"Berisha kërkon të fusë Mul Nokën në Senat", Dash Sula përplaset me analistin: Juve ju vjedhin në shtëpi

30 Tetor 2025, 09:20Politika TEMA
"Berisha kërkon të fusë Mul Nokën në Senat",

Në debatin mbi propozimin e Sali Berishës për ndarjen e Parlamentit në dy dhoma, analisti Genc Burimi dhe ish-deputeti demokrat Dashnor Sula ndajnë qëndrime të ndryshme. Burimi tha në “Off the Record” në A2 CNN se nuk ka asgjë të keqe të ndryshosh sistemin zgjedhor sipas interesit të partisë që drejton, ndërsa u shpreh se Sula e kundërshton nismën e Berishës pasi mbeti jashtë listës së PD në zgjedhjet e 11 majit.

“Keni dy përfaqësues politikë që është normale që kanë një analizë të tyre sepse janë dy personazhe që kanë problem me PD-në sot dhe analiza nuk është shumë e saktë. Unë mund të them një analizë si gazetar ku të them që në perëndim ndërron shpesh sistemi zgjedhor. Ku është problemi? Zelenski bashkë me Putinin janë gati sot të bëjnë paqen bashkë ku ka secili interes e vet dhe jo më Berisha me Ramën. Nëse kanë interes bravo ju qoftë. Problemi është zoti Sula se hyn në një debat i ndikuar nga fakti që e nxorën nga gara”, tha Burimi.

Sula e kundërshtoi analistën, duke u shprehur se tek Senati që propozon Berisha sheh si problem që do të përfundojnë në përbërjen e këtij organi deputetët e listave të mbyllura, të cilët i konsideroi si parazitë pa elektorat.

“Genci, e di pse propozon Genci? Sepse Berisha do që të rrisi numrin e votave si subjekt politik që bën sens, që të jemi qartë, bën sens për shkak të listës së mbyllur sepse u pa që lista e mbyllur, sigla dhe logo mjafton të marrësh vetëm qarkun e Tiranës. Nga 151.500 vota që mori Partia Demokratike, 136.400 i mori lista e hapur dhe vetëm 14.100 i mori lista mbyllur që do të thotë 12 deputetë sigla dhe logo dhe tani do të heqë listën e mbyllur për deputetët sepse vetë pastaj nuk mund të jetë më në listën e hapur aty dhe nuk del më as Flamur Noka, as Albana Vokshi, as parazitët që janë aty për qark. Por do të krijojë mekanizmin e ri senati dhe senati nuk votohet, është motamo lista e mbyllur që do jenë kokat e partive politike siç është Partia Demokratike, këta që kanë nga 3-4 mandate që do rrinë prapë aty. Kjo është hileja. Ka qëllimin për vete se ka qëllimin të fitojë. S’e ka qëllimin të sjelli Partinë Demokratike në pushtet por ka qëllim të sigurojë veten dhe parazitin që ka rreth vetes”, tha Sula.

Më tej ish-ligjvënësi i opozitës nënvizoi se demokratët s’mund të ankohen se po ua vjedh zgjedhjet Rama, kur ju vidhen votat në garat e brendshme të partisë së tyre.

“Po ato t'i vjedhin brenda në parti mor mik votat. Ja vodhën Kol Olldashit rahmet pastë në 2013. Ja vodhën Gon Shehajt, ja thanë vetë me zë me figurë njerëzit e Sali Berishës. Brenda partisë. Kërkon tashi të kesh demokraci. Po do t'i vjedh pushteti. Po more t vjedh kur t'i vjedhin votat në parti t'i vjedhin në shtëpi tate mos prit të kesh votë në Shqipëri”, shtoi Sula.

4 Komente

  1. V
    VLONJATI

    Thone qe sot berisha do kthej 2miliard euro te vjedhura dhe 1miliard te gerdecit bashke me zenin dhe fatmir eli fara.Noka do prish vilen dhe do fal makinen 500 euroshe .Paloka do vazhdoj te haje fara dhe do prish shtepit ne lezhe.GITA do sjell nepermjet fazllicit milionat e vjedhura dhe 14 shtepit. Jam arberi dondahet se gita nuk ishte e virgjer.LIria do vije te vertetoj qe zeni eshte ajlushani dhe jo karaxhic dhe kerkon toke ne skrapar.GJOKUTAJ do marr nje gjilper do cpohet dhe gjithe m..i qe ka brenda do veje ne vilen ne lalez

    Përgjigjjuni
    1. M
      Munika

      Cdo ide e pjerdhur e Saliut e ka krimin brenda. Puna eshte se c'vizion ka maxhoranca dhe kryesisht Rama per keto kurverira qe projektohen ne kurriz te shqipareve. Le te presim dhe pak, sa ta nxjerrin koken.

      Përgjigjjuni
      1. A
        A ka shqiptar ende ne Shqiperi??!!

        Ai u ka fut trapin e preshin ne bythe e trute e gomarit ne koke e ju akoma merreni me Nul Moken! O bole kandari, nese je shqiptar, pse nuk sheh qe politike, media, institucione, bizneseve, diplomaci e gjithcka I kane ne dore pakicat kombetare antikombetare si serbe boshnjake greke vllehe rome GORANE LGBT etjj dhe ti ha mut akoma??!!

        Përgjigjjuni
        1. R
          Real

          Eshte bere si Kiu-Fiu ky gjeli i Peqinit . Kane sezonin e tyre se viti ri po afron.

          Përgjigjjuni

          Lini një Përgjigje