VIDEO/ “Kushtetuesja duhet të rrëzojë shkarkimin e Veliajt,” Alibeaj: Ja ç’do të nënkuptonte për qeverinë

30 Tetor 2025, 10:27Politika TEMA
VIDEO/ “Kushtetuesja duhet të rrëzojë shkarkimin e

Ish-deputeti demokrat Enkelejd Alibeaj ka deklaruar në një intervistë për gazetën TemA se Gjykata Kushtetuese duhet të rrëzojë vendimin për shkarkimin e Erion Veliajt nga detyra e kryebashkiakut të Tiranës, pasi, sipas tij, ky është zgjidhja më e besueshme ligjërisht.

Alibeaj shtoi se kjo situatë e pazakontë, me një kryetar bashkie që nuk është plotësisht në ushtrimin e detyrës,  është përgjegjësi jo vetëm mbi vetë Veliajn, por edhe mbi Partinë Socialiste dhe kryeministrin Edi Rama.

“Një alternativë, dhe thashë, alternativa ligjërisht më e besueshme për mua është që Gjykata Kushtetuese do të duhet të merrte një vendim për rrëzimin e vendimit të Qeverisë edhe të vendimit të Këshillit Bashkiak për rrëzimin, për shkarkimin e Erion Veliajt, bashkë me të edhe dekretin për caktimin e datës së zgjedhjeve në 9 tetor nga Presidenti i Republikës.

Në këtë rast, situata juridikisht është qartë. Erion Veliaj atje ku është, po vazhdon të konsiderohet kryetar i Bashkisë së Tiranës. Sigurisht që ka një anomali, në kuptimin që një kryetar bashkie nuk është, gjatë gjithë kohës në ushtrimin e detyrës vetë, por kjo është përgjegjësi politike e tij mbi të gjitha, po jo vetëm e tij, po edhe të partisë që ai përfaqësonte, në fund është përfaqësues i Partisë Socialiste.

Pra është përgjegjësi politike dhe e Edi Ramës. Se ç'do të bëjë unë nuk mund ta parashikoj, por, një situatë e tillë zgjidhet vetëm me mjete politike. A mundet që, nëse ndodh që Gjykata Kushtetuese t'i japë të drejtë Erion Veliajt, pra ai vazhdon të qëndrojënë detyrë.

A ka të drejte Edi Rama që me një procedurë tjetër në respektim të të drejtave ligjore dhe kushtetuese të Erion Veliajt, të ndërmarrë një operacion tjetër për shkarkimin e tij për shkelje të rënda të Kushtetutës?

Këtë dhe mund ta bëjë, por kjo është për tu parë. Nëse nuk e bën, atëherë situata do të vazhdojë në këtë modus me një kryetar bashkie që është në pritje në një proces penal dhe në pritje të gjykimit me gjasë ndoshta edhe nën masë arresti.

E gjitha kjo do të jetë përgjegjësi politike e Edi Ramës për mënyrën se si ka menaxhuar një nga bashkitë e vendit, Tiranën. Dhe kjo zgjidhet me mjete politike kur do vijnë zgjedhjet në 2027-në, eventualisht”, tha Alibeaj./ TemA

12 Komente

  1. P
    Poseidon

    PSE DO TJU PELQENTE JUVE KRIMINELET GJAKFTOHTE!!!!!! POR KUSHTE TUTA E THOTE QQARTE ,KUR MUNGON TRE MUAJ PA LEJE NGA PUNA JE I PUSHUAR OSE SHKARKUAR, .....PO QE SE VENDOS NDRYSHE AHERE NUK ESHTE PER TE MBROJTUR KUSHTETUTEN POR PER TA SHKELUR........NEVOJA PER DREJTIMIN E PUNEVE TE BASHKISE QE KA GATI GJYSMEN E POPULLSISE SE VENDIT ISHTE ARESYEJA DHE JO SE DO TI PELQENTE KESHILLIT BASHKIA APO QEVERISE.....JE NIPI I KRIMINELET ISA TOSKA ,PO,DHE KE GJAK KRIMINELI,PO,SI SALIQEN BERRISHA PO......PO A S ' NA HA MUNE QE THE TI???!!!KRIMINELET SI JU E DETYROJNE KET POPULLI TE MOS BEJE NDRRIM PUSHTETI,SEPSE SMUND TE VOTOHENI AS TI AS LULBASHOVIC KRIMINELI APO SALIKERME BERISHA....

