Astrit Patozi: Shifrat e 6 Marsit, konfirmim se Berisha ishte shumicë e pakicës

24 Mars 2022, 22:10Politika TEMA
Astrit Patozi: Shifrat e 6 Marsit, konfirmim se Berisha ishte shumicë e

Astrit Patozi ka komentuar situatën në të cilën ndodhet Partia Demokratike.

Gjatë fjalës së tij, Patozi tha se rezultatet e 6 Marsit e dëshmuan se cila nga palët e PD-së ka mbështetje më të madhe.

Astrit Patozi: Beteja në PD nuk është çështje juridike. Shifrat janë të qarta. 6 Marsi e dëshmoi. Shifrat ishin konfirmim se Berisha ishte shumicë e pakicës.

Në rastin konkret, unë nuk e paragjykoj vendimin e gjykatës, nuk ka vlerë. Ata prapë se prapë janë dy grupime që duhet të marrin një vendim. 6 Marsi është një provë më konkrete që i bën të dyja palët të reflektojnë dhe nuk kanë pse të presin gjykatën.

Mua më shqetëson gjuha që palët i drejtohen njëra-tjetrës. Berisha ka dhënë ca shembuj, për shembull nuk thonë më Lulzim brava. Këto të foltores, nuk e kanë zbulur gjuhën. E kanë tensionin shumë më të madh, si në kohë lufte.

1 Komente

  1. S
    Sokoli

    A eshte e vertet se 6 marsi nxori fitues Berishen ne garen midis tij dhe Lulit ? Po ata te LSI -se ku jane? Te gjithe demokrate jane ata qe votuan per " Shtepine e Lirse " ? Po per shtepine e MOnikes nuk votoi mjeri ?

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje