Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, ka kritikuar strategjinë e opozitës, duke thënë se Partia Socialiste dhe kryeministri Edi Rama nuk mund të largohen nga pushteti përmes ndërhyrjes së SPAK-ut, por vetëm përmes votës.
Sipas Manjanit, opozita po mundohet t’i shesë opinionit publik idenë se goditjet penale ndaj figurave të larta të mazhorancës, përfshirë zëvendëskryeministren Belinda Balluku, do të rrëzojnë qeverinë, ndërkohë që vetë opozita ka humbur vazhdimisht politikisht në zgjedhje. Ai kujtoi se një pjesë e opozitës e cilëson SPAK-un si “institucion të Ramës”, ndërsa në të njëjtën kohë pretendon se pikërisht ai institucion do të rrëzojë Ramën. Kjo, sipas tij, “nuk rri askund si logjikë”.
"Opozita duhet të na tregojë si mundet politikisht, dmth me votë, Belinda, Edi e gjithë PS dhe jo me SPAK. Aq më tepër që këtë të fundit e quan të Ramës.
Rrihen në zgjedhje si gomari n'duhan dhe dalin tani të na mbushin mendjen se Ramën do e rrëzojë SPAK, nuk rri askund si llogjikë.
Belinda Balluku mund të ketë gjynahet e saj, por Gaz Bardhit nuk ja mbush Ajo dot gropat elektorale që i krijoi PD, si dje me Lulin ashtu edhe sot me Berishën. Është politikani që i ka sjellë gropat më të mëdha partisë së vet.
"Ec përpara! Ta tregon Islami ty!" Është batutë filmi e Bepinit (Bujar Kapexhiut) tek Dueli i Heshtur, jo logjikë politike.
U pëlqen apo jo;
E arrijnë apo jo;
E besojnë apo jo;
PS rrëzohet nga pushteti vetëm me votë. Nuk e di edhe sa kohë e prova duhet për ta kuptuar kaq gjë.
Çdo goditje e SPAK, Ramës i bëhet vetëm shëndet elektoral.
Shëndet Ramës e gropë gjithnjë e më e thellë PD-së..." - shkruan Manjani.
Opozita e shkerdhyer nga Sali hale Berisha I ka varur shpresat te babalet e saj dhe te grupi I zjarrit qe ka ne Spakun e Olsi Dados.
Ti ke te drejte o Ylli, por logjika fashiste e kermes non grata asnjere s'e ka perfillur voten.
SPAK nuk po godet PS por po e pastron PS dhe kjo eshte positive per Ramen , nese opozita nuk e ka kuptuar ne français thuhet ( désolé ) Si do jeté PD me Berrishen , Noken , Bardhen , Paloqe , Gjekmarkaj , Vokshi te denuar nga SPAK e te larguar nga PD apo me keta ne PD .
Ylli,je i saket.
Logjike e hekurt si gjithnje kjo e Manjanit. Vetem me vote. Keta nuk ja kane haberin puneve te Shtetit. Jane bere tere ato goditja ne anen e PS. Rama po qendron korrekt si kreu i maxhorances. Ai deri me tani nuk ka marre ne mbrojtje asnje politikan te majte qe ka pune me drejtesine. Edhe se fundi e tha troc qe Drejtesia ka punen e vet, Qeveria ka punen e saj. Kjo eshte nje sfide qe e dermon kampin tjeter qe udheheq Berisha, i cili nder te tjera, eshte i padesheruar nga ShBA pikerisht me demet qe i ka sjelle Drejtesise shqiptare duke e penguar me dhune e kercenime qe te zbuloje krimet. Ylli eshte jurist shume i mire, flet troc dhe ka precizion te lavderueshem kur godet shtremberimet ligjore ne shume fusha qe disa budallenj juriste nuk jane ne gjendje ti dallojne. Ju pelqen, nuk ju pelqen, ai po ua thot troc te gjitha paleve te vertetat e hidhura. Ja antipodi i Manjanit, te cilin berishistet e mbajne ne pellembe te dores, e futen edhe ne Parlament me liste te mbyllur, i cili se shpejti do ja beje gropen PD. Dhe kjo e shkrete PD, merr mendje nga nje i paudhe si Gjin Gjoni, me kontribute te shquara per shkaterrimin e cuarjen ne kolaps te sistemit te drejtesise, duke shitur drejtesi me cmime marramendese, duke nxjerre padrejtesisht nga burgjet kriminelet me te rrezikshem, duke u dhene pafajesi me shuma marramenese parashe, elemente qe pas daljes ne liri kane vazhduar vrasjet, grabitjet, shantazhet ndaj biznesmeneve deri sa Shqiperine e kthyen ne nje vend te pajetueshem per shkak te kthimit te drejtesise e koorporate krimi. E pra ky Gjin Gjon, i cili nuk di te lidhe dy fjale, qe strket si mi halesh ne Parlament dhe nuk ngre asnje ceshtje ne interes te qytetareve e te Vendit, propozon qe PD te mbledhe 20 mije protestues, tu paguaje para, sipas tij cdo deputet te japi nga 1.500 euro dhe keta kamikaze te rrethojne Kryeministrine deri sa Kryeministri i vendit te dorezohet pasi Ai nuk rrezohet me vote. Dhe, fatkeqesi per ate PD te shkrete, lidershipi jane mbledhur, studjojne orientimet e Gjinit, japin ide per njerezit qe do thirren ne kete aksion, percaktojne sa kohe do duhet qe Rama te dorezohet, sa para duhet, ku do pergatiten ushqimet, grupet e shperndarjes e tmerre te tjera, per realizimin, e thene troc, te nje grushti Shteti. Dhe pastaj fllojne e mallkojne popullin, e shajne, e ofendojne, e perbuzin se pse nuk u jep voten. Sikur harruan cfar fatkeqesie i sollen per 33 vjet rradhazi, si duke qene ne pushtet, si ne opozite. Prandaj ngre tonet Manjani dhe kerkon respektimin e Kushtetutes.
Mashkull shkerdhate paske qene o Manjani!!!