AXHENDA/ Këshilli i Lartë Gjyqësor mblidhet nesër, s’e ka ndërmend të diskutojë për bllokimin e proceseve

19 Tetor 2025, 17:30Politika TEMA

AXHENDA/ Këshilli i Lartë Gjyqësor mblidhet nesër, s’e

Këshilli i Lartë Gjyqësor mblidhet nesër në mëngjes, ku sipas axhendës ka disa çështje në rend të ditës të krakterit emërues administrativ. Sipas axhendës, nuk ka asnjë pikë diskutimi mbi ngjarjen e rëndë të ndodhur në Elbasan, ku një prokuror ka arrestuar avokatin që është palë në sallën e gjyqit.

Kjo ngjarje ka shkaktuar një përplasje të madhe, sa që avokatët e Shqipërisë kanë venosur bojkotimin e proceseve deri në lirimin e kolegëve të tyre.

Edhe pse proceset janë në bllokadë që nesër, duket KLGJ as nuk e ka vrarë shumë mëndjen, e kjo duket nga axhenda që publikohet nga njoftimi për media.

Axhenda

Shqyrtimi i projektvendimeve:

1.1  Për renditjen e kandidatëve në procedurën e lëvizjes paralele në Gjykatën Administrative të Shkallës së Parë Tiranë, për pozicionin e lirë të shpallur me vendimin nr. 594, datë 10.09.2025 të Këshillit të Lartë Gjyqësor;

1.2  Për renditjen e kandidatëve në procedurën e lëvizjes paralele në Gjykatën Administrative të Shkallës së Parë Tiranë, për pozicionin e lirë të shpallur me vendimin nr. 595, datë 10.09.2025 të Këshillit të Lartë Gjyqësor;

1.3  Për renditjen e kandidatëve në procedurën e lëvizjes paralele në Gjykatën Administrative të Shkallës së Parë Tiranë, për pozicionin e lirë të shpallur me vendimin nr. 596, datë 10.09.2025 të Këshillit të Lartë Gjyqësor;

1.4  Për transferimin e gjyqtares znj. {...} në procedurën e lëvizjes paralele në Gjykatën Administrative të Shkallës së Parë Tiranë;

1.5  Për transferimin e gjyqtarit z. {...}në procedurën e lëvizjes paralele në Gjykatën Administrative të Shkallës së Parë Tiranë;

1.6  Për transferimin e gjyqtares znj. {...}në procedurën e lëvizjes paralele në Gjykatën Administrative të Shkallës së Parë Tiranë.

 

1.      Shqyrtimi i projektvendimeve:

2.1  Për pranimin në shërbimin civil gjyqësor dhe caktimin në pozicionin e ndihmësit ligjor në Njësinë e Shërbimit Ligjor në Gjykatën e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm, znj. {...};

2.2  Për pranimin në shërbimin civil gjyqësor dhe caktimin në pozicionin e ndihmësit ligjor në Njësinë e Shërbimit Ligjor në Gjykatën e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm, z. {...};

2.3   Për pranimin në shërbimin civil gjyqësor dhe caktimin në pozicionin e ndihmësit ligjor në Njësinë e Shërbimit Ligjor në Gjykatën e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm, znj. {...};

2.4  Për pranimin në shërbimin civil gjyqësor dhe caktimin në pozicionin e ndihmësit ligjor në Njësinë e Shërbimit Ligjor në Gjykatën e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm, znj. {...};

2.5  Për pranimin në shërbimin civil gjyqësor dhe caktimin në pozicionin e ndihmësit ligjor në Njësinë e Shërbimit Ligjor në Gjykatën e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm, znj. {...};

2.6  Për pranimin në shërbimin civil gjyqësor dhe caktimin në pozicionin e ndihmësit ligjor në Njësinë e Shërbimit Ligjor në Gjykatën e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm, znj. {...};

2.7  Për pranimin në shërbimin civil gjyqësor dhe caktimin në pozicionin e ndihmësit ligjor në Njësinë e Shërbimit Ligjor në Gjykatën e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm, znj. {...};

2.8  Për pranimin në shërbimin civil gjyqësor dhe caktimin në pozicionin e ndihmësit ligjor në Njësinë e Shërbimit Ligjor në Gjykatën Administrative të Apelit, z. {...}.

2.9  Për pranimin në shërbimin civil gjyqësor dhe caktimin në pozicionin e ndihmësit ligjor në Njësinë e Shërbimit Ligjor në Gjykatën e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm, z. {...}.

 

2.      Shqyrtimi i projektvendimit “Për miratimin e rregullores “Për krijimin, funksionimin dhe procedurat e njësisë përgjegjëse për mbrojtjen e sinjalizuesve ndaj anëtarëve të Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe gjyqtarëve”.

 

3.      Shqyrtimi i projektvendimit “Për shpalljen e pozicioneve të lira për gjyqtarët e emëruar më datë 31.07.2025, të diplomuar në përfundim të programit trevjeçar të formimit fillestar 2022-2025”.

 

 

1 Komente

  1. M
    Messerschmitt

    gjakdhjeri gerrko arrixhinji drejton mebledhje ...pikaaaaaaaaaaaaaaaaa

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje