
Në kuadër të fushatës elektorale për zgjedhjet bashkiake të 14 majit, kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një takim sot me banorët në Lezhë dhe pas takimit, si në çdo qytet tjetër janë mbjellë pemë.
Gjatë fjalës së tij, Rama theksoi se kjo fushatë ndryshe e Partisë Socialiste do jetë në dobi të qyteteve, duke shmangur sipas tij ndotjen dhe shpenzimet e kota me materiale propagandistike.
“Jemi këtu sëbashku me ju të gjithë për të vijuar një pjesë të këtij rrugëtimi drejt 14 Majit. Sepse ne kemi vendosur që nje pjesë të fondeve të partisë për fushatën elektorale ta kthejmë në një donacion pemësh për të gjitha bashkitë duke shkurtuar një pjesë të shpenzimeve për skena e materiale propagandistike të cilat kushtojnë shumë, por nuk lënë asgjë pas për njerëzit apo qytetin, përveçse rrisin ndotjen vizuale, akustike. Ju keni parë që shpesh vihen postera në mure e pastaj bien si lëkurë të sëmura.
Duke heq një pjesë nga këto ne i kemi kushtuar pjesën e parë të fushatës kryesisht mbjelljes së pemëve bashkë me kryetarët e bashkive dhe më vjen mirë që sot vijmë në një bashki që pas 4 vitesh, me Pjerin Ndreun është krejt ndryshe. Nuk po them që çdo gjë këtu është krejt mirë sepse atëherë do flisnim për diçka magjike, por ka vetëm punë të palodhur për të mbushur një pafundësi gropash të trashëguara nga e shkuara dhe të ecim përpara. Kush ka mendje dhe sy e sheh dallimin e madh mes Lezhës dje dhe Lezhës sot”, tha kreu i qeverisë.
Edhe sot, Rama nuk e shmangu sulmin ndaj dyshes Meta-Berisha, duke iu drejtua qytetarëve që të mos bëjnë një gabim e të votojnë data. Kryeministri tha se për aq kohë sa Berisha nuk bëri asgjë kur nuk e kishte “damkën Non Grata”, nuk mund të bëjë kurrsesi asgjë më shumë.
“Fatkeqësi që të kthehej pas në duart e atyre që është shumë kuptimplotë, por është njëkohësisht dhe shumë e hidhur në 30 vite që kur ka zgjedhje vendore demokratike nuk kanë arritur të krijojnë një shembull të një bashkia apo komune që nën drejtimin e tyre nuk ka shkuar mbrapa, por përpara. Tropoja ka ndryshuar aq sa nuk ka ndryshuar për 25 vjet, ne mund të të tregojë Malësinë e Madhe, Kukës, e s’po flas për Bashki të tjera që kemi qeverisur për një kohë më të gjatë. Këto nuk janë zgjedhje kombëtare dhe as për t’i parë politikisht gjërat.
Dhe po t’i shohim është e pakonceptueshme që ta çosh votën te një njeri që izolohet, siç është izoluar kryetari, u premton çudira që nuk i bëri as nuk nuk kishte damkën. Dy hije të së shkuarës dhe që duan të kapin ça të kapin, një bashki këtu, një atje, për hallin e tyre për t’i treguar botës që duhet të kaloni nga ne dhe se sado na damkosni ju, ne jemi këtu”, tha Rama.
Ai non grada te prese humbjen perseri
Lezhen e keni bere shume te bukur
I keni dhene nje zhvillim shume te madh qytetit te lezhes,bravo keshtu vazhdoni.
E keni fitoren te garantuar ne 14 maj,bravo keshtu vazhdoni.
Rendesi ka qe fitoren do e marri vetem partia me e mire PS