
Nën shembullin e liderëve botërore që përgjatë vitit të fundit kanë ditur ta përdorin TikTokun për t’u afruar me të rinjtë, edhe politikanët shqiptarë kanë hapur llogaritë e tyre dhe kanë nisur të postojnë videot e para.
I pari që u fut në TikTok ishte kryeministri Rama në vitin 2021. Me prapaskena të intervistave në studio televizive, por edhe copëza të fjalimeve të tij, Edi Rama deri më tani rezulton më i suksesshëm në këtë rrjet social, rreth 54 mijë ndjekës, dhe rreth 360 mijë pëlqime.
Ilir Meta ka zgjedhur të bëhet pjesë e TikTokut pasi la presidencën. ai po përdor llogarinë e hapur me emrin e partisë. Me vetëm 518 ndjekës 9200 pëlqime, në videon e fundit ku shfaqet me Nard Ndokën ne pishinë, Meta po rrit popullaritetin e tij edhe në këtë rrjet social.
Me vetëm 24 orë prezent në TikTok, Sali Berisha ka marrë një numër të madh ndjekësish, 17 mijë dhe 31 mijë pëlqime.
Ekspertja e komunikimit, Ana Kekezi thekson se politikanët shqiptarë kanë kuptuar rëndësinë e rrjeteve sociale dhe i përdorin ato në mënyrë efektive.
Sa i takon rrjeteve të tjera sociale, Rama dhe Berisha vijojnë të jenë politikanët më të ndjekur.
Lini një Përgjigje