Pse po kërkon opozita që Shqipëria të bëhet me Senat?

29 Tetor 2025, 18:54Politika TEMA
Pse po kërkon opozita që Shqipëria të bëhet me Senat?

Nga Ylli Pata

Ideja e një Senati, domethënë e një Dhome të Lartë të Parlamentit, ku të mblidhen sipas një formule kushtetuese “ajka” d.m.th balli i ballit kombëtar nuk është e re.

Gjatë diskutimit të gjatë në hartimin e Kushtetutës aktuale të Republikës, që e shkreta është bërë arna-arna, kjo çështje ka dalë që në fillim.

Madje prej një politikani që ishte në krye të komisionit të hartimit të ligjit themeltar të shtetit. Përkatësisht nga Sabri Godi, që ishte bashkëkryetar. Por ekspertët vendas dhe të huaj, bënë një argumentim shterues për këtë çështje që u duk se realisht nuk kishte nevojë më për “post-festival”.

Senati, është një dhomë parlamentare ku si model general përfaqëson vendet e mëdha, ku në një panel ka përfaqësuesit e zgjedhur të popullit në mënyrë proporcionale, e në tjetrn përfaqësuesit e rajoneve, përkatësisht diversitetit rajonal. Në mënyrë që proporcionaliteti i përgjithshëm të mos e mbysë rolin e diversitetit dhe decentralizimit të ndarjes territoriale.

Franca ka Senat, ku përfaqësohen rajonet, Gjermania ka Dhomën e Landeve ku sipas emrit përfaqëson landet Britania ka Dhomën e Lordëve, që është në një farë mënyre një ceremonial politik i aristokracisë tradicionale. Në SHBA në senat zgjidhen përfaqësuesit e shteteve, ndërkohë që në Dhmën e Përfaqësuesve zgjidhen deputetët e popullit sipas konteve.

Italia ka Senat, madje edhe senator të përjetshëm që janë shumë pak, por ata zgjidhen në zona gjedhore më të mëdha sesa deputetët e si rregull përfaqësojnë rajonet e një vendi të madh mbi 60 milionësh.

Ndërkaq, asnjë vend sa Shqipëria nuk ka një Dhomë të Dytë. Greqia fqinje, një shtet më i madh se ne nuk e ka një dhomë të dytë, Kroacia, një shtet i Bashkimit Europian ka vetëm një dhomë legjislative me 151 anëtarë, Sllovenia, një tjetër shtet balkanik i BE, shumë i zhvilluar ka një dhomë legjislative me 90 deputetë. E me radhë e me radhë. Gjatë hartimit të Kushtetutës së Shqipërisë në vitin 1998, ekspertët perëndimorë, përkatësisht mjeshtrat e Komisionitt ë Venecias e bindën Sabri Godon që ideja e Senatit nuk ishte në frymën e një Kushtetute republikane. Dhe që u pranua në referendum.

Po pse sot Sali Berisha kërkon që të ngrejë Dhomën e Dytë të Parlamentit? Në fakt këtë nuk e do vetëm Sali Berisha, ka mjaft në politikë që e kërkojnë një Dhomë të Dytë. E cila të shërbejë si një serbrator për aristokracinë që Shqipëria se ka pasur kurrë, ndërkohë që qarqe të tjera, përkatësisht vende fqinje e duan që në Senat të përfaqësohen në mënyrë proporcionale ex ofiçio minoritetet. E ku disa vendime të rëndësishme të Parlamentit të mos merren pa një votë senati.

Ndërkaq, duket qartë se kleçka flet te lista e mbyllur të ata që duan të bëhen “senatorë të përjetshëm” në rast se sistemizgjedhor hapet, në senat mbyllet. Natyrisht të gjitha këto jan hipoteza, që vijnë logjikisht kur nuk ka një transparencë për çfarë arsye duhet një dhomë tjetër për Parlamentin. Ne njëra, e po na çmend kur mblidhet vetëm një herë në javë…

17 Komente

  1. D
    Depu Teti

    Po ça senati duan këta që qajnë për popullin. Populli nuk ka bukë të hajë, këta duan të rrisin trajtimet luksoze të kastave të tyre. Edhe deputetë aq janë dhumë. 2 milionë banorë, 50 deputetë boll janë.

