“Unë kam lindur në Shqipërinë e diktaturës" - Eurodeputetja shqiptaro-suedeze: Shansi të anëtarësohet brenda 2030 në BE

29 Tetor 2025, 20:09Politika TEMA
“Unë kam lindur në Shqipërinë e diktaturës"

“Unë kam lindur në Shqipërinë e diktaturës dhe kam ikur në Suedi kur kam qenë e vogël. Historia e familjes time ka ndikuar shumë që të jem pjesë e politikës në Suedi”. Kështu e nis intervistën për Top Channel, eurodeputetja Arba Kokalari.

Politikania shqiptaro-suedeze që ndodhet në Tiranë si pjesë e grupit të eurodeputetëve që morën pjesë në takimin e 20-të të Komitetit Parlamentar të Stabilizim – Asocimit Shqipëri–BE, u bëri thirrje politikanëve shqiptarë që të bashkëpunojnë në këtë moment të rëndësishëm.

Në intervistën për gazetaren e Top Channel, Alma Demiraj, ajo thotë pasi ky është një moment kur shumë shtete të Europës kanë dhënë miratimin për anëtarësimin e vendit tonë në BE.

“Unë e di që edhe mazhoranca dhe opozita kanë dëshirë që Shqipëria të jetë në BE. Do ishte mirë që ato të bashkëpunim së bashku. Sidomos që Shqipëria ka tani një momentum historik, sepse të gjitha shtetet e Bashkimit Europian duan që Shqipëria të hyjë në BE”, thotë Kokalari.

Eurodeputetja Kokalari theksoi Shqipëria ka bërë progres real dhe po ecën me hapa të shpejtë, falë edhe reformave të realizuara.

“Shqipëria ka avancuar shumë. Ligjet dhe reformat e BE-së janë të vështira, nuk janë të lehta. Por Shqipëria ka avancuar shumë shpejtë dhe kjo më gëzon. Grupkapitujt që janë hapur thuajse të gjitha, është një sinjal që Shqipëria po bën reformat që duhen”, shton eurodeputetja shqiptare.

Sa i përket klimës politike tejet të polarizuar në vendin tonë, Kokalari theksoi procesi i anëtarësimit nuk është politik, por përmbushje detyrash nga çdo shtet që synon të jetë pjesë e unionit.

4 Komente

  1. M
    Munika

    Respekt per kete vajze qe nderon vendin dhe veten.

    Përgjigjjuni
    1. M
      Messerschmitt

      gjakdhjeri gerrrki servi afrikani cingija nuk jane budallenj jane shume dinak....bejne gjasme sikur po vene drejtesine me ato gjasme denime te "peshqve te medhenj", e bejne shume zhurme per ti treguar botes se shikoni se cfare llum shoqeri ne ka ne shqiperi, se cfare korrupsioni ka e mafjozi e terci e verci me qellim qe EU te trembet e te thote bravo vazhdoni keshtu e shihemi ne 2040 bashk prap. keto kokrra nuk i ha me njeri sepse te gjithe ne bote e dine se kush jane gjakdhjeri gerrki fredi arrixhinji afrikani e mongoli.....

      Përgjigjjuni
      1. M
        Messerschmitt

        mos i jep me top chanel gjakdhjeri tan cingije intervista se ata jan rrace gjakdhjer gerku servi mongoli afirikani i paster

        Përgjigjjuni
        1. D
          Dashamirësi

          Mirë e ka kjo Kokalari për ato që thotë , po kujt ja thotë , banditëve dhe spiunëve që nuk duan përparimin dhe antarësimin e vendit në BE dhe në strukturat e tjera euroatlantike .

          Përgjigjjuni

          Lini një Përgjigje