Rrëzohet kërkesa për shkarkimin e Peleshit, Berisha sulmon nënkryetaren e Kuvendit: Nuk merrte vesh çfarë hidhte për votim

30 Tetor 2025, 11:34Politika TEMA
Rrëzohet kërkesa për shkarkimin e Peleshit, Berisha sulmon

Mazhoranca rrëzoi kërkesën e PD për shkarkimin e kryetarit të Kuvendit, Niko Peleshi, me 79 vota kundër dhe 10 vota pro. Kreu i PD, Sali Berisha, në një prononcim për gazetarët jashtë ambienteve të Parlamentit, sulmoi nënkryetaren e Kuvendit, ku sipas tij ‘nuk merrte vesh çfarë hidhte për votim’.

“Këta e kanë shndërruar parlamentin në një klub, në të cilin nuk ka asnjë rregull, ka vetëm kaos. Ajo që kryeson sot aty nuk merrte vesh se çfarë hidhte në votim. Aty janë dy raporte, hidhen dy raportet dhe pastaj bëhet votimi.

Ka procedurë të sanksionuar në rregullore, por këta nuk njohin rregullore, njohin vetëm urdhra që marrin dhe pastaj bëjnë të paditurin. E dëgjuat Niko Peleshin se si u përpoq me hipokrizinë më të madhe të mbrojë kolapsin e plotë parlamentar që ka krijuar. Ka ndodhur ndonjëherë në historinë e ndonjë parlamenti në botë që të kalojë për 28 minuta dhe të miratohet kabineti i ri dhe programi i saj? Kurrë! Ka ndodhur ndonjëherë që në seanca të tëra parlamenti të mbyllet brenda disa minutash dhe ka dy muaj që ka nisur punë dhe ka pasur vetëm një ditë punë? Nuk ka ndodhur ndonjëherë.

Këta vazhdojnë në një kaos të plotë. Flasin përçart. Do ta bëj parlamentin evropian, dëgjoni se cili është standardi evropian, në një kohë kur parlamenti ka delinkuentë sa çdo burg tjetër i vendit.“, tha Berisha.

4 Komente

  1. P
    Patrioti

    Kush pjerdh se çfarë thua ti more Kriminel i Viçidolit. Ti flet në boshllëk o Sali Protopapa, as ata që i quan të afërt në pisllëqet e tua nuk pjerdhin më për ty.

    Përgjigjjuni
    1. K
      KROI MBRETIT

      Sali -zotrote shendoshe se mendja te ka lene.Je bere si llaxhore fshati.10 stafidhe votuane pro sharkimit te Kryetarit te Kuvendit. -Niko Peleshi i rri kaluar kaçurrelit Ivi KASO.

      Përgjigjjuni
      1. P
        Pensionisti U S A

        O te qifte Kina Lirien ne pitht e Giten , o plak i qelbur ne mut . Tine more qelbash i ndyre me 50 deputete mundohesh te japish drejtimin e vendit se nga cila rruge duhet te shkoje . Po si nuk e ha nje mortje kete qelbesire qe ndyu te Tiranen edhe keta gazekaret qe sapo shohin kete hale e i leshohen te degjojne xhevahiret e NONGRADES .

        Përgjigjjuni
        1. V
          Vicidoli

          Biri i Sheqeres jep leksionin per kopilin e karaxhixhit

          Përgjigjjuni

          Lini një Përgjigje