SPAK në seancën paraprake më 28 tetor paraqiti prova të reja ndaj dosjes së Ilir Metës, lidhur me një letërporosi të ardhur nga SHBA me pagesa për çështjen e lobimit të LSI-së.
Provat e ardhura nga Amerika, për juristin Romeo Kara e mbyllin dosjen për pjesën e lobimit në SHBA. I ftuar në emisionin ‘Repolitix’ në Report Tv, ai tha se lobimi në SHBA është bërë më para të padeklaruara.
"Kjo provë e mbyll pjesën e dytë të akuzës që ka. Dhe del që lobimi është bërë më para të padeklaruara dhe korrupsioni që janë marrë nga një person që ka pasur përfitime direkte më para nga meta dhe gruaja e metës dhe influenca e metës. Provohet e gjithë lidhja. Pjesa e lobimit për mua është e mbyllur.
Këto punët e lobingjeve duhet që të ndalohen në Shqipëri, boll na erdhën me foto këta. Kontaktet janë bërë dhe këto ndryshime tregon se këta kanë ndikuar. Unë nuk shoh rrugë tjetër që këta persona të rrinë në paraburgim po bëjnë edhe libra. Kjo provo e mbyllë pjesën e lobimit dhe kur të deklarohet edhe mbyllja e hetimeve do të kemi edhe pjesën tjetër", tha ai.
Perse ka lobuar ky pis?cna duhet lobimi kur ne shikojme pasurit marramendesi te ketyre hajduteve ku edhe macja ka banjon e vet... Shikoni pasurite ketu e jo lobimet,a jeni te afte te gjeni se si e vune pasurine pa punuar,a gjeni dot ku shkoi gjithe ajo pasuri e shqiptareve
Politikanet tone i votojm ne shqiptaret apo i vendos amerika,se i bie qe kot te harxhohet kohe e para per te bere zgjedhje.....