga Durrësi: Berisha-Meta dy hijet e së kaluarës, Igli Cara kukull e tyre

12 Prill 2023, 20:09Politika TEMA

Rama nga Durrësi: Berisha-Meta dy hijet e së kaluarës, Igli Cara

Pas Tiranës, kryeministri Edi Rama ka hapur ditën e sotme fushatën elektorale të PS-së për zgjedhjet e 14 Majit në qytetin e Durrësit. Njësoj si në kryeqytet, edhe në qytetin bregdetar, takimi me qytetarët u mbyll me mbjelljen e pemëve, në zonën e Vollgës.

Gjatë fjalës së tij, Rama tha se qyteti i Durrësit ka arritur një transformim rrënjësor dhe se do të kthehet në një nga destinacionet më të kërkuara në Mesdhe. Ai tha se vijon puna për dy portet e qytetit, po ashtu për ndërtimin e hekurudhës Tiranë-Durrës dhe projektet e ndërmarra nga bashkia.

“Potenciali i Durrësit është i jashtëzakonshëm, me investimet e reja masive që do bëjmë, Durrësit do ketë një transformim rrënjësor dhe do kthehet në një nga destinacionet më të kërkuara në Mesdhe. Kjo do të thotë se do rriten mundësitë për punë dhe jo vetëm kaq, do kenë punë më të mirëpaguara. Në Durrës janë dy porte kyçe, për të dyja këto porte jemi në proces. Me portin turistik ka filluar të vendoset baza e kantierit dhe do vijojnë intensivisht punimet. Në Porto Romano kemi një përmasë ushtarake për të krijuar një baze operacionale të NATO-s në njërin krah të portit. Kur po vija po shikoja edhe bazën e hekurudhës. 

Me linjën e re hekurudhore dhe me trenat e rinj që do vijnë, një tjetër infrastrukturë e rëndësishme do t’i shtohet Durrësit,. Ashtu sikur po vijojmë me punën me qeverinë e Kosovës për hekurudhën nga Durrësi drejt Kosovës që mundëson një tjetër hyrje të mallrave në të gjithë rajonin. Janë edhe projektet e bashkisë për të cilat ne komunikojmë me Anin vazhdimisht. Besoj e keni parë kantierin e shëtitores së plazhit. Po punojmë edhe me projektin e zgjerimit të rërës. Do kthehet e gjithë ajo hapësirë fantastike që ka qenë dikur kur akoma plazhi nuk ishte ngushtuar nga ndërtimet e reja”- u shpreh Rama.

Edhe ditën e sotme, Rama nuk la pa sulmuar dyshen Sali Berisha - Ilir Meta, duke i kosnideruar si hije të së kaluarës dhe kandidatin Igli Cara, e ka konsideruar si kukull të tyre.

“Dua të mbyll duke u kërkuar të gjithëve të bëni një krahasim shumë të thjeshtë. Përfytyroni çfarë pafytyrësie duhet për të ardhur këtu dhe për të kërkuar votën e qytetarëve të Durrësit për ta kthyer Durrësin mbrapa , aq mbrapa sa të kthehet në një qytet ku vendosin dy hijet e së kaluarës me një kukull që kanë vendosur këtu. Nuk kam asgjë me kukullën e vendosur këtu, por Durrësit i duhet të vazhdojë përpara. Është e pamundur që Durrësit ta cojë nëpërmend se mund të kthejë drejtimin dhe të lërë rrugës gjithë këto gjëra të mëdha që janë nisur tanimë për t’u futur në një cep të errët. Është momenti që të fillojmë edhe këtu me mbjelljen e disa pemëve. Fushatat shkojnë e vijnë”-tha Rama.

Lini një Përgjigje