Deputeti Kapri denoncon Berishën: Po bën pazar me Ramën për Reformën Territoriale dhe atë Zgjedhore

29 Tetor 2025, 21:16Politika TEMA
Deputeti Kapri denoncon Berishën: Po bën pazar me Ramën për

Deputeti i Partisë “Mundësia”, Erald Kapri, e ka konsideruar bashkimin e votave të PD dhe PS për të ngritur dy Komisionet e Posaçme për Reformën Zgjedhore dhe atë Territoriale si një “pazar mes dy partive të mëdha” për të ruajtur interesat e tyre.

Në një intervistë për “Tema e Ditës” në RTSH me gazetarin Arbër Hitaj, deputeti Kapri theksoi se ky veprim është një tentativë për të penguar partitë e reja politike të hyjnë në Kuvend, ku sipas tij, PD dhe PS po bashkëpunojnë në mënyrë që të sigurojnë përfitime politike për veten e tyre.

“Kjo bëhet vetëm për të goditur partitë e reja të parlamentit. PD dhe PS bashkojnë votat për të ngritur dy komisionet, atë të “Zgjedhores” dhe “Territoriales”, për të bërë një pazar shumë të madh. Kjo nuk na surprizoi, sepse ka ndodhur edhe më herë, në 2008, 2024. Është e qartë se dy partitë e mëdha, njëra për të ruajtur paprekshmërinë e pushtetit dhe tjetra për të ruajtur monopolin e opozitës, duan të bëhen bashkë për të mos e humbur këtë gjë”, tha Kapri.

Deputeti Kapri theksoi gjithashtu se ky është një tentativë për të mundësuar ndryshime kushtetuese që mund t’i japin atyre një imunitet ekstra ligjor, duke e bërë më të vështirë ndjekjen penale për aferat korruptive gjatë viteve të fundit.

“Më 11 maj pati një sinjal interesant të shqiptarëve, ku 10% e tyre votuan për forcat e reja politike. Të dy e ndjenë kërcënimin, veçanërisht PD që nuk do të humbasë më monopolin e opozitës dhe Rama që përdor fasadën e ulëseve në parlament, ku synimi është diku tjetër. Flitet se nëse mund të ndryshohet arkitektura e shtetit, mund të tentojnë t’i japin vetes një imunitet ekstra ligjor që të mos ndiqen penalisht për aferat korruptive të bëra gjatë këtyre viteve. PD do ta bëjë më të vështirë për partitë e reja. Në këtë rast ka një pazar të qartë mes PS dhe PD: njëra për të garantuar pushtetin dhe tjetra për të mbajtur monopolin e opozitës”, shtoi ai.

Mbështetja e Florian Binajt nga opozita, Kapri: Kritikë për mënyrën si u zgjodh, por do ta mbështesim

Duke folur për mbështetjen e Florian Binajt si kandidat i pavarur për Bashkinë Tiranë nga opozita, Kapri shpjegoi se ideja fillestare ishte për të unifikuar opozitën dhe për të pasur mundësinë të fitonte bashkinë. Ai tha se emri i Binajt nuk u konsultua në bisedime, duke e kritikuar PD për mosrespektimin e procesit, megjithatë, shtoi se do ta mbështesin.

“Agron Shehaj ishte i pari që hodhi idenë që të gjenin një kandidat jo partiak, një individ që është përtej forcave politike, për të unifikuar opozitën dhe ta mbështesin të gjithë që të kemi mundësinë të fitojmë Bashkinë e Tiranës. Një individ i besueshëm, opozitar dhe i pavarur. Kjo ide u pranua. Kjo ishte një arritje dhe nisëm një proces transparent bisedimesh, por që u takuam vetëm një herë. Folëm për parimin dhe u pranua, dhe nisi diskutimi për emrat. Ne propozuam emrin Ermal Hasimja. Ajo që ndodhi më pas është se nuk u prit përfundimi i procesit të këtyre bisedimeve, por Berisha preferoi të mbështesë kandidatin Florian Binaj ende pa u ulur me ne për ta diskutuar këtë gjë. Ne e denoncuam si një “prerje në besë” por i qëndruam parimit tonë dhe vendosëm ta mbështesim atë. Ne mendojmë ndryshe nga PD, por nuk bëhemi opozitë e opozitës”, tha Kapri.

Kapri: Mbështesim SPAK, duhet të jesh i “verbër” të mos shohësh punën e tij

Deputeti Erald Kapri ka shprehur mbështetje për punën e SPAK, duke theksuar se ky është një institucion që ka kontribuar në një drejtësi më të mirë se sa ajo që kishte Shqipëria në vitet e shkuara.

“Ne mbështesim punën e drejtësisë, pavarësisht problematikave të shumta që janë hasur. Kjo sot është një drejtësi më e mirë nga ajo që kishim, por “thembra e Akilit” qëndron te puna e SPAK. Në Kuvend u pa se kishte edhe një dakordësi për ta denigruar kreun e SPAK, nga një anë deputetët e opozitës kërkonin të ulnin punën e tij, duke e atakuar personalisht, ndërsa nga mazhoranca u dha urdhër të mos bëhej asnjë pyetje. Dy deputetët e vetëm që mbajtën qëndrim pozitiv ndaj punës së SPAK ishin dy deputetë të Partisë “Mundësia”. Pavarësisht kritikave, puna e SPAK nuk ka të krahasuar në këto 3 vite. Në 30 vite asnjë politikan nuk është dënuar për korrupsion, erdhi Dumani dhe ka hetuar të paktën 40 zyrtarë të lartë dhe kjo është meritë e tij në krye të SPAK. Vetëm të jesh i verbër për të mos e parë këtë. SPAK ka mbështetjen e shumicës së shqiptarëve dhe është institucioni më i besueshëm nga ata. Dhe këtë besim e sjellë me ndëshkimet që ka bërë. Nuk mund të presim që Dumani të zgjidhë të gjitha problemet e Shqipërisë”, tha deputeti.

6 Komente

  1. R
    Ramos

    U shokova kur humba të gjitha fondet e familjes sime në një platformë investimi në kriptomonedha dhe nuk munda të tërheq fitimet dhe investimin tim fillestar. Mendova se i kisha humbur të gjitha kursimet e mia derisa bëra disa kërkime dhe rastësisht hasa në trustwavehackerstech Recovery. Pasi rashë viktimë e një mashtrimi investimi në kriptomonedha, unë dhe familja ime mbetëm pa asgjë kur këta mashtrues na vodhën 212,000 dollarë dhe bitcoin. Patëm shumë fat që hasëm në një listë për Trustwavehackerstech Recovery, një kompani me përvojë të gjerë në fushën e sigurisë kibernetike. Trustwavehackerstech Recovery arriti të rikuperonte të gjitha fondet tona dhe, bazuar në informacionin që dhamë, ato u gjurmuan dhe u raportuan tek autoritetet përkatëse. Unë e rekomandoj fuqimisht trustwavehackerstech Recovery për rikuperimin tuaj të kriptomonedhave. Mund t'i kontaktoni me anë të email-it: [email protected]

    Përgjigjjuni
    1. R
      Ramos

      U shokova kur humba të gjitha fondet e familjes sime në një platformë investimi në kriptomonedha dhe nuk munda të tërheq fitimet dhe investimin tim fillestar. Mendova se i kisha humbur të gjitha kursimet e mia derisa bëra disa kërkime dhe rastësisht hasa në trustwavehackerstech Recovery. Pasi rashë viktimë e një mashtrimi investimi në kriptomonedha, unë dhe familja ime mbetëm pa asgjë kur këta mashtrues na vodhën 212,000 dollarë dhe bitcoin. Patëm shumë fat që hasëm në një listë për Trustwavehackerstech Recovery, një kompani me përvojë të gjerë në fushën e sigurisë kibernetike. Trustwavehackerstech Recovery arriti të rikuperonte të gjitha fondet tona dhe, bazuar në informacionin që dhamë, ato u gjurmuan dhe u raportuan tek autoritetet përkatëse. Unë e rekomandoj fuqimisht trustwavehackerstech Recovery për rikuperimin tuaj të kriptomonedhave. Mund t'i kontaktoni me anë të email-it: [email protected]

      Përgjigjjuni
      1. B
        Bake

        Ky eshte Fari Balliu i partise MUTESIA te Gonkes se Shehajve.......... O ZOT cpo na shofin syte e degjojne veshet.......... Lloj lloj halabaku po behet dhjeputet

        Përgjigjjuni
        1. K
          Ky eshte niveli i deputeteve, pika kush e zgjodhi!

          Po me ke ta beje pazarin more Deputet Kapri? Me ty? Nuk ka perse! Do te flasesh e nuk di cfare te thuash more kokebole.

          Përgjigjjuni
          1. R
            Real

            Deputetet e PD po trajtohet si te jene pacientet qe kane semundjen e mortajes, vetem se kane takuar palloshen.

            Përgjigjjuni
            1. I
              I pa varur si FLORIRI Saliut

              Ço çu duk dhe ky Kapri si historian i ri dhe tani si deputet . Por siç duket edhe ky pjellë e berishizmit është . Interesehet vetëm për bythën e tij dhe e dredh atë sipas interesit të partiçkës së vet , njëlloj si udhëheqësi i tij ,Agroni me leshrat përpjetë .

              Përgjigjjuni

              Lini një Përgjigje