
Kreu i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla këtë të enjte ka përsëritur sërish zgjedhjen e një presidenti përfaqësues për të gjithë. Në deklaratën e tij për mediat, Balla ka theksuar se raundi i parë i 16 majit pritet që të sjellë rezultate pas dialogut të bërë një ditë më parë me tre grupet parlamentare të opozitës.
“Siç jeni në dijeni raundi i parë do të zhvillohet me 16 maj dhe koha është e mjaftueshme me premisën e mirë të nisur dje në konferencën e kryetarëve në një dialog të hapur dhe transparent me të tre grupet parlamentare të opozitës për ti dhënë Shqipërisë një president për të gjithë shqiptarët”, është shprehur Balla.
Ndërkohë, pyetjes nëse do të të miratonin një president nga PD-ja, Balla është shprehur ndër të tjera se kurrsesi nuk mund të jetë një president nga opozita siç ishte Ilir Meta një zgjedhje e gabuar.
“Një president nga opozita siç ishte Ilir Meta ishte zgjidhja më e gabuar, siç ne e kemi thënë se nuk duam një president nga Partia Socialiste. Mendoj që presidenti i mirë duhet që të pranohet nga të gjithë shqiptarët, sipas Kushtetutës që përfaqëson unitetin e të gjithëve”, ka thënë ai.
O legeni i vogel i kryeministrit legen, pse mendon se kete here do jete zgjidhje me e mire se ajo qe bete heren e fundit? Ore perse nuk zgjidhni Dalina Ficon ? Nu behet Shqiperia me Sali Vrasesin, Ilir Hajdutin dhe Ed Satelitin.
Vetem me referendum. Politika te rrije larg pazareve. Te vendose populli.
4 kg flori i dëmtoj thesarit të shtetit në dekorata.
A jeni n vete ju apo jo , Shqiperia e ka dhene kountributin e saj ne lidhje me Ukrainen sado shtet i vogel qe eshte
Nje President si Meta ishte Vertete i "Gabuar" se Xhepat tuaja dhe te Fisit tuaj u mbushen vetem per You. Tani mendoni per nje President qe te "Zbrazni" you Xhepat dhe te jete nje President per "Te gjithe". Moj Kasolle (casa ital) ku na mblodhe.