Balla: Procesin e anëtarësimit në BE synojmë ta kryejmë bashkë me opozitën, por jo me element që i ka shpallur luftë aleatëve të Shqipërisë

20 Korrik 2022, 12:48Politika TEMA

Balla: Procesin e anëtarësimit në BE synojmë ta kryejmë

Kryetari i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla në një deklaratë për mediat ditën e sotme shprehu dëshirën për të vazhduar së bashku me opozitën rrugën drejt anëtarësimit të plotë në BE, duke theksuar se do të bashkëpunojnë vetëm me grupin që përfaqësohet nga Enkelejd Alibeaj dhe jo atë të drejtuar nga Sali Berisha.

"Kërkon përgjegjësi nga ana e çdo deputeti. Ky proces përfundimtar duhet të përfundojnë me një përafrim të plotë të legjistacionit shqiptar, mendoj që roli i Kuvendit është thelbësor. Gjithçka ne synojmë ta kryejmë në bashkëpunim me opozitën shqiptare pasi ky është një proces ku gjithë-përfshirja është thelbësore", tha Balla. 

Ndërsa ditën e sotme, gjatë ceremonisë së ngritjes së flamurit të BE-së përballë kryeministrisë, kryeministri Rama u shpreh se do ta donte dhe opozitën, por kjo e fundit vazhdon të jetë në një hendek. Ndërkohë Balla theksoi se ftesa për opozitën që përfaqëson interesat e shqiptarëve është e sinqertë, duke lënë sërish jashtë PD-në e përfaqësuar nga Berisha.


"Konferenca e parë ndërqeveritare ka definicion të qartë. Unë nuk i heq asnjë pikë dhe asnjë presje nevojës që ka shprehur kryeministri sot, kur tha se duhet ta kemi opozitën, flas për atë opozitë të përgjegjshme, nuk flas për një element të caktuar që i ka shpallur luftë aleatëve të Shqipërisë, ftesa është e sinqertë", shtoi Balla. 

1 Komente

  1. P
    Poli

    Ore a jeni mire? Alibeaj se voten as shkalla e vet....vazhdoni e talluni se per fajin tuaj Shqiperia hap tani negociatat....

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje