Avokati i Popullit, takim zyrtar me Koordinatoren e OKB-së në Shqipëri

20 Shkurt 2026, 10:21Politika TEMA
Avokati i Popullit, takim zyrtar me Koordinatoren e OKB-së në

Avokati i Popullit i Shqipërisë, z. Endrit Shabani, priti në një takim zyrtar Koordinatoren e Përhershme të Kombeve të Bashkuara në Shqipëri, znj. Ingrid Macdonald.

Ky takim vjen edhe pas marrjes nga Z. Shabani të mandatit si Presidenti i Organizatës së Avokatëve të Popullit të Mesdheut (AOM).

Gjatë bisedës, vëmendja u përqendrua te gjendja aktuale e të drejtave të njeriut në Shqipëri dhe te domosdoshmëria e një angazhimi të koordinuar mes institucioneve vendase dhe aktorëve ndërkombëtar. Z. Shabani dhe znj.

Macdonald nënvizuan se mbrojtja e të drejtave të njeriut dhe konsolidimi i shtetit të së drejtës mbeten shtyllat kryesore mbi të cilat duhet të mbështeten përpjekjet e përbashkëta për të përshpejtuar rrugën e progresit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian.

Në këtë kuadër, u diskutuara mbi rëndësinë e sinkronizimit të punës së Avokatit të Popullit me agjencitë e OKB-së.

Znj. Macdonald vlerësoi vizionin e ri të institucionit dhe rikonfirmoi mbështetjen e Kombeve të Bashkuara për nismat që synojnë forcimin e institucioneve demokratike dhe garantimin e një shoqërie më të drejtë e transparente për të gjithë qytetarët shqiptarë.

1 Komente

  1. L
    Loni

    Kush eshte abokati i popullit ky i gjati

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje