‘Rithemelimi’ akuzoi se diplomatja e emëruar në Turqi është gruaja e një trafikanti droge, reagon Ministria e Jashtme

13 Prill 2023, 20:17Politika TEMA

‘Rithemelimi’ akuzoi se diplomatja e emëruar në Turqi

Ministria e Jashtme ka hedhur poshtë akuzat e opozitës në lidhje me emërimin e Juna Harkës si sekretare të dytë në Konsullatën shqiptare në Stamboll, sipas të cilës thuhej se ishte e martuar me kreun e një bande droge. 

Sipas Sinistrisë së Jashtme Juna Harka me dokumente zyrtare rezulton se pamartuar. Më tej Ministria sqaron se ajo është emëruar, por nuk ka marrë zyrtarisht detyrën, pasi gjatë kësaj periudhe ka qenë në proces verifikimi, në përputhje me ligjin. Ndërkohë që gjatë këtij procesi verifikimi, Harka ka kërkuar që të tërhiqet për arsye personale.

"MEPJ garanton qytetarët e Republikës së Shqipërisë që do të vijojë të zbatojë ligjin. Nisur nga akuzat e bëra sot në drejtim të Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme mbi emërimin e shtetases Juna Harka, sqarojmë se emërimi është bërë bazuar në ligjin nr 23/2015, “Për shërbimin e jashtëm të Republikës së Shqipërisë”, neni 31, pika 3, që parashikon emërimin për nevoja të veçanta diplomatike të ekspertëve jashtë shërbimit të jashtëm, të cilët zotërojnë njohuri dhe ekspertizë, sipas specifikave të pozicionit të emërimit.

Për dijeni të opinionit publik, në jetëshkrimin e paraqitur pranë MEPJ rezulton se shtetasja në fjalë plotëson të gjitha kushtet. Ajo ka përfunduar studimet e larta jashtë vendit për marrëdhënie ndërkombëtare, zotëron tre mastera dhe ka një përvojë të gjerë në mësimdhënie, gazetari dhe botën akademike. Për më tepër znj. Harka, e cila është lindur e rritur në familje diplomatësh zotëron shkëlqyer katër gjuhë të huaja, ndër të cilat gjuhën turke.

Bazuar mbi këto kritere e cilësi është bërë fillimisht emërimi i saj në Konsullatën e Përgjithshme të RSH në Stamboll. Në kuadër të transparencës dëshirojmë të nënvizojmë faktin se në dokumentat zyrtarë (çertifikatë familjare) znj. Harka rezulton e pamartuar.

Pas emërimit, ajo nuk e ka marrë detyrën, pasi gjatë kësaj periudhe ka qenë në proces verifikimi, në përputhje me ligjin. Informojmë se gjatë këtij procesi verifikimi,  znj. Harka i ka kërkuar Drejtorisë së Burimeve Njerëzore në MEPJ të tërhiqet, për arsye personale.

Edhe njëherë konfirmojmë se shtetësja Juna Harka nuk ka shërbyer asnjë ditë në Shërbimin e Jashtëm të Republikës së Shqipërisë, nuk ka pasaportë diplomatike dhe nuk ka gëzuar për asnjë moment imunitetet dhe privilegjet që të jep statusi i diplomatit. Rrjedhimisht nuk ka patur asnjë komunikim me autoritetet turke për këtë emërim.

Faktet e mësipërme dëshmojnë se gjithçka që i është servirur sot opinionit publik vetëm për arsye politike janë akuza të pabaza dhe  keqinformim. MEPJ garanton qytetarët e Republikës së Shqipërisë që do të vijojë të zbatojë ligjin"- thotë MEPJ.

11 Komente

  1. G
    Gabriel

    Me ato që po thua tregon se opozita po thotë të vërtetën!

    Përgjigjjuni
    1. C
      Communist Colombia Banana Hashish Albanistan....lo

      rezulton se pamartuar....?! emeruar por ska fillluar akoma pune.....?! = Analbanistani i Ramushit, Kolumbia e Evropes....lol

      Përgjigjjuni
      1. I
        Ilir

        "Baltozita"... sepse prodhon vete balte e NEGATIVITET. Shqiperia e mjere... me skipetare te DHJERE.

        Përgjigjjuni
      2. S
        Sheqeri

        Ne letra rezulton e pamartuar... argument kari. Ajo prandaj eshte terhequr sepse pavaresisht letrave dihet se me qihet. Qirja me person problematik nuk behet me letra por ti ben letrat mut. Megjithate eshte e drejte e saj te beje jeten qe do.

        Përgjigjjuni
        1. K
          Kostaq Badole

          Dmth kur u doli sheshit i thane terhiqu se mori muti shalet. Dashnoret e horrave ne ambasada, turp

          Përgjigjjuni
          1. R
            Real

            Eshte terhequr per aresye personale. Per aresye personale se i doli byca jashte asaj dhe ministrise . Po nuk mujtet te benit emerimin pasi te bejshit verifikimin. Ptu rrace hajdudash pa moral gjithe ripjellja e shalegjatit.

            Përgjigjjuni
            1. A
              Albanistan

              Po si pa kuptim, në fillim wmërohet w pastaj verifikohet?????!!!!!! Justifikim foshnjarak çka trehon se janë kapur gafil dhe pasi ka plas skandali i kanl thënë dorhiqu

              Përgjigjjuni
              1. K
                Kris

                Nuk eshte detyre e ministrise te gjeje me ke flene diplomatet

                Përgjigjjuni
                1. L
                  Liria

                  Nuk eshte as detyre e Rithemelimit se me ke fle ministrja Xhacka...

                  Përgjigjjuni
                2. P
                  Pensionisti i Porcelanit

                  Juna Harka nuk eshte e martuar, ehste vajze moderne, bashkejeton me krimin si te gjitha femrat shqipatre VIP. Edhe Xhacka me dokumente nuk rezulton e "e martuar" sipas modes se tejkaluar, nganjehere "bashkejeton" me oligarkun.

                  Përgjigjjuni
                  1. G
                    Go West

                    Keta njerez promovohen ne detyre nga institucione dhe nepunesa te mirepaguar pikerisht per te verifikuar figuren e njeriut qe rekomandojne. Detyre e Ministrit dhe Kryeministrit sot eshte te ndeshkoje, siç e meritojne nepunesit e mirepaguar, qe per syleshllek apo ne konflikt interesi, kane propozuar shoqen (me shume se bashkeshorten) e nje trafikanti. Kane fyer krejt Boten Shqiptare e ju kane dhene te drejte atyre qe na bullizojne. Ne se nuk ndeshkohen me emer dhe me mbiemer keta persona te paguar nga ne, qe na presin rregullisht ne bese, do te jete nje turp i madhe.

                    Përgjigjjuni

                    Lini një Përgjigje