PD kërkoi shkarkimin e Peleshit, zbardhet raporti i PS-së për rrëzimin e kërkesës

29 Tetor 2025, 12:25Politika TEMA
PD kërkoi shkarkimin e Peleshit, zbardhet raporti i PS-së për

Të enjten, në seancën plenare të Kuvendit, do të diskutohen dy raportet e hartuara pas kërkesës së opozitës për shkarkimin e Kryetarit të Kuvendit, Niko Peleshi.

Anëtarët e shumicës parlamentare i kanë propozuar Kuvendit rrëzimin e kërkesës së opozitës, duke argumentuar se Peleshi nuk ka kryer asnjë shkelje të Kushtetutës apo të Rregullores së Kuvendit gjatë drejtimit të seancave të datave 16 dhe 18 shtator 2025.

“Në përfundim të analizës kushtetuese dhe ligjore, të analizës së fakteve dhe provave, si dhe shkeljeve të pretenduara nga deputetët e Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, arrijmë në konkluzionin se kërkesa nuk plotëson kushtin substancial, me qëllim që shkelja të jetë për shkaqe kushtetuese, sipas nenit 114/1 të Rregullores së Kuvendit.

Nga sa më sipër, arrihet në konkluzion se:

1- Seanca plenare e datës 16 shtator 2025 është thirrur në përputhje me Kushtetutën dhe nuk ka asnjë shkak për të konsideruar pavlefshmërinë e saj. Shkelja e pretenduar nga kërkuesit i referohet vetëm aspektit procedural të Rregullores, i cili nuk prodhon efektet e parashikuara nga neni 78, pika 2, i Kushtetutës.

2- Procedura e ndjekur nga seanca plenare dhe Këshilli për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin nuk cenon nenin 83 pika 2 të Kushtetutës. Procedura e ndjekur nga Kryetari është zhvilluar brenda kompetencave të parashikuara në Rregullore dhe është në përputhje me autonominë parlamentare të garantuar nga Kushtetuta.

3- Seanca plenare e datës 18.9.2025 dhe procedura e ndjekur për miratimin e programit politik të Këshillit të Ministrave dhe përbërja e tij është në përputhje me neni 97 të Kushtetutës, e cila nuk kërkon zhvillimin e parakusht për vlefshmërinë e procedurës për miratimin e tij. Votimi për programin dhe kabinetin, nëse është bërë në mënyrë të rregullt, është në përputhje me nenin 97. Moszhvillimi i debatit nuk përbën automatikisht shkelje të nenit 97 Kushtetutës. Në praktikën parlamentare (edhe në vende të tjera), debati është pjesë normale e procedurës, por nuk është parakusht absolut për vlefshmërinë e votimit, për sa kohë votimi ndodh me pjesëmarrjen e deputetëve dhe në përputhje me Rregulloren.

Moszhvillimi i debatit për miratimin e programit politik sipas parashikimit të nenit 110 të Rregullores, bazuar në rrethanat si u zhvillua seanca, ishte pasojë e veprimeve të kërkuesve të cilët penguan zhvillim e këtij debati

Kryetari i Kuvendit, zoti Niko Peleshi, nuk ka kryer asnjë shkelje të parashikuar në nenit 76, të Kushtetutës dhe as të Rregullores së Kuvendit, duke kryer çdo funksion në respektim të parashikimeve kushtetuese dhe atyre ligjore. Seancat plenare të datave 16.9.2025 dhe 18.9.2025 janë zhvilluar në përputhje me Rregulloren e Kuvendit dhe aktet e miratuara në këto seanca nuk cenojnë asnjë dispozitë kushtetuese dhe as nenet 78, 83, pika 2, dhe 79, të Kushtetutës e pretenduara nga kërkuesit .

Në përfundim :
Anëtarët e mazhorancës në Këshillin për Legjislacionin i propozojnë seancës plenare rrëzimin e kërkesës për shkarkimin e Kryetarit të Kuvendit, z. Niko Peleshi. “, thuhet ndër të tjera në raportin e PS.

6 Komente

  1. x
    xhoxhi

    Ata që duhet të ishin në burg duan të rethojnë kryeministrinë duke paguar deoutetët mafiozë,tani duan shkarkimin e Peleshit,arestimin e Ballukut,të Ramës etj etj marëzira si këto.Këta kujtojnë se u bë deti kos.Ja e rethuan,ja e rëzuan,ja e arestuan këtë apo atë,ja e shkarkuan atë dhe këtë e pastaj do marin qeverinë?Jo ore jo.Do vini në qeverisje me votën e popullit po tjua japë dhe jo me bomba.Më 1998 me grushtin e shtetin u muar kryeminsitria televizioni dhe këta karkogjozë fluturuan nga gëzimi por pas pak u futën në shtëpi dhe Topalli doli tek televizioni dhe tha:tani fituam lirinë...Turp për çfarë monstra paguan ky popull.

    Përgjigjjuni
    1. M
      Maqo Voskopoqiri

      Po pse do e shkarkoni Prejleshin Niko , ai eshte i vetmi JESMEN qe nga dita e pare ne politike. Niko apo sic e quajne qytetaret e Korces njeri i 5 dyqsneve shites kompjutetash para katedrales ishte. I uret , mizat ne goje i hymin. Por grupi Kapataleve ye 5 dyqaneve e ngriti..!!!!!!!!!!!!!!!!@@ Niko pa shlolle i blene diplome nga spiuni i sigu imit

              Lini një Përgjigje