Shqipëria dhe Kosova kanë nisur përgatitjen për mbajtjen e një seance të përbashkët të dy parlamenteve fillim vitin e ardhshëm në Prishtinë.
Parlamenti i Shqipërisë i konfirmoi Top Channel mbajtjen e kësaj mbledhje të përbashkët mesin e Janarit 2025.
Mësohet se kryetarja e kuvendit të Shqipërisë Elisa Spiropali dhe homologu i saj Glauk Konjufca, janë duke bashkërenduar organizimin.
E pyetur nga Top Channel në lidhje me këtë takim kryetarja e kuvendit Elisa Spiropali tha se: “Ky Kuvend i përbashkët vjen si nevojë e koordinimit të agjendës tonë kombëtare për realizimin e objektivave strategjike, anëtarësimin e Shqipërisë në BE, integrimet euro-atlantike të Kosovës, mbrojtjen dhe avancimin e të drejtave të shqiptarëve dhe rritjen e kontributit të faktorit shqiptar në zhvillimin, demokratizimin, paqen e sigurinë në rajon e më gjerë”.
Parashikohet të kenë fjalë dy kryeministrat Kurti e Rama, dy kryetarët e parlamenteve dhe nënkryetarët e grupeve parlamentare.
Fokusi do të jenë intensifikimi marrëdhënieve mes dy vendeve.
Në këtë mbledhje të përbashkët do ti bëhet një bilanc zbatimit të 30 marrëveshjeve të përbashkëta ndërqeveritare Kosovë-Shqipëri.
Kjo do të jetë mbledhja e dytë e përbashkët e dy parlamenteve.
Ligjvënësit e të dy shteteve u mblodhën të dielën e 27 Nëntorit 2022 në Parlamentin Shqiptar, në vigjilje të 110-vjetorit të Pavarësisë.
Takimi në Prishtinë mes dy parlamenteve fillim vitin e ardhshëm, vjen në një kohë kur është ndalur tradita e mbajtjes së mbledhjeve të përbashkëta mes dy qeverive.
Ne qershor të 2023 supozohej mbajtja e mbledhjes së dy qeverive paracaktuar për tu zhvilluar në Gjakovë por u anulua.
Atë kohë kryeministri Edi Rama sqaroi se kjo mbledhje nuk u realizua pas refuzimit të kryeministrit Albin Kurti.
“Shpresoj të takohemi për të ballafaquar opinionet” u shpreh kryeministri Rama.
Qenka pjerdhur ķjo pune! Do lutni mister Binin qe te kandidoje ne zgjedhjet tona,, apo do u luteni qe te pranojne si kandidat Ramen, ne zgjedhjet e tyre, se vetem per te miren e Shqiperi-Kosoves nuk mund te jete kjo mbledhje.
Prandaj o Vala, ju zboni Kurtin e na do zbojme Ramen!
Kjo z. Spiropali si ish Mbreteresha e Gjermanise z. Merkel.. Kjo i vjen hakut atyre mbeturineave te Penecilines e me radhe ... Suksese se je njeshe e shqiperise...
Kjo që i thotë shefit të saj je si Skënderbeu!!! Pupuuuu ku ka arritur servilosja hapu tokë
Mbledhje te perbashketa......fasada pa buke.Sa beni mbledhje kot dhe shpenzoni parate tona,beni dicka me buke : Hiqni doganen e mallrave midis shteteve tona,qe Kosova mos varet nga Serbia per prodhime te ndryshme kryesisht ushqimore.Ky eshte nje vendim me rendesi patriotike dhe jo mbledhjet boshe.
Turp me Ramen qe e shtyn Spiropalin ne kete budallaki,njemuaj para zgjedhjeve te shkurtit 2025 ne Kosove. Ky akt eshte thike pas shpine per opoziten ne Prishtine, por edhe per Usa dhe BE. Kjo deshmon se Rama nuk i ka punet mire me Trump. Rama ka frike se Spak mut ta therrase, dhe mire boll do beje nese e therret dhe e ndalon ne te njejten dite me Saliun. Zgjedhjet e majit mot duhet te mbahen pa Ramen, Berishen dhe Liken. Spiropali duket nuk eshte ne nivelin e duhur per te drejtuar Kuvendin e Shqiperise. Te ndihmosh Kurtin ne kete moment eshte ndryresi e madhe.
Axhenden kombtare e ka ne dore Saliu Shelqeres