
Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla komentoi në një intervistë për Euronews Albania fjalimin e kryeministrit Rama në Kongresin e Partive Socialiste Europiane në Berlin.
Balla tha se Rama kërkoi më shumë solidaritet brenda familjes europiane për momentet e vështira.
“Ky është Kongresi i Partive Socialiste dhe Demokrate në të gjithë Europës të cilat kanë në themel të tyre solidaritetin.
Besoj që të gjithë e dimë që në momente të vështira sikurse ka qenë pandemia, tërmeti dhe tani agresoni rus kundër Ukrianës, kërkojmë më shumë solidaritet dhe apeli i Ramës ishte pikërisht që kohët e vështira kërkojnë më shumë solidaritet. Apele të tilla i bëjnë mirë familjes së madhe europaine”, u shpreh Balla.
“E para e gjithë Europa po përballet me një valë inflacioni luftë dhe nuk ka një moment të ngjashëm që nga Lufta e Dytë Botërore dhe duhet të bashkëpunojmë për mekanizma të përbashkët të tejkalimit të kësaj situate të vështirë.
Inflacioni i luftës është ai që ka shkaktuar rritjen e çmimeve, çmimi i energjisë është një sfidë e përbashkët dhe çmimi i naftës dhe gazit. Në këtë kontekst apeli është solidaritet”, tha më tej Balla.
Kryeministri Edi Rama në fjalën e tij në Kongresin e Partive Socialiste Europiane në Berlin u fokusua tek kriza energjitike. Rama kërkoi mbështetje për ta kapërcyer këtë situatë, ndërkohë që përmendi pandeminë si një periudhë shumë të vështirë që fillimisht morrëm mbështetje nga Turqia.
po kerkon solidaritet sepse rama na mbroi te gjitheve ne keshill te europes
i lumte rames qe u tregua kaq i forte
Rama heroi i shqipkarve...lol
Perfaqesim i duhur ne kete kongres per te zhvilluar vendin ne arene nderkombetare
Ne ate kongres u thane gjerat e nevojshme per ta zhvilluar vendin dhe per ta kaluar krizen sa me lehte te mundemi
Rama kerkoi ate qe eshte me e mira per ne
Momentet e veshtira me Ramen i kemi kaluar me lehtesi
Po se ne gjithmon jemi ne mbeshtetje e solidaritet per kosoven ndaj beri gjen e duhur dhe rama
Esht teper normale qe kjo situat te marr mbeshtetje e vleresim nga te gjithe
Rames i lumte tha gjerat e nevojshme
Rama ka bere maksimumin per vendin tone
Si gjithmone e ne kete mbledhje qe u mbajt Rama e ngriti zerin per gjerat e nevojshme qe na duhen per momentin,shpresoj qe tja dalim e te na ndihmojne te gjithe
Nese bashkohemi kete krize do e kalojme me shpejt dhe situata do i kthehet normalitet,kemi besim te z.Rama