Avokati Romeo Kara thotë se ka prova të reja për ish presidentin Ilir Meta, lidhur me lobimin e LSI në SHBA. Në një intervistë për “Ora e Fundit” në ABC News, Kara u shpreh se prova vërteton që lobimi për LSI është i paligjshëm.
“Sot jemi njohur me një zhvillim të ri, që përforcon narrativën me të cilën është ngritur aktakuza. Ka ardhur një provë që vërteton që lobimi për LSI është i paligjshëm. Një pjesë e parave është paguar nga LSI dhe një pjesë nga biznesmeni Shatku.
Kjo provë ka ardhur në fillim të muajit tetor. Gjykata do vendosë nëse është e vlefshme apo jo. Duke sulmuar, kjo tregon frikë. Ai e sheh që tani fundin e tij dhe i jep një narracion politik çështjen. Kemi një organ drejtësie, akuze dhe gjykimi, të cilat po veprojnë, po zbatojnë ligjin”, theksoi ai.
Vetem Vila ne Lalez nuk e justifikon dot me te ardhurat per 30 vjet, ndersa ju akoma ke ura me lobimin
Sa ka bo halja me bo kaken macja me emrin Sasha nuk merr pencjonisti ne tre vjet. Liro t gishte goj Sasha me fol kushedi ça tmerresh do kishte tregu ????