Rama: Shqipëria e 8-ta në Evropë dhe e 19-ta në botë për shërbimet publike online

16 Tetor 2022, 15:17Politika TEMA

Rama: Shqipëria e 8-ta në Evropë dhe e 19-ta në botë

Shqipëria renditet në vendin e 8 në Europë për ofrimin e shërbimeve publike online, sipas një raporti të OKB-së për zhvillimin dixhital.

Kryeministri Edi Rama, në një postim në Facebook, shkruan se me ofrimin online të shërbimeve publike, është ulur korrupsioni dhe janë eliminuar radhët nëpër sportele.


“Këto tabela janë nxjerr nga Raporti i Kombeve të Bashkuara për Zhvillimin Digjital të vendeve anëtare. Shqipëria renditet e 8-ta në Europë dhe e 19-ta në botë për Shërbimet Publike Online, një lajm shumë i bukur për t’u përcjellë nga kanalet e nga portalet që nxijnë përditë nga balta e gjysëm të vërtetave, sajesave, akuzave, sharjeve e banaliteteve gjithfarësoj.

Por më e rëndësishme akoma, një lajm për të vërtetën e madhe dhe të mohuar masivisht, se Shqipëria e sporteleve me hekura, e turmave nëpër radha për të marrë një copë letër, e bakshisheve për çdo shërbim në sportel i takon të shkuarës”.

Sot 95% e shërbimeve publike ofrohen online, thotë Rama, ndërsa për sulmet kibernetike shprehet se dështoi pikërisht për shkak të investimeve të duhura.

“Ka ende shumë për të bërë kundër korrupsionit dhe për forcimin e administratës, po ama për 1225 shërbime publike (95% e gjithë shërbimeve) vendi ynë e ka zhdukur korrupsionin, duke u ngjitur në pozicione që deri para disa vitesh as mund të imagjinoheshin, nga fundi i pusit ku e nisëm rrugën e Revolucionit Dixhital.

Shumëkush flet përçart për sulmin kibernetik mbi Shqipërinë, duke harruar dy fakte të thjeshta, e para se jemi sulmuar pikërisht ngaqë jemi zhvilluar (po të ishim akoma me sportele në shi e në diell, s’do na sulmonin dot) dhe e dyta, se sulmi ka dështuar pikërisht sepse kemi investuar si duhet, duke bërë shumë më pak, e duke u renditur ndër vendet më të zhvilluara për shërbimet publike online”, shkruan Rama.

47 Komente

  1. P
    Po ne ishim të 2? Pse tani të 8?

    A shume, keq shoku Rame Erdogani, të 8 në Evrope? Në kohen e Saliut ishim të 2 pase Gjermanine, pse paskem rëne në vendin e 8? Turpe. Kështu ndodhe kure ullheqe një vende Muslimane, vjedh pa mase, dhe rrin në pushtet veq për të bër keq. Shko e tako edhe një her Erdogani se valle mose marrim vendin e 7.

    Përgjigjjuni
    1. K
      Kalec Dega

      Dilerant gamor Kadafi! u kthye ne atdhe!

      Përgjigjjuni
      1. X
        Xeni

        Kolec…pak me i permbajtur…qetesohu….shko mat tensjonin se dopesosh ndonje siklet…rilaks Kolec trapi..rilaks!!

        Përgjigjjuni
        1. D
          Drenova

          Bravo o Rame damllamadhi,qe na dhe nje lajm te gezuar! Tani besoj,qe qeveria jote do na 3 fishoje rrogat dhe pensionet,sepse ata rrogtaret e pa afte dhe te korruptuar,qe sipas teje na paskan marre frymen,tani duhet t'i kesh shporrur nga puna dhe nga rrogat e tyre do na i japesh neve,fukarenjve! Mire qe sportelet i mbylle,por si i behet,qe kerkova nje dokument ne bashki on line dhe ma derguan gabim dhe nuk kam kujt t'i ankohem? Pra te korruptuarit i mbajte ne pune,por dokumentet gabim ata na i kane bere dhe duhen te tjere qe t'i korigjojne,por qe ta bejne kete duhet te kontaktojne me ne viktimat! Ti vuan nga deliri i madheshtise,o i semure psiqik,se ngopesh me presh ne... dhe nuk te behet vone per ankesat e popullit! Mallkuar qofsh o shemtiora me e madhe e kombit shqiptar!

