Rama: Mungesa e një plani të qartë paqeje të BE, një nga pikat më të dobëta të politikës së jashtme europiane

30 Tetor 2025, 10:43Politika TEMA
Rama: Mungesa e një plani të qartë paqeje të BE, një

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, i pranishëm në Forumin e Paqes në Paris, nismë e presidentit Emmanuel Macron, tha se Europa “duhet të zgjohet” pasi është momenti që kontinenti të ketë planin e vet të paqes për Ukrainën.

Rama theksoi se “BE duhet të këtë planin e vet të paqes dhe duhet të ketë komunikimin e drejtpërdrejtë me Rusinë”.

“Në këtë pjesën tonë të botës ne të bëjmë një dush përulësie, sepse edhe sot edhe pse bota po ekspozon tërësisht ujërat që ziejnë në marrëdhëniet midisi vendeve dhe qasjen përkundrejt gjerave themelore, ne vazhdojmë të mendojmë, që ka diçka që nuk shkon me botën, dhe që është një moment në kohë dhe gjërat do të kthehen siç ishin, dhe ne, dhe kur them ne nuk flas për Shqipërinë, flas për perëndimin dhe sidomos për Evropën. Mendojmë se kemi legjitimitetin moral që na është blatuar nga ndonjë urdhër hyjnor dhe mundësinë për të gjykuar të tjerët dhe për të besuar se ne jemi pika e referencës së si duhet të të jetë bota dhe kjo është thellësisht e gabuar.

Kjo është e gabuar, nuk është e vërtetë. Është një lloj vetëkënaqjeje, që sipas mendimit tim mjaft modest ka nisur të bëhet gjithmonë më i dëmshëm si këndvështrim dhe gjithmonë më pak i dobishëm për atë vetëbesimin qe kemi nevojë të gjithë.

Ajo çfarë ka ndodhur në SHBA në krye të këtij viti, atë që Trump e përshkroi si planin preciz i Zotit për ta shpëtuar, në mënyrë që të shpëtonte Amerikën. Është sipas meje, është diçka që nëse Zoti kishte vërtet një plan, pjesë e këtij plani ishte të zgjonte Evropën.

Eshtë mjaft shqetësuese që ende sot, edhe pas asaj që ka ndodhur me jashtëkontaktimin e politikës së jashtme të BE-së tek SHBA, dhe me BE që ka qënduar në autopilotin e SHBA, end nuk ka plan europian paqeje.

Ka vetëm qasje dinarë ndaj një konflikti që ka potencial të jashtëzakonshëm për të degjeneruar në diçka katastrofike. Unë nuk po kundërshtoj këtë pjesë, por ndihem shumë i shqetësuar për pjesën që mungon, diplomacinë dhe planifikimin për paqe. Paralelisht me luftimin dhe mbështetjen e Ukrainës, BE duhet të ketë planin e vetë të paqes dhe komunikimin e vet të drejtpërdrejtëme Rusinë dhe këdo tjetër që ndodhet në mes apo nga ana tjetër", tha Rama.

6 Komente

  1. k
    k

    Shko hiq depozitat e ujit nëpër pallate dhe siguro uje popullit, se strategjitë i bējnē sta që kanë ujë.

    Përgjigjjuni
    1. j
      jevgu

      K. Koment I sakte. Rame mjaft mor me skenare sci-fi dhe endrra me princa dhe bretkoca. Kur do i hapesh rrubinetin e ujit per studentet e akademise se barinjve se u thane per uje dhe kafshet qe kane. Ça do besh me ekonomine e tallkaristanit qe nuk prodhon asgje pervec pordhave te Fahri agait. Me ushtrine akoma me pushk druni dhe me boje kpucesh do e mbash apo kena NATO lol. Me Krifcen ça do bosh se kane fillu me helmu Evropin katunaret tone nga halli sa ska mo bajga apo leje dhe I her ?!? Me kucedres Bela ça do bosh se la mor uncle Sam n telefon per Tigrin 1 dhe Tigrin 2. Tunelit nuk po dalin invoice sa kan kalu 250% buxhetin. Beauty and the beast Bela Tashme flet vetem me avokat dhe mbledhje qeverie lol le nai menje me gjet nai lek mrapc nga Bankers ?

      Përgjigjjuni
    2. K
      Keta nuk qeverisin shtepine e tyre,kujdesen per bo

      O rameeee,hajde ne Shqiperi se po ti fut dumdumi te gjithe qeveriteret ne burg dhe po te afrohet 3dhe ty,lere europen se ka kush e rregullon... Mire thoshte luli qe eshte zhdukur "o rameeee ku i ke shoket"

      Përgjigjjuni
      1. K
        Klimax

        Që të mos bëhet më qesharak, mirë është që të diagnostikohet urgjentisht nga ndonjë psikiatër!

        Përgjigjjuni
        1. s
          selam nga bllok-sarajet surrelase

          Ky, tani e ka ndrruar masken e palacos ne eksterem: Nga nje i ´´dashuruar ´´marrezisht me zelenskin deri ne marrjen e dekorates me te larte nga ai dhe idhtar i zjarrte i luftes, tani ndrron krejt masken dhe thote qe Europa duhet te bisedoje me ruset.

          Përgjigjjuni
          1. N
            Nderpriteni pak ushqimin tuaj te preferuar, mos ha

            Ja dhe li-derri nderkombetar, pasi i ka bere zap dhe po i shporr shqiptaret nga Shqiperia po merret me BE e prapambetur.

            Përgjigjjuni

            Lini një Përgjigje