Pas 12 vitesh zbulohet si e shpiku Sali Berisha vrasjen e protestuesve me famëkeqën çadër-pistoletë

21 Janar 2023, 16:58Politika TEMA

Pas 12 vitesh zbulohet si e shpiku Sali Berisha vrasjen e protestuesve me

Prej shumë kohësh e kam pyetur veten se si Sali Berisha e shpiku historinë e “çadrave pistoletë”, një armë misterioze të cilës mbrëmjen e 21 janarit 2011 i atribuoi vrasjen e 4 protestuesve nga vetë socialistët, por që në të vërtetë u masakruan nga Garda me urdhër të tij. Për shumë kohë mendoja se ajo çadër pistoletë ishte thjeshtë frut i fantazisë së tij perverse që e kishte shtyrë përherë të shpikte mijëra gjëra të tjera.

Po tamam 12 vite më pas, gjeta më në fund dhe krejt rastësisht përgjigjen: çadra pistoletë nuk ishte një shpikje e tij, por frut i kulturës së tij personale. E kishte studiuar në shkollë, gjatë leksioneve mbi truket makabre të përdorura nga policitë sekrete marksiste-leniniste që mesa duket i frekuentonte me interes dhe pasion.

Historia e vërtetë e çadrës-pistoletë tregohet në muzeun e spiunazhit në Berlin. E dokumentuar me video dhe foto ajo armë quhet “çadra bullgare” pasi ishte përdorur për herë të parë për vrasjen e disidentit bullgar Georgi Ivanov Markov, një shkrimtar dhe gazetar me 11 shtator 1978 në Londër nga shërbimet sekrete komuniste. Ishin pikërisht ata që shpikën një çadër në të cilën kishin fshehur një sistem goditje që qëllonte një gjilpërë të mbushur me helm me të cilën Markov u godit ndërsa po shkonte te BBC. Vdiq i helmuar pas një agonie të shkurtër. 

Një histori që ruhet në librat (dhe në muzeumet e horroreve komuniste) që mbrëmjen e 21 janarit 2011 Sali Berisha ripeshkoi nga kujtimet e tij politike dhe u përpoq ta përdorë për të akuzuar socialistët si autorë të vrasjeve në boulevard. Falë një video të publikuar nga televizioni im, i lirë dhe i guximshëm, që tregonte se ishte Garda që kishte qëlluar duke vrarë, e vërteta shpejt doli në dritë. Çadra pistoletë u transformua keshtu në një nga shumë gënjeshtrat shpeshherë qesharake me të cilat për 30 vite Sali Berisha mashtron shqiptarët. Të paktën këtë herë e zbuluam origjinën e gënjeshtrës së tij dhe historinë tragjike që kishte mbrapa./ (C.B) Shqiptarja.com 

Pas 12 vitesh zbulohet si e shpiku Sali Berisha vrasjen e protestuesve me

9 Komente

  1. P
    PD

    SALIU I ZI ME MENDJE E ZEMER STERRE !

    Përgjigjjuni
    1. k
      k

      Shtet i vdekur me shtetas të degraduar.

      Përgjigjjuni
    2. J
      John Qelbashi

      Cadrat pistolete. Nje mut muti Sali Berisha qe me e pakta duhet sulmuar dhe cuar si Zogu ne mergim

      Përgjigjjuni
      1. A
        Asgje nuk harrohet

        Alfred Gega eshte doktori i spitalit ushtarak qe tha jane vrare nga afer njeri me tjetrin protestuesit. Sot Alfred Gega kandidon per kryetar te bashkise Maliq per patine Foltore dhe LSI-nore.

        Përgjigjjuni
        1. P
          Pa Heronje shqiperia nuk behet .

          32 vjete Saliu apo edhe ata muterit e tjere kope ,,Ju ka vrare ,Ju ka degjeneruar te gjithe Popullin Shqiptare ..dhe si ka hyre nje gjemb ne kembe.. Keshtu qe AI jetojnse Sheik duke Ju shpelare Trute nje pjese ,here here me milionat e vjedhur here here me Florrite e tije dhe tani qe u martua me Ilirin e Monikes po tall bythen perseri , poe Ju si Popull....Shqiperia nuk behet kure pa u Eleminuar nje pjese e Kastens te vjeter ..ish Politikane ,ish Gjykates,ish Prokurore,ish Police dhe ish e ish kush Ju ka shkuar mbas avazit ketyre ,duke jua Realizuar gjjitucka qe kerkonin keta ..

          Përgjigjjuni
          1. P
            Pa Heronje shqiperia nuk behet .

            32 vjete Saliu apo edhe ata muterit e tjere kope ,,Ju ka vrare ,Ju ka degjeneruar te gjithe Popullin Shqiptare ..dhe si ka hyre nje gjemb ne kembe.. Keshtu qe AI jetojnse Sheik duke Ju shpelare Trute nje pjese ,here here me milionat e vjedhur here here me Florrite e tije dhe tani qe u martua me Ilirin e Monikes po tall bythen perseri , poe Ju si Popull....Shqiperia nuk behet kure pa u Eleminuar nje pjese e Kastens te vjeter ..ish Politikane ,ish Gjykates,ish Prokurore,ish Police dhe ish e ish kush Ju ka shkuar mbas avazit ketyre ,duke jua Realizuar gjjitucka qe kerkonin keta ..

            Përgjigjjuni
            1. t
              titi

              krimineli me i madh ne vendin tone turp ti vije

              Përgjigjjuni
              1. K
                Kevi

                Kriminel i poshter

                Përgjigjjuni
                1. O
                  Olt

                  Ishalla po te denojne ty

                  Përgjigjjuni

                  Lini një Përgjigje