          Përgjigjjuni
    2. T
      Tiku

      Kjo eshte ajo qe duan gjithe shqiptaret????

      Përgjigjjuni
      1. M
        Miri

        Sa m shume lajme te tilla pacim ne vazhdimesi

        Përgjigjjuni
        1. O
          Olti

          Ky po qe eshte lajm fantastik

          Përgjigjjuni
          1. V
            Vani

            Dhe kjo arritje ka ardhur fale jush zoti Rama

            Përgjigjjuni
            1. D
              Deo

              Sherbimi online eshte nje shpetim sepse na kursen shum kohe

              Përgjigjjuni
              1. A
                Ani

                Sherbimet online kan qene vertet nje ndime mjaft e madhe per te gjithe pasi ka shmangur shume rradhet dhe pritjet

                Përgjigjjuni
                1. K
                  Klei

                  Normale qe me teknologjine do zhvillohemi dhe ne me shume dhe do arrijme te tilla rezultate

                  Përgjigjjuni
                  1. E
                    Eno

                    Me kete rritem zhvillimi qe vendi po peson mendoj se vitin tjeter do te renditemi akoma dhe me lart

                    Përgjigjjuni
                    1. G
                      Gersi

                      Bejn mire qe i nxjerrin me fakte qe ti mbyllet goja te gjithe dashakeqeve

                      Përgjigjjuni
                      1. v
                        vini

                        bravo nje ide gjenjale qe jep shume jet por dhe zgjidhe shume problemin e rradheve te medha ????

                        Përgjigjjuni
                        1. v
                          vini

                          bravo nje ide gjenjale qe jep shume jet por dhe zgjidhe shume problemin e rradheve te medha ????

                          Përgjigjjuni
                          1. v
                            vini

                            bravo nje ide gjenjale qe jep shume jet por dhe zgjidhe shume problemin e rradheve te medha ????

                            Përgjigjjuni
                            1. T
                              Tea

                              Portali e albania per mendimin tim eshte super arritje dhe super lehtesim per te gjithe se i marrim sherbimet online duke shmangur plotesisht rradhet e gjata

                              Përgjigjjuni
                              1. Y
                                YMER G KELLIRA DHE DOSJA EDI VS KRISTAQ RAMA

                                GREGUN E KE DJALE APO VELLA HAHA HAHA

                                Përgjigjjuni
                                1. v
                                  vini

                                  vertet per tu rrespektuar pasi eshte digjitalizuar i gjithe vendit e ka me te thjesht per te punuar

                                  Përgjigjjuni
                                  1. L
                                    Lea

                                    Sherbimet online kane qene shpetim per ne se slodhemi me neper sportele

                                    Përgjigjjuni
                                    1. K
                                      KleA

                                      Me vjen mire kur shoh qe vendi renditet keshtu.

                                      Përgjigjjuni
                                      1. E
                                        Endri

                                        Dhe e para ne varferi e ne krim ne Europe.Bravo!

                                        Përgjigjjuni
                                        1. I
                                          Ishja

                                          Vazhdoni dhe genjeni veten. Pastaj genjeni edhe të tjerët. Hajde gëzuar ramazanin.

                                          Përgjigjjuni
                                          1. T
                                            Tesa

                                            Lodhja dhe mundi juaj po vlersohet cdo dit e me shume

                                            Përgjigjjuni
                                            1. E
                                              Eri

                                              Nje arritje e madhe per vendin tone

                                              Përgjigjjuni
                                              1. B
                                                Beni

                                                Hallall o edo kjo po qe eshte reform

                                                Përgjigjjuni
                                                1. M
                                                  Miri

                                                  Ja cfare ndosh kur punon fort arrihen rezultate te shkelqyera

                                                  Përgjigjjuni
                                                  1. O
                                                    Ola

                                                    Bravo per tu vlersuar sesi kemi arritur kaq lart

                                                    Përgjigjjuni
                                                    1. N
                                                      Nardi

                                                      Si gjithmone flisni me fakte dhe jo kuturu,ky eshte ai lider qe duam qe punon fort per kete vend

                                                      Përgjigjjuni
                                                      1. S
                                                        Sergi

                                                        Ka lezet lajme qe me te vertet te gezojne pasi nje vend i vogel por shum i zhvilluar nga cdo aspekt keto jane arritje te medhaja

                                                        Përgjigjjuni
                                                        1. E
                                                          Elsa

                                                          Lajm shume i mire per te gjithe ne

                                                          Përgjigjjuni
                                                          1. R
                                                            Reda

                                                            Super, tani ishalla ne vend te pare e shikojm vendin tone

                                                            Përgjigjjuni
                                                            1. S
                                                              Stejsi

                                                              Per tu vlersu fakti qe Rama ka bo shume per ket vend

                                                              Përgjigjjuni
                                                              1. O
                                                                Olsi

                                                                Digjitalizimi ka perparuar shume ne vendin tone

                                                                Përgjigjjuni
                                                                1. R
                                                                  Roan

                                                                  Lajmmm shum i mire per te gjithe ne e kjo ka ardhur nga vemendja e madhe qe Rama i ka dhene zhvillimit te digjitalizimit ne vend

                                                                  Përgjigjjuni
                                                                  1. T
                                                                    Tian

                                                                    Digjitalizmi eshte berrrr nje nga faktoret me te rendesishem per zhvillimin e vendit tone

                                                                    Përgjigjjuni
                                                                    1. A
                                                                      Alban

                                                                      Teknologji tani duhet te zhvillohet si lende mesimore qysh ne fillore pasi me hapat qe ka nisur te zhvillohet eshte e ardhmja e vendit.

                                                                      Përgjigjjuni
                                                                      1. L
                                                                        Luan

                                                                        Po pse i ke ba mer burre, se sa me mire te bash aq ma shum do shahet , na le mor t rrim ne rradhe tri dit edhe tvi njani t futet ne radhe me lek edhe tna ike truni , e t bajm nai sherr me njani tjetrin.

                                                                        Përgjigjjuni
                                                                        1. K
                                                                          Kenti

                                                                          Jane bere zhvillimet e duhura per te avancuar teknologjine ne vend

                                                                          Përgjigjjuni
                                                                          1. M
                                                                            Miri

                                                                            Dita dites po shofim zhvillimet e duhura ne sektore te ndryshme

                                                                            Përgjigjjuni
                                                                            1. I
                                                                              ILIR

                                                                              Degjojme per dite nga ai budallai Erion,me te miret ne Europe,te paret ne Bote,sheshi me i bukur ne bote etj...Po ne korrupsion a jemi te paret te pakten ne Europe ?

                                                                              Përgjigjjuni
                                                                              1. J
                                                                                Jorgo

                                                                                Eh sikur te ishin te gjithe kaq te mire si juve edi shqiperia do te kishte lulezuar me kohe

                                                                                Përgjigjjuni
                                                                                1. M
                                                                                  Mondi

                                                                                  Respekte per keto pune te mira sherbimet online na kane shpetuar kohen dhe rradhen qe prisnim

                                                                                  Përgjigjjuni
                                                                                  1. Y
                                                                                    Ylli

                                                                                    Shqiperia po ben progres ne te gjitha fushat e mundshme dhe kjo eshte per tu vleresuar.

                                                                                    Përgjigjjuni
                                                                                    1. Y
                                                                                      Ylber

                                                                                      Kane qefe te mbajne radhe shqiptaret jo te marojne pune shpejt hahaha

                                                                                      Përgjigjjuni
                                                                                      1. B
                                                                                        Bumbum

                                                                                        Gjithashtu ësht e fundit në evrop për wi-fi falas në ambientet publike

                                                                                        Përgjigjjuni
                                                                                        1. S
                                                                                          Sherro

                                                                                          Vertet? Sdministrate e fryre, sherbim online dhe komb i urritur.

                                                                                          Përgjigjjuni

                                                                                          Lini një Përgjigje