    Përgjigjjuni
    1. K
      Kutuzovi

      Nqs Sali Berisha,ky kriminel me damken e zeze ne ball,kerkon te ngelet ne histori si senator do te jete nje gabimi madh qe te perkrahet nga PS-te dhe parti te tjera. Nuk ka nevoje shqiperia per senat,boll ka deputetet,madje jane shume duhet me pak. Saliut gjithemon i pjerdh mendja per gjera te tilla.Keto jane gafa.

      Përgjigjjuni
      1. P
        Profesori

        O komunist ,populli do qeverisje ,administrim dhe perfaqesim .keto shprehjet .e populli Jane te enver hoxhes,populli vet do punoj per buken e tij se nuk te jep qeveria ,ti duhet ti japesh shtetit

        Përgjigjjuni
        1. H
          Hoqem bllokmenet na edhen saliqenet

          Profesor koqa ka dash te thote dicka,por nuk ka thene asgje,eshte ngatrruar me fjalet e veta

          Përgjigjjuni
      2. E
        EMIGRANTI

        Beni dhe kete ,sigurisht krahas shpenzimet dhe tashti te medha hajde pastaj mirato ligje,njeri gozhdes tjetri patkoit .E fundit bejinu senatore a vita.OLA.

        Përgjigjjuni
        1. 1
          100 deputete 40 senatore

          100 deputete, 40 senatore. Cdo krahine nje senator. Nese tropoja e do per senator saline, ta gezoje. Aq. Balance veri jug per pushtet e mireqeverisje. Qe kabinetet qeveritare te mos jene si I Nanos ne 1997 ku nga 26 ministra nuk kish asnje verior, gege. Qe investimet te ndsjne gjeografikisht drejt. As veriu e as jugu te mos kene KURRE me monopolin e pushtetit!!!! Do te jete me mire per te gjithe....

          Përgjigjjuni
          1. S
            Shvejk

            70 deputet dhe 30 Senator duhet te jene

            Përgjigjjuni
          2. P
            Per nje RILINDJE kombetare

            ???? Ku esht Edi qe rrezoi sllavin e rruges Matohiti ne 2013 ?? Ka vite qe ne nuk e degjojm zerin e trimit qe premtoi Rilindjen ne 2013 --

            Përgjigjjuni
            1. N
              Niku

              Ja kanë parë lezetin këta! Politika të mbron nga SPAk-u. Votat e popullit nuk janë të sigurta! Duhet Senati me senatorë të përjetëshëm që as të votohesh dhe as të dënohesh! Pra Psrajsa mbi Tokë!

              Përgjigjjuni
              1. C
                Cufe

                Kerkojne Senat qe te na cajne BYTHEN.......... Ketu 41 deputet duhen gjithsej. Dhe aq kot Jane se si pjerdh njeri. Po meqe duan te na quajne shtet duhen dhe deputet...... Se ketu ne fakt jane 2 banda kriminale prandaj nuk duhen hic deputet

                Përgjigjjuni
                1. B
                  Bukur

                  30 deputet do ishin mjaftueshem. deputetet kot jane , votojne me urdher td kryetarit . paguhen kot. Imagjinoni tani to shtojme dhe Senat...

                  Përgjigjjuni
                  1. N
                    Nari

                    Edhe sikur te pranohej senati, sistemi zgjedhor duhet te jete maxhoritar i master. Pra çdo deputet zgjidhet nga njerezit. Dhe keta zhul-sa nuk do ta shikonin as me dylbi senati.

                    Përgjigjjuni
                    1. T
                      Tati Tati

                      Do të na vini në krye dhe disa hajdutë më shumë?.Jazëk ju qoftë.

                      Përgjigjjuni
                      1. 8
                        80 dhjeputet do ishin shume per kete vend

                        Do jene hajdute te perhershem,pa e pjerdhur popullin

                        Përgjigjjuni
                      2. PD e NON GATA - kriminale

                        Sipas mendimit tim jo profesional,kërkesa është tërëtsit e pa pranueshme politike e dështakëve që të mbesin në pushtet. Kuvendi i Shqipërisë duhet ti ketë 71 - 91 delegat- deputet dhe asesi senat sepse ka rreth 3 milion banorë idhe nuk ka ndaraje administraive klasike të rajonale - bajrakrtallëqe. Kushetu ka nevoj për përmirsërsime dhe plotësime.

                        Përgjigjjuni
                        1. a
                          anti25642654censurë

                          zoti pata!njeriu në jetën e tij vepron në disa mënyra të ndryshme në bazë të interesave të tij!kështu dhe politika!kur interesi i politikës është mirqënja e sajë dhe e të gjithëve që e rrethojnë dhe mbi të gjitha që e mbajnë me bukë,ajo vepron me mënçuri,me llogjikë,me kritikë ndaj vetvetes,e kështu me radhë pa përmëndur gjithë mundësitë!por kur politika interes të saj ka grabitjen me anë të mashtrimit të të gjithëve që e rrethojnë,përfshi dhe një pjesë të "vetvetes"!?atëherë ajo në vënd të njerëzve që do të duhet të kontrollojnë,kritikojnë,ndihmojnë,politikën,vendos vegla"pune" që i përdor sipas dëshirës së saj!këto vegla mund ti quash senat apo sakat,nuk i hyjnë në punë askujt!!zoti pata,para 35 vjetësh me një gëzim të jashtëzakonshëm përjetuam ëndrën tonë!krijimin e Partisë Demokratike??emrimi i një partie,për herë të parë pas 45 vjetësh,si Demokratike,nuk ndryshoi asgjë në mënyrën e regjimit!!vazhdoi e njëjta diktaturë!më e butë,por diktaturë deri më sot!!kështu zoti pata!!shqipërinë nuk e ndryshojnë emrat e partive,të dhomave të legjislativit,të kontrollit a të drejtësisë!!shqipërinë e ndryshon,ndërrimi i mënyrës së të menduarit!!akoma në shqipëri,kemi një EGZEKUTIV që vendos mbi gjithçka!ai vendos si mbi ata që duhet të jenë shefat e tij,legjislativit,kuvëndit,dhe mbi ata që duhet të jenë ata që vendosin për vendimet,kur i lejohen,e egzekutivit,drejtësia!!egzekutivi,DIKTATURA,ka në dorë gjithçka!ajo zgjedh kuvëndin dhe drejtësinë!ajo zgjedh medjen dhe gjithçka deri tek krimi i organizuar!!prandaj mos u përpiq të mbrosh një ndërtesë nga tërmeti duke e lyer me bojë jeshile!!zoti pata,këto brroçkulla tuajat dhe idiotësira logorrike të analistëve të tjerë që i vini vërdallë tërë botës për të thënë gomarllëkun e radhës,nuk i vlejnë askujt përveçse kësaj politike shqiptare(diktature 35 vjeçare)për të shyrë e qetë çdo ditë të sundimit të saj!!zoti pata,shpesh ju kam lexuar në shkrimet që keni bërë!shpesh kam qënë kritik me ju!provoni të ndryshoni mendimin tuaj,qëndrimin tuaj!mendoj se keni aq dituri sa ti shpjegoni me durim dhe këmbëngulje popullitmshqiptarëve,seçdo të thotë të jetosh në mënyrë demokratike,të jetosh në demokraci!të na tregoni se kush janë detyrat dhe të drejtat tona në një shtet demokratik!të na tregoni se çdo të thotë shtet dhe ku është vëndi ynë,popullit dhe vëndi i politikës,pjesës së zgjedhur të popullit nga populli!!këto janë themelet e njohurive që duhet të rrënjosen në mëndjen tonë!duke u rrënjosur këto njohuri në mëndjen e popullit do të jemi në gjëndje të zgjedhim,do kemi mundësinë të kemi njerëz të ditur që do na përfaqsojnë!!njeri i ditur nuk është "matematikani",astronomi","mjeku" me njohuri profesionale të jashtëzakonshme,por analfabet në dijenitë që nevojiten për të ndërtuar politikën!!me senat,a me pastrues halesh,nuk ndryshohet shqipëria,politika e saj,nëse senatorët,pastruesit e halesë veprojnë sipas urdhërave të diktatorit,diktaturës,politikës hajduteeeee!

                          Përgjigjjuni
                          1. N
                            NACIONALISTI

                            UNE THEM TE MOSKEMI SENAT POR TE KEMI SERENAT

                            Përgjigjjuni

                            Lini një Përgjigje