    Përgjigjjuni
    1. N
      Na myten idiotet!

      gjithe idiotet shkruajne me germa te medhaja!

      Përgjigjjuni
      1. a
        ana

        yep

        Përgjigjjuni
    2. s
      sa per saktesi

      vetem kaq "Ish deputeti demokrat" ?? Jo mo TemA jo, mos ja censuro prezantimin Alos : ai eshte ish-Kryetari i PD i komanduar ne ate detyre nga ish-Kryetari i dorehequr para tij - ja ky eshte pra Aloja, nje Kryetar partie unikal ne bote i denje per Guinness Book...

      Përgjigjjuni
      1. H
        Hasoni

        Ky Alibeaj, edhe pse eshte ne profesion jurist, flet dhe nuk thote asgje! Nuk je person kualitativ ne asnje fushe ku je shfaqur! Ke perdorur karten e orgjines familjare, por ne te vertete je te tasi me kos! Prandaj vazhdo ta mbarosh ate!

        Përgjigjjuni
        1. I
          Intervista me porosi

          Enkelejd Alibeaj ka konflikt interesi se ka të shoqen, apo bashkëjetuesen antare e Gjykatës Kushtetuese. E kuptueshme që do shprehet ashtu Alibeaj, se po dole në intervistë për Temën e Meros, mikut të Veliajt që bën editoriale me porosi të tij, ska si ndodh ndryshe. Problemi është që më mirë mos të prononcohej për këtë çështje Alibeaj, se do mendojnë njerëzit që është korruptuar e shoqja për mos të votuar shkarkimin. Edhe pse në fakt Erion Veliaj duhej shkarkuar, dhe u shkarkua ligjërisht. Edhe Gjykata Kushtetuese duhet të pranojë shkarkimin si të ligjshëm.

          Përgjigjjuni
          1. R
            Real

            Cfare thua more ?!?! Po ku ta coje Ogerten palla?

            Përgjigjjuni
            1. h
              hallexhiu

              Real- pak fare edukate kur flete se po te shikonte me sy ndonje qe ka gjak me ate qe ze ne goje ti, do ti thyente hundet e do dhiste ne goje, pocaqi, palaço i ndyre! Dhe thoni pastaj pse ka krim ne Shqiperi! Se jeni ju qe s'keni as familje, as nder, as cipe. palaço !

              Përgjigjjuni
            2. B
              Benny

              Keto na dalin te gjithe me te kulluar se vete papa. Ky vend dhe taksat e POPULLIT po vidhen nga dita dites. Truri u punon vetem e vetem per te gjetur mundesi te ndryshme per te vazhduar te dhjedhurat.

              Përgjigjjuni
              1. f
                fjala

                O Alibeu, eshte me anate e gjykates kushtetuese ajo qe ne darke fle gjume me ty ne nje krevat?! Po ajo qe fle me Bejten a Shkullakun se nuk i mbaj mend se jeni bere ju si bytha me....breket bashke te gjithe. Te presesh mendim dhe pergjegjesi nga ju, me mire te vdesesh. KJo eshte drejtesia qe keni krijuar ne ate vend floriri qe e hane te tjeret

                Përgjigjjuni
                1. K
                  Koli

                  Po ky cfare eshte? Ish politikan?!

                  Përgjigjjuni
                  1. R
                    Real

                    More ti hallexhi, rri ne hallin tend,more shkerdhate,more morracak i ripjelljes,dashke kulture ne komunikim me palloshen,qe ne bashkepunim me lukunine Ballukja po vjedhin buxhetin e shtetit,dhe nuk gjejne asnje kacidhe per tu rrite pensionin hallexhijve.

                    Përgjigjjuni

                    Lini një Përgjigje