Ministri i Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin dhe Drejtuesi Politik i Partisë Socialiste për Diasporën, Taulant Balla zhvilloi një takim me shqiptarët që punojnë dhe jetojnë në Berlin.
Balla deklaroi se Partia Socialiste dhe Kryeministri Edi Rama në mandatin e katërt përmbyllin anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian. Sipas ministrit Balla Diaspora shqiptare ka një gjykim objektiv mbi ndryshimin e madh të Shqipërisë në dekadën e fundit.
“Shumë prej jush thonë: mirë, mirë dakord ne do votojmë, por a do kemi ne përfaqësuesit tanë të diasporës në kuvendin e Shqipërisë? A ka vende të përcaktuara në kuvend për diasporën? Shqipëria këtu është e ngjashme me Gjermaninë.
Pra dhe në Bundestagun gjerman nuk ka vende të përcaktuara për gjermanët që votojnë në diasporë. Nuk krahasohen diasporat tona sepse Shqipëria ka një numër pothuajse të barabartë mes shtetasve të vet me të drejtë vote që jetojnë jashtë Shqipërisë, me ata që jetojnë brenda Shqipërisë. Me Gjermaninë nuk është i njëjti rast.
Partia Socialiste kishte edhe më 2021-in, pra një prej kolegëve të mi Lavdrim Krashi prej 30 vitesh jetonte në Britaninë e Madhe madje dhe si disa prej jush këtu i angazhuar në jetën administrative politike. Në një moment të caktuar ju përgjigj ftesës sonë dhe u bë pjesë e listës sonë për qarkun e Dibrës. Sot është anëtar i komisionit të politikës së jashtme dhe drejton nën/komisionin për diasporën në kuvendin e Shqipërisë.
Në këto zgjedhje do të jenë më shumë” deklaroi Balla. Në Berlin, ministri dhe drejtuesi politik i PS për diasporën premtoi se qeveria shqiptare do marrë përsipër të paguajë mësuesit e gjuhës shqipe për fëmijët e çdo prindi me gjak shqiptar.
“Gjëja që duhet të bëjmë më mirë fillon nga abetarja. Fillon nga detyrimi që ka Shqipëria, qeveria shqiptare, vendi amë, parlamenti, opozita, të gjithë bashkë që ne duhet t'i garantojmë çdo fëmije që lind nga një prind me gjak shqiptari duhet t'i mësojmë gjuhën shqipe. Këtë duhet ta ketë detyrim qeveria.
Dhe e vërteta, unë këtu në Gjermani kam parë raste shumë të bukura, të themi të drejtën janë shumë prekëse dhe shumë motivuese, kur shqiptarët e Shqipërisë, shqiptarët e Maqedonisë së Veriut, të Preshevës, të Kosovë dhe Malit të Zi bëhen bashkë në një shoqatë dhe me mbështetjen që nuk do mungojë nga qeveria shqiptare për të pasur një mësues të gjuhës shqipe një ditë premte ose ditë shtune siç janë këto programet.
Unë isha në Bavari ku mblidheshin ditën e diel bashkë në një sallë, fëmijë të gjitha trevave shqiptare për të mësuar gjuhën shqipe. Por këtë gjë do ta bëjmë më të strukturuar dhe për këtë qeveria shqiptare ka marrë përsipër që mësuesit e gjuhës shqipe t'i paguajë qeveria shqiptare”, tha Balla.
Akoma nuk ka nje ligj per diasporen te votoj.....Cfare kerkon ky Tualet nga diaspora!
Te kerkon ty o kalec qe te kercesh me nje kembe valle e Tropojes .
Perse nuk vjen ahere, moja mara e marra, ne vendin e lulezuar, nga beu i surrelit tend, aq me teper kur te ben thirrje dhe vet ay, por vec vazhdon te lehesh percart nga pertej detit.
Cfare eshte ky funderrine, qe duke u paguar ne nje poste te larte shteteror, udheton si agjitator i partise, ne vende te botes,per te zgjatur sundimin e beut te surrelit, qe ka futur uje nga te gjitha anet dhe lakejve te tij pa fund.
Te ikesh emigrant i detyruar...te zgjohesh cdo mengjes me ankthin a do te pergjigjen prinderit e vetmuar ne tel dhe te shkosh ne takimet e ketij eshte kulmi I syndromes se Stokholmit. Keta qofshin.
Mara e marrosur je nje morr bythe qe kerkon te jetosh si parazit. Mos u mer me mua se ti numerose ato dhembe qe ke ne gojen e qelbur , ju jeni mesuar te shkaterroni prandaj nuk beni hajer .Yyyyyplera qe nuk keni tru .
Tao je ti mo?... ik o koqe...