Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë hequr nga lista e sanksioneve ish-liderin e serbëve të Bosnjës, Milorad Dodikun. Lidhur me këtë zhvillim, avokatja Brizida Gjikondi, e ftuar në emisionin “Real Story” në Abc News, deklaroi se rasti i Dodikut nuk mund të krahasohet me atë të ish-kryeministrit Sali Berisha.
Sipas saj, Berisha është një autokrat dhe nuk ndikohet nga presione të jashtme, pasi marrëdhënien e tij e ka vetëm me pushtetin. Gjikondi shtoi se deputetët e tij janë “të emëruar” dhe të varur nga ai, ndërsa çdo reflektim eventual i Berishës do të vinte vetëm për interesa familjare dhe personale.
“E njëjta gjë nuk mund t’i ndodhë kurrë Berishës, nuk mund të mendojmë ne se po i bëhet presion Berishës me anë të Dodik-ut. Marrëveshjen e ka me veten e tij, është autokrat, delirant, agresiv dhe nuk do që t’ia dijë fare se çfarë bëhet rrotull. Ai marrëdhënien e tij e ka me pushtetin. Asnjë shpresë nuk ka nga ata deputetë që t’i thonë Berishës dil ti dhe bëje si Dodiku. Të gjithë deputetët i ka të emëruar me dorën e tij në Parlament, i ka skllevër të bindur që nuk e kanë marrëdhënien me popullin, por me karrigen. Kurrë nuk kam shpresë. Berisha edhe nëse do të arrijë ta meditojë këtë gjë, ka të bëjë me familjen e tij të gjakut, për të shpëtuar pronat, për t’u ricikluar në Amerikën, dhe për shkak të moshës”, tha Gjikondi.
Dakort, por ne kete mes ka edhe ndihmen e pakursyer te Rames, I cili me gjithe reagimet e shumta, miratoi listat e mbyllura, ku u mblodheñ gjithe palacot e horrat. Ne se kete gje do e perseris, pasojat do bien plotesisht mbi te.
I thuaj të mos heqi dorë se do t'a rrjepin gjaksat që e përgjojnë prej dekadash! Lëre të vdesë dhe të mos shohë atë që do t'i bëjnë Shkërdhenit, Shkërdhitës dhe barkut të tyre. Se SBja nuk u tregua motërqir vetëm me Shqipërinë, Kosovën, Tropojën dhe shtetin shqiptar, por edhe me familjen e tij që i futi në një listë ndërkombëtare turpi si hajdutë dhe ju la prapa faturën e gjakut që nuk pagoi si frikacak i pabesë që është.
po hidhini hekurat qenit kryekriminelit sali kermes. se do beje prap na nje remuje. se ai duhet varur ne mes te tiranes