
Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla gjatë një prononcimi për mediat është shprehur se nuk mund të ketë asnjë kryetar partie politike me “damkën” e bashkëpunëtorit të sigurimit dhe tha se mbështetja e këtij ligji është mjaft e madhe në Kuvend.
"Sa i përket ndryshimit që kemi propozuar që ç’bën pengesën që kishin deri tani, vlerësimi nga ana e autoritetit, edhe pse ka qenë verifikuar më parë me Bezhanin dhe Mezinin, duhet të vlerësohet nënë dritën e fakteve të reja që kanë dalë. Unë e kam thënë prej shumë kohësh e mbështes propozimin prej tyre si monument të kujtesës për burgjet e Tepelenës etj.
E para është një punë e rëndësishme që është bërë deri më tani, kemi marrë kohën e duhur dhe të jeni të sigurt që PS-ja do i depozitojë, shpresojmë që nesër të kemi një takim me grupin e punës, por një gjë është e sigurt, do të depozitohen ndryshimet në ligjin e dekriminalizimit.
Në ligjin e Partive Politike, në Shqipëri nuk mund të jesh kryetar i një partie politike me damkën e bashkëpunëtorit të sigurimit të shtetit. Janë propozime që kanë mbështetjen e shumicës së kuvendit të Shqipërisë.
Është keqardhje e madhe që kemi shkelur disa afate kushtetuese, mbani mend sa bërtiste opozita kur kishte vonesa në vakancat e instutucioneve dhe sa keqardhje është që opozitës që i takon propozimi për avokatin e popullit nuk ka një kandidaturë të qartë.
Duhet ta mbyllim këtë proces se avokati vazhdon të qëndrojë në detyrë, të mos harrojmë se duhet të jetë shërbëtor dhe mbrojtës i të drejtave të njeriut. Kjo nukë shtë një qokë politike, duhet të jetë përfaqësues i qytetarëve në këtë detyrë, të ketë eksperiencë të rëndësishme dhe të dukshme në mbrojtje të të drejtave të njeriut", tha Balla.
O Taulant Bla-Bla -Blaja, mos u nxito te besh parashikime, se ke 20 vjet qe na mashtron dhe na zhgenjen me parashikimet e tua propagandistike; lere Drejtesine te flase se ne Demokraci pushtetet jane te ndara. Kur ne ju themi qe Preisdenti i Republikes te jete jurist, te kryesoje Pushtetin Juridik dhe te zgjidhet nga populli, ju zgjidhni kukulla qe as te q.... as te leshojne.
Kushtetuta nuk ka asnjë disppzitë ku shkruhet se Avokati i Popullit duhet të propozohet nga oppzita, cilado qoftë ajo. Është e vërtetë se ka një marrëveshje politike që opozita ta bëjë propozimin dhe AP i propozuar prej saj, të miratohet me 84 vota konsensuale në parlament. Deri sot kjo marrëveshje është respektuar. Ama marrëveshjet nuk hanë as ligj e as Kushtetutë. Nëse për hallet e saj opozita nuk është në gjëndje për 5 muaj të sjellë propozimin, për hatër të marrëveshjes duhet shkelur Kushtetuta? Dhe në këtë rast atë e shkel maxhoranca. Kjo vërtet nuk i ka 84 vota për miratimin e AP, por ama kjo nuk e pengon, që siç e kërkon ligji dhe Kushtetuta, ta nisë procesin.
Po ti mo tualet cfare do besh per te spastruar nga keta tipa politiken shqipetare????, kujdes ato vidiot tek resorti i fanes, se ku i dihet mund te jene tani ne dore te likes, edhe ai dreq shquhet per te tilla muhabetesh per te matru koken me pe nga pergjimet. Ja kujto cfare i permendi saliut per shkelzeni ne parlament edhe saliu u tulat si pule e lagur, sa tani i thote edhe trim zhulsit te skaraparit. Nje vrime ne uje do beni ju plehrat e ps per injorantin nga skrapari. Ju ka ne dore te gjithve edhe do jua nxjerri ne shesh cdogje pa ju dridhur qerpiku fare. Prandaj nga kursen keto teatro palaco, se je zhyt aq shume sa ska oqean tju pastro nga llumi juaj.
Akuza te saketa per Ilir Meten nuk ka. Se thuhet ne nje shkrese IM nuk do te thot se eshte vertete Ilir Meta. Prandaj Ilir Meta shpeton edhe kesaj radhe qe çeshte e drejta ai duhet te futet ne burg si hajdut.