Avokati: Jam i bindur, çështjes së Gërdecit do t’i shkohet deri në fund

23 Janar 2023, 09:20Politika TEMA

Avokati: Jam i bindur, çështjes së Gërdecit do t’i

Avokati Idajet Beqiri shpreh bindjen se çështjes së Gërdecit do t’i shkohet deri në fund.

Në emisionin “Review” në Euronews Albania, Beqiri tha se këtë bindjen e ka krijuar, pasi SPAK-u ka marrë të pandehur ish-ministrin e Mbrojtjes, Fatmir Mediu.


“Janë hapur faktikisht. Nëse flasim për dosjen e Gërdecit, është rihapur. Këtë nuk e dimë ne, e di organi i akuzës që ka bërë hetimin.

Unë besoj se do i shkohet deri në fund. Përderisa ka marrë të pandehur edhe ish-ministrin e Mbrojtjes, do ta çojnë deri në fund. Kam bindje për këtë gjë”, theksoi ai.

Lini një Përgjigje