Balla-demokratëve: Pse takoheni natën me kandidatin për Tiranën? Ka frikë të shfaqet me ju se nuk e votojnë njerëzit!

30 Tetor 2025, 15:55Politika TEMA
Balla-demokratëve: Pse takoheni natën me kandidatin për

Kreu i grupit parlamentar të PS-së Taulant Balla ironizoi demokratët në Kuvend lidhur me kandidatin e pavarur për Tiranën, Florjan Binaj, teksa tha se takohen me të natën dhe jo ditën.

Balla vijoi ironinë duke thënë se kandidati i opozitës ka frikë të dalë publikisht me drejtuesit e Partisë Demokratike, pasi mund të mos e votojnë qytetarët.

“Pse e mbani fshehur këtë kandidatin, pse takoheni natën me këtë kandidatin e Bashkisë? Takohuni ditën, takohuni ditën. Ju ven kandidati natën te partia se ka frikë të shfaqet me ju. Takojeni mo kandidatin, dilni me të, ka frikë kandidati. Çfarë është kjo punë me ju!? Kaq turp ju ka zënë, që ju thotë kandidati nuk dua të dal me ju se nuk më voton njeri”, tha Balla.

 

1 Komente

  1. P
    P

    Saliu dhe PD e din dhe vet qe jan me zgjebe,prandaj takohen fshehur.

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje