Deputeti Ndoja: "Duhen edhe votat e PD për të ndryshuar Kushtetutën”

29 Tetor 2025, 21:41Politika TEMA
Deputeti Ndoja: "Duhen edhe votat e PD për të ndryshuar

Deputeti i Partisë Demokratike, Arian Ndoja, i ftuar në emisionin “Oponencë”, ka folur për vendimin e PD-së për të hyrë në Parlament në muajin shtator, pas reagimeve të forta që pasuan zgjedhjet parlamentare të 11 majit.

Ndoja e ka cilësuar këtë vendim si një hap të drejtë dhe të domosdoshëm për opozitën, duke theksuar se prania e PD-së në Kuvend është e rëndësishme për të garantuar debat dhe kontroll mbi procesin ligjvënës.

“PD duhet të hynte në Parlament për dy arsye themelore: për të mos lënë hapësira bosh dhe sepse çdo ligj duhet të ketë oponencën e vet. Nuk ka rëndësi që ky parlament është i paligjshëm, por njerëzit duhet të dëgjojnë argumentin kundër për çdo ligj,” u shpreh Ndoja.

Deputeti demokrat shtoi se qëndrimi në Parlament është gjithashtu një mënyrë për të mbrojtur Kushtetutën, duke mos lejuar që mazhoranca të ndërmarrë ndryshime pa konsensus.

“PD ka detyrimin që gjatë kësaj kohe, duke mos lënë hapësira boshe, të mos lejojë as ndryshimin e Kushtetutës, sepse duhen disa vota nga ne për të bërë ndryshime kushtetuese,” tha ai.

Sipas Ndojës, opozita duhet të jetë aktive dhe e pranishme në procesin parlamentar, pavarësisht qëndrimeve politike ndaj mënyrës se si u zhvilluan zgjedhjet.

“PD ka bërë shumë mirë që ka hyrë në Parlament,” theksoi ai.

3 Komente

  1. M
    Messerschmitt

    gjakdhjeri gerrko servi mongolia po merret me kushtetuten shqiptare.....

    Përgjigjjuni
    1. D
      Demokrat i vjetër

      Mendimi i këtij ish prokurori , që shpëtoi nga pushkatimi , nuk është i keq , po duhet ti mbushë mendjen Saliut që të mos bëjë gam gam gjithë ditën për farsën elektorale , po ti lerë deputetët të lirë të kryejnë detyrën për të cilën janë votuar . Le që deputetët janë të gjithë të listës së mbyllur dhe roje të gardës së Saliut dhe nuk ju rruhet fare për popullin , kështu që nuk mund të ndodhë ajo punë . Saliun ta mbajnë si misionar se ju garanton karriken e deputetit dhe honoret e tjera që burojnë nga karrikja . Demokratët e thjeshtë le të hanë bar , ashtu si e ka parashikuar ajo “lanetja” ish ambasadore .

      Përgjigjjuni
      1. F
        Filluan MATRAPAZLLËQET .

        Po ky Ndoja ç’është , jurist , politikan apo MATRAPAZ ??? Se me ç’po thotë , duket sikur po fillon t’ë bëjë PAZAR me KARTONIN .

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje