Balla-opozitës: Përdorni Kosovën si instrument për të sulmuar Ramën! A thua se u djeg barku juve për vatanin

12 Tetor 2023, 14:32Politika TEMA

Balla-opozitës: Përdorni Kosovën si instrument për të

Ministri i Brendshëm, Taulant Balla nga foltorja e Kuvendit tha se Shqipëria e përfaqësuar denjësisht nga qeveria e Ramës ka qenë dhe do të jetë përkrahë Kosovës.

Balla ka ironizuar opozitën e cila sipas tij nuk ka folur aspak për Kosovën por merren me deklarata politike. Ndërsa në lidhje me miratimin e Rezolutës për Kosovës, ministri i Brendshëm tha se ky është hapi i duhur i Shqipërisë.

“Shqipëria dhe Kuvendi sot dënon ashpër sulmin e 24 shtatorit në Kosovë ky akt është një sulm kriminal dhe është kërcënim për sigurinë me pasoja për Evropën tonë të përbashkët. Vrasja e një efektivi në krye të detyrës e bëri këtë akt edhe më të dënueshëm. 

Sot po përballen me tentativa për të ndërhyrë një të ardhme të begatë. Qëndrimi zyrtar i Shqipërisë përmes Ramës është i duhur. Ka ca këtu te ne, gjoja patriot të madhe që nga inati i ditës e përdorin situatën e 24 shtatorit si instrument për të goditur kryeministrin e Shqipërisë.

Njëri kishte 10 minuta kohë sulmoi kryeministrin dhe nuk dënoi sulmin. Sikur iu hap barku. Shqipëria e përfaqësuar denjësisht nga qeveria e Ramës ka qenë dhe do të jetë përkrahë Kosovës.

Sa më lartë të ngrihet Shqipëria në nivel ndërkombëtar aq më e madhe do jetë mbështetja për Kosovën. Nuk ka qenë kurrë Shqipëria më lart sesa është sot. Orientimi i Kosovës dhe Shqipërisë drejt Perëndimit është e ardhmja për sigurinë. Shqipëria ka qenë dhe është përkrah Kosovës.

Kuvendi sot duke e votuar me votë unanime këtë rezolutë tashmë të prezantuar nga kolegia Kodheli është hapi i duhur që duhet të bëjmë”, tha Balla.

1 Komente

  1. J
    Jari N

    O Taulant, leri të rrinë Opozitarët rreth Plakut Non Grada, rreth Peço Vasilit. Këta Opozitarët nuk ja 1 apo 2, po ja 50 Opozitarë, njëri më Rrotë Cari se tjetri, të gjithë si Saliu, Muli, Salijani, Gaz B, Kurva, kësaj i thonë, " Bir Selman i Nënës kë të Ql më parë, turp e faqja e zezë, Jazëk.

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje