Raporti i Komisionit të Venecias: Ndërhyrja në mandatet e kryetarëve të zgjedhur bie ndesh me Kartën Evropiane për Vetëqeverisjen Vendore

30 Tetor 2025, 10:23Politika TEMA
Raporti i Komisionit të Venecias: Ndërhyrja në mandatet e

Komisioni Evropian për Demokraci përmes Ligjit (Komisioni i Venecias), në raportin e miratuar në sesionin e 144-t plenar më 24 tetor 2025, thekson se:

“Pezullimi ose përfundimi i mandatit të kryetarëve të bashkive për shkak të ndalimit apo paraburgimit të tyre prek thelbin e autonomisë vendore dhe shkel parimet e Kartës Evropiane për Vetëqeverisjen Vendore.”

“Ndikimi i paraburgimit të kryetarëve të bashkive është idyfishtë: ai mund të ndikojë jo vetëm mbi të drejtat individuale të kryetarit të prekur, por gjithashtu shtrihet përtej individit dhe ndikon mbi të drejtat e zgjedhësve, zgjedhja e të cilëve, e shprehur në mënyrë demokratike përmes votës, mund të dëmtohet përmes emërimit të një kryetari bashkie që nukpërputhet me vullnetin e tyre zgjedhor”

“Në mënyrë të drejtpërdrejtë, paraburgimi mund të pengojë ndërveprimin publik dhe shprehjen e ideve, duke shtypur fjalën politike dhe aktivitetin përfaqësues të zgjedhurve vendorë. Në mënyrë të tërthortë, ai dekurajon aktorët publikë dhe qytetarët nga pjesëmarrja në mbledhje politike apo protesta, për shkak të frikës nga ndëshkimi përshkak të shoqërimit ose të hakmarrjes politike.”

“Paraburgimi ose pezullimi i përfaqësuesve vendorë mund të interpretohet si një cenim i garancive institucionale të vetëqeverisjes vendore të paktën në dy aspekte kryesore. Sëpari, ai ndërhyn në ushtrimin e lirë të mandatit (neni 7(1)) duke privuar zyrtarët e zgjedhur nga aftësia për të përfaqësuar zgjedhësit e tyre. Së dyti, ai pengon të drejtën e qytetarëve për të përcaktuar interesat e tyre përmes tëzgjedhurit prej tyre (neni 3(2)), duke gërryer kështu karakterin përfaqësues të demokracisë vendore”

Sipas raportit, demokracia vendore mbështetet mbi “integritetin e mandatit zgjedhor, përgjegjshmërinë ndaj zgjedhësve dhe vazhdimësinë e administrimit” dhe çdo ndërhyrje e qeverisë qendrore në këtë proces “përbën shkelje të drejtpërdrejtë të këtyre parimeve.” 

Komisioni nënvizon se pezullimi apo shkarkimi i një të zgjedhuri vendor duhet të jetë një masë e jashtëzakonshme, e përcaktuar qartë në ligj dhe e justifikuar vetëm në raste të rënda, duke shtuar se “garancitë procedurale, përfshirë kontrollin gjyqësor, duhet të jenë të parashikuara qartë me ligj, për të shmangur çdo formë politizimi apo arbitrariteti ekzekutiv.” 

Në një tjetër pasazh kyç, Komisioni thekson se:

“Paraburgimi dhe pezullimi i kryetarëve të zgjedhur të bashkive cenojnë lirinë e shprehjes dhe të tubimit paqësor, duke shndërruar një masë procedurale parandaluese në kufizim ndaj debatit demokratik.”
“Kur zbatohet ndaj kryetarëve të bashkive, paraburgimi paraprak prodhon efekte të drejtpërdrejta dhe të tërthorta mbi liritë e mbrojtura... duke shtypur fjalën politike dhe aktivitetin përfaqësues të zgjedhurve vendorë.” 

Një nga qëndrimet më të forta të raportit lidhet me mekanizmin e zëvendësimit të kryetarëve nga qeveria:

“Zëvendësimi i kryetarëve të zgjedhur të bashkive me të emëruar nga qendra praktikisht shkel vullnetin e elektoratit, duke gërryer themelet e demokracisë vendore... dhe bie ndeshme ndarjen vertikale të pushteteve.”

“Komisioni i Venecias ka kritikuar në mënyrë të vazhdueshme praktikën e zëvendësimit të kryetarëve të bashkive nga qeveriaqendrore, duke vlerësuar se kjo përbën një shkelje të nenit 3(1) të Kartës.” 

Sipas Komisionit, çdo vendim për pezullim duhet të kalojë testin e proporcionalitetit, të jetë i bazuar në ligj dhe të merret “nga gjyqësori, për të shmangur ndikimet politike”. Ai thekson se shkarkimi i një përfaqësuesi të zgjedhur është “një masë e jashtëzakonshme që duhet të zbatohet vetëm në raste të shkeljeve të rënda”, me garanci të plota procedurale dhe me ndërhyrje të detyrueshme të gjykatës. 

Në fund, raporti i Komisionit të Venecias arrin në përfundiminse:

“Demokracia vendore mund të mbijetojë vetëm nëse përfaqësuesit e zgjedhur janë të lirë të ushtrojnë mandatin e tyre dhe vullneti i zgjedhësve respektohet plotësisht. Çdo ndërhyrje që zëvendëson zgjedhjen me emërim administrativ bie ndesh me frymën dhe germën e Kartës Evropiane.”

Dokumenta bashkëngjitur

19 Komente

  1. E
    E vertet

    Duhet ta thone te huajt qe te besohet qe burgosja e Veliajt ishte nje loje e ndyre politike brenda PS per ta heq qafe. Me e ndyre loja e Rames qe kthehu nje kshill bashkiak dhe nje president ne qesharake duke e fut qeverisjen e Tiranes ne kolaps. Si ka mundesi qe Veliajt i lejohet te shkoj nga burgu ne Gjykaten Kushtetuse pee te mbrojt veten por jo para keshillit bashkiak te Tiranes? Bravo Erjon po e tregon veten qe nuk ule koken te jepje doreheqjen por luftove. Lufto se betejen e ke te fituar, mbase jo ketu me keta horrat por ne Evrope e qyqeteruar.

    Përgjigjjuni
    1. S
      Sistem drejtesie maskarade

      Nuk pyet dumanizmi diabolik per komisionin e Venecias jo, por nje dite do dale pergjegjesia.

      Përgjigjjuni
      1. V
        Votuesi i majte.

        Jam plotësisht dakord me komentin qe ka bere e (vertet).

        Përgjigjjuni
      2. P
        Po pse?

        Popse një krytar bashkie që thenë ligjin, apo bën korrupsion nukë duhët qe të arrestohet? apo shkarkohet? apo duhët që të lihet dhe të vjedhë pa mbarim? kjo nukë ka asnjë llojë llogjike, në vendët demokratike.

        Përgjigjjuni
        1. V
          Votusi

          Para se te besh pyetje idiote lexo dhe njeher ate qe thote shkrimi, vendimi i gjykatsve te Venecias.

          Përgjigjjuni
          1. Q
            Qerosi

            sepse perderisa nuk ka nje vendim te formes se prere dhe te faktuar qe ka bere ato qe thua ti ligji thote qe individi eshte i pafajshem. Pra ne demokraci ligji ne nje proces gjyqesor niset nga baza ne te cilen "ti je i pafajshem dhe duhet te provohet faji" nga provat dhe prokurori dhe jo nga "ti je fajtor dhe duhet te provosh pafajesine tende" Per kete arsye i dashur "Po pse" cilido individ jo vetem nje kryetar bashkie duhet te mund te vazhdoje aktivitet e veta derisa nuk eshte gjykimi perfundimtar ne perputhje me cfare eshte e parashikuar ne ligj. Nejse te pakten ti je kurioz dhe ben pyetje..

            Përgjigjjuni
            1. T
              Tirona

              Sepse je nje koker IDiOTI , pervecse Nesti Andoni apo ndonje prokurori apo gjyqtari nuk ta ka thonë njeri tjetër se ka vjedhur Veliaj, prit gjykimin deri ne shkalle në fundit po te jete nevoja edhe ate te Strasburgut pastaj fol o IDIOT

              Përgjigjjuni
              1. r
                rp

                Po pse Brecani e Saliu duhet te jene te lire?

                Përgjigjjuni
              2. N
                Noci

                Perse duhet te fajeson PS dhe Ramen per arrestimin e Veliajt,kur deri ne ato momente nuk dukeshin te çara brenda tyre,por vetem insinuata te njerezve te Berishes per ngaterresa ne kampin e majte.Perse te mos behet fajtore ajo pjese e drejtesise,qe ne kulmin e fushatës zgjedhore,arreston udheqesin e fushatës socialiste,per t'a demtuar ne zgjedhje.Ata qe shprehen ne mbrojtje te te zgjedhurit nga populli,i kane mundesite t'a thone troç qe Veliaj,une them edhe Meta,nuk eshte e nevojshme te qendrojne ne arrest,por edhe te lire.E para se deri tani akuzat kunder tyre nuk t'a mbushin mendjen dhe e dyta,qe mund te prishin provat,nuk besoj se qendrim ,pasi i kane grate e lira qe mund te prishin çdo lloj prove qe pretendohet

                Përgjigjjuni
                1. D
                  Demokracia pa informim, eshte makine pa benzin!

                  O Noc, PS dhe Rama jane ata qe inskenuan farsen e shkarkimit te Veliajt per mosparaqitje ne detyre, duke e ditur fort mire qe Veliajn e pengon dikush tjeter qe te mos paraqitet ne detyre. Dhe kapteri qe e kane vene per te perfaqesuar dhe mbrojtur ligshshmerine, qe mban me taksat tona nje taborr me jurista, i ve vulen kesaj corbulle. Nuk e di ne e ke ti fajin, apo gazetaret dhe shtypi qe jane pale e pushtetit dhe nuk ta thone ty dhe njerezve si ty, por sipas ligjeve ne fuqi, njeriu i padenuar nga gjyqi edhe ne Shqiperine e Rames dhe Berishes, eshte i pafajshem. Dhe as qe dua te marr ne mbrojtje Veliajn, por edhe ai ka te drejta si te gjithe ne sipas ligjit. Dhe nese edhe me te behet kjo loje e ndyre, mendoni vete se c'mund te behet me mua dhe me ty. Por besoj se Rama dhe Berisha i kane bashke votat per ti ndyshuar ligjet dhe per ta shpallur Shqiperine mbreterine e tyre. Dua te them edhe ligjerisht, sepse faktikisht e kane bere. Dhe do e mbajne gjate, perderisa shumica jane si ti!

                  Përgjigjjuni
                  1. t
                    tironci

                    Bravo!!! Madje provat nuk ka nevoje qe ti prishin grate sepse nese kane vjedhur e kane bere me bashkpunetore ne forcen e tyre politike dhe kushdo nga ata mund te sabotoje, keshtu qe burgosja eshte thjesht nje shfaqje teatrale per Evropen qe te na besoje se po luftojme korrupsionin dhe te vazhdoje tju paguaj rrogat e majme prokuroreve dhe gjyqtareve.

                    Përgjigjjuni
                  2. F
                    Fiat

                    -Komisini thote nuk duhet te shkarkohet me vendim nga qeverria e jo te mos arrestohet me vendim gjykate( kuptohet vendime te drejta). -Komisioni thote se nqs shkarkohet nga qeverria, ky ligj duhet te jete i “ vecante” dhe i mire shkruar qe te mos leri asnje vend per interpretime. - Ky vendim- keshillim eshte per TURQINE e disa vende te tjera e jo per SHQIPERINE, pasi kushtetutat jane te ndryshe dhe sistemi qeverrises eshte i ndryshem. GAZETA TEMA KA “ HARRUAR” te shkruaj vendet per te cilar ka dale ky keshillim. Te keqen o bari balliu i thone kesaj

                    Përgjigjjuni
                    1. A
                      Avokat

                      Sipas teje nese neser Veliaj e dergon ne Venecia do merret vendim ndryshe meqe behet fjala per Shqiperine kesaj rradhe? Vetem nje mendje e djallezuar ose injorant si fuksionojn gjykatat e mendon kete. Gjykata e Venecia shprehet ne parim dhe ndjek ligjin nuk merret me perkatsine etnike apo politike. Nejse, mbase nuk ke faj se ne vetem ne shqiperi ndodh qe gjykatat japin vendime ne kundershtim me njera tjetren apo edhe me keq edhe me veten.

                      Përgjigjjuni
                      1. B
                        BMW

                        Komisioni thote kete; "Paraburgimi ose pezullimi i përfaqësuesve vendorë mund të interpretohet si një cenim i garancive institucionale të vetëqeverisjes vendore të paktën në dy aspekte kryesore. Sëpari, ai ndërhyn në ushtrimin e lirë të mandatit (neni 7(1)) duke privuar zyrtarët e zgjedhur nga aftësia për të përfaqësuar zgjedhësit e tyre. Së dyti, ai pengon të drejtën e qytetarëve për të përcaktuar interesat e tyre përmes tëzgjedhurit prej tyre (neni 3(2)), duke gërryer kështu karakterin përfaqësues të demokracisë vendore”! E jo ate qe thua ti Fiat!

                        Përgjigjjuni
                      2. A
                        Alex Soros

                        Dmth Komisioni i Venecias komtrollohet nga Lali Eri se me duket rastesi shume e madhe qe dolen me kete raport fiks per Lalin para Kushtetueses neser!

                        Përgjigjjuni
                        1. 1
                          1997

                          Patjeter, te pakten per disa komenues qe, pas pak do arrijne ketu me komentet e tyre, Komisioni i Venecias kontrollohet nga Lali Eri dhe Mero Baze, ah ah ah ...

                          Përgjigjjuni
                        2. m
                          muslimani

                          pyetje: por nese vjedfhin apo bejne nje krim, vrasje a dicka te tille, do vazhdeojne perseri ne detyre per efekt te kartes se auronomis lokale?

                          Përgjigjjuni
                          1. Y
                            Yyyppp Xhixhi

                            Po Aishe, do qendrojne ne detyre derisa te shpallen fajtor me vendim te formes se prere. Ja psh, po u shpall i pafajshem me vone, kush ja kthen nderin dhe detyren ketij pasi e ke shkarkuar dhe zevendesuar??!! Apo ci qi t’emen se e ke shpallur ti fajtor nga lajmet dhe emisionet qe degjon.

                            Përgjigjjuni
                            1. k
                              kristiani

                              per vrasje te faktuara nuk paraburgosesh, shembull eshte Sali Berisha qe jo vetem ka vrare, por edhe po iu shkerdhen nonat Dumaneve cdo dite, per vjedhje, nese te kapin me presh ne dore natyrisht, por se e kane me hamendje e pa prova, pra qe duhet ta provojne ne gjyq, keta prokurore nuk e kane per gje qe te te mbyllin 1, 2, 3 vjet mbasi nuk ka zot qe i kontrollon kur bejne shkelje ligji!

                              Përgjigjjuni

                            Lini një Përgjigje