
Kandidati i Partisë Demokratike të grupimit të Enkelejd Alibeajt në zgjedhjet lokale të 14 majit, Roland Bejko, i ftuar në “Debat” me Alba Alishani në A2CNN ka folur në lidhje me programin e tij për këto zgjedhje.
Ai është fokusuar më së shumti te vizioni, siç e quajti ai, për Tiranën, ndërsa shtoi se pikat e programit të tij, ai do t’i shpalosë në ditët në vijim. Sipas Bejkos, këto zgjedhje janë mbi të gjitha politike për vetë situatën ku ndodhet sot jo vetëm politika shqiptare, por edhe vetë Partia Demokratike.
Z. Bejko, një ditë më parë ju bëtë njoftimin ku thatë se e keni gati programin për Tiranën, por që ende nuk është bërë publik. Cilat janë disa nga pikat kyçe të këtij programi?
Me shtyllat konkrete të programit, do njiheni në ditët në vijim. Në ditët në vijim do të zhvillojmë takime publike, ku qytetarët do të njihen me të gjitha propozimet tona për Tiranën. Janë 15 propozime që ne kemi për Tiranën, por përtej këtyre propozimeve, ne i konsiderojmë këto zgjedhje, jo vetëm vendore, por edhe politike. Për vetë situatën në të cilën gjendet politika shqiptare dhe veçanërisht Partia Demokratike prej më shumë se dy vitesh. Situata e PD sot nuk është situata që do donim ta kishim atë. PD sot është e ndarë në disa pjesë. Kemi një Parti Demokratike zyrtare dhe një grupim që e ka marrë me vete z. Berisha dhe ka hartuar një listë me emrat së bashku me Ilir Metën, një koalicion dhe i thotë demokratëve që ejani e votoni atë listë.
Ore kush jane propozimet...prape politike....po more 1200 vota ti.....
1 ) Do vjedhim njiher ne 2 -vjet Thesarin e Shtetit (sepse nuk kemi vend ku depozitojme Floririn ) 2 ) Do Vrasim me shume shqiptare qe do kundeshtojne Pushtetin e Bandes se Lalzit 3) Jovem Kryeministria por edhe gjithe ndertesat rreth KM edhe vet Bordellua e PD-s do mbushet me snajper palrt mbi Cati . 4 ) Do dhurojme 1/2 e Teritorit Shqiptare miqve Greko Serb 5 ) Institucionet do mbushen me Militantet tane trima dhe do zbythen te gjithe qytetaret e PS-s 6 ) Do rriten Pogramet e degjenerimit te rinise ,per ta mbajtur nenKontroll dhe lejohet Droga falas 7 ) Do anullojme te gjtha Kontratat e bera nga kjo Qeverri bee me investoret Stradegjike 8 ) Do shesim Dronet e blera dhe Helikopteret e Ushtrise ne vendet Arabe e Afrike 9 ) Do zvogelojme Ushtrine ne nji Kazerme ,sipas deshirave te miqve Greko-Serbe -Ruse 10 ) Do prishen Aerportet qe kan flluar si ai i Vl dhe ndryshohet emri i Avioneve 11 ) Do ta shpallim Shqiperine shtet Autonome brenda Greqi-Serbis dhe do kerkojme qe Kosova ti bashkohet Serbise Ju faleminderit votuesit shqiptare per besimin qe na jep . Poshte Komunizmi .Edi Ik !
Zoti Bejko ! Qendro fort kini perballe Mosken dhe pefqsuesit e ssj ne Shqiperi Berisha, Meta, Mediu ,Noka etj. Spiunat e sigurimit te shtetit frontin Antismerikan ne Shqioeri. Ndaj si hapi dosjet Saliu per 32 vjet. Ju jeni e ardhmja progresi ata jane llumi e shkuara.