Gazetari: Altin Dumani e njeh dosjen e 21 janarit, ka qenë prokuror në Apel!

22 Janar 2023, 20:50Politika TEMA

 

Gazetari: Altin Dumani e njeh dosjen e 21 janarit, ka qenë prokuror në

Gazetari i Euronews Albania, Eni Ferhati thotë se kreu aktual i SPAK-ut, Altin Dumani e njeh shumë mirë dosjen e 21 janarit.

Ferhati u shpreh se asokohe kur ndodhi ngjarja, Dumani ka qenë prokuror në Apel ku e ka ndjekur dhe ka përgatitur një raport për këtë çështje.

“21 janari nuk mund të mbyllej, në gjykimin tim personal, me dënimin e vetëm dy personave, ndërkohë që në pyetje, të dyshuar u morën një sërë zyrtarë të kohës. Kemi parë me pamje filmike që ato nuk ishin vrasje nga pakujdesia, të shpjeguara edhe nga ekspertë që e njohin mirë pëdorimin e armëve të zjarrit. Edhe për prokurorët në atë kohë ka qenë një vendim absurd ky, qoftë për prokurorin Shkëlqim Hajdari, qoftë për prokurorin Altin Dumani.

E vetmja e dhënë që mund t’i krijojë shpresë mazhorancës është edhe fakti që kreu i SPAK-ut ka qenë prokurori i Apelit për çështjen dhe e njeh shumë mirë dosjen. Është ballafaquar në Apel, ka përgatitur një pjesë të raportit bashkë me kolegun e tij atë kohë. Për sa kohë, prokurorët në atë kohë në Apel, kërkuan “vrasje me dashje” për zyrtarët e Gardës së Republikës, patjetër që ato kanë pasur një bindje referuar provave, materialeve dhe hetimeve”, theksoi ai.

3 Komente

  1. L
    Llalla 3 s'ndryshon asgje per ne !

    Vetem po te jeni pa tru ne koke te mendoni se ky tipi do qisi kemben nga Rrethi i Kuq ! Beni niiher nji Recherch ku eshte Diplomuar ky dhe kush kan qen ata qe e kan mebshtetur ne Kariere . Nqs ka eshte Diplomuar ne Shqiperi ,eshte asgje per Ne nji Llalla numer 3 !

    Përgjigjjuni
    1. K
      Keli

      Lajm leshi. Se cfare lidhje ka e ca ndryshimi sjell se dime. Pyeteni nje here gasetarin po ne shpalljen e pavaresise ka qene?

      Përgjigjjuni
      1. V
        Vlora.Vlora

        Shikoni koken e ketij dhjarit dhe do kuptoni sa pune do beje ,shqiptaret presin kot ,keta kane bere marveshje me njeri tjetrin qe mos te preken, deri dje thoshin gjykatat i ka saliu sot thone per ramen .dhe loja vazhdon